Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar sot Ditën e Evropës. Kreu i shtetit ka zgjedhur rrjetin social “Facebook” për të përcjellë mesazhin e tij për këtë ditë, duke theksuar se në këtë periudhë “jemi edhe më shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e projektit më të madh politik të paqes dhe përbashkimit rreth vlerave që garantojnë bashkëjetesën mes kombeve në kontinentin tonë.”
Më tej, Meta thotë se duhet bërë çdo përpjekje për të nisur procesin e negociatave që do ta shoqërojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në familjen së saj të natyrshme europiane!
Mesazhi i plotë:
Sot, në Ditën e Europës, jemi edhe më shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e projektit më të madh politik të paqes dhe përbashkimit rreth vlerave që garantojnë bashkëjetesën mes kombeve në kontinentin tonë.
Qëndrojmë përkrah Ukrainës me shpresën e rikthimit sa më parë të paqes në Europë, dhe të bëjmë çdo përpjekje për të nisur procesin e negociatave që do ta shoqërojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në familjen së saj të natyrshme europiane!
