Policisë së Korçës ka arrestuar një 35-vjeçar pasi akuzohet për ngacmim seksual me të mitur. I arrestuari është A. B., 35 vjeç, banues në Ersekë dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare. Burime policore bëjnë me dije se 35-vjeçari është shofer autobusi dhe 15 vjeçarja po udhëtonte se bashku me të, nga Tirana drejt Korces. Sipas babit të së miturës, i cili ka bërë denoncimin përkatës vajza ka provuar se shoferi e ka prekur në disa pjesë të trupit pa dëshirën e saj. Njoftimi i policisë: Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi…
Author: tirana
Dy gra janë raportuar të zhdukura në qytetet e Pogradecit dhe Elbasanit. Konkretisht më datë 08.05.2022, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur V. I., 54 vjeçe, banuese në fshatin Çërravë, Pogradec, e cila ka bërë kallëzim se më datë 25.04.2022, i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj E. I., 28 vjeçe. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e shtetases E. I. Ndërkohë në Komisariatin e Policisë Elbasan ka bërë kallëzim shtetasi A. P., 43 vjeç, banues në lagjen “28 Nentori”, Elbasan, se është larguar nga banesa motra e tij, shtetasja M.…
Mesa duket, dyshimeve rreth së ardhmes së Eling Haaland u ka ardhur fundi. Tashmë norvegjezi ka zgjedhur Manchester Cityn si skuadrën e tij të re për të vazhduar karrierën e tij futbollistike, pas largimit nga Borussia Dortmund në fund të këtij sezonit. Këtë verë, Haaland do të transferohet në “Etihad” për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Pep Guardiola, i cili e admiron bomberin 21-vjeçar të Borussias. Sulmuesi pritet të përfitojë një pagë mbi 600 mijë euro në javë, duke u bërë kështu lojtari më i paguar në histori të Ligës Premier. City ka nevojë të madhe për një sulmues,…
Ditën e sotme në orën 14:00 Enkelejd Alibeaj ka thirrur një mbledhje me grupin Parlamentar të PD, ku do të diskutohet lidhur me propozimet për emrin e President të ri. Dy emrat që po qarkullojnë si propozime për President, janë ai i Visar Zhitit dhe Neritan Cekës. Ish deputet dhe ish ministër i Kulturës, Visar Zhiti është shkrimtar, ish i përndjekur në periudhën e regjimit komunist, përkthyes, dhe diplomat. Neritan Ceka është një arkeolog, profesor dhe politikan shqiptar. Ai shërbeu si Ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë nga 27 korriku 1997 deri më 18 prill 1998. Pas mbledhjes së…
Komisioni i Rithemelimit ka bërë sot një deklaratë për mediat përmes zëdhënëses së tyre, Floriana Garos, ku e kanë cilësuar draftin e Enekeljd Alibeajt në kundërshtim me parimet e vendosura në Kuvendin e 30 prillit. Në deklaratën e saj, Garo u shpreh se Alibeaj ka kryer akt tradhtie ndaj demokratëve draftin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj për zgjedhjen e presidentit të ri. ‘Për propozimin e kandidatit nga Basha-Alibeaj. Ky është propozuar nga pseudo-pozita. Në këtë kontekst marrëveshja Rama-Bash-Alibeaj është një akt tradhëtia ndaj PD-së. Ky dokument është një akt keqpërdorimi dhe keq shfrytëzimi, me farsën e zgjedhjes së presidenti. Kriteret…
DVP Dibër Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 19 vjeç, banues në Komsi, Mat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin tip “Mercedez Benz”, që drejtohej nga ky shtetas, është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë). Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin…
Një vrasje e ndodhur në mes të ditës në prillin e vitit 2020 tronditi qendrën e Strombeek-Bever në Belgjikë, ku një 42-vjeçar, pronar i një picerisë u qëllua për vdekje në biznesin e tij nga një shqiptar. Autori i vrasjes hyri në biznesin e viktimës, hapi zjarr ndaj tij dhe u largua, duke mos shfaqur interes per kasën, çka bëri që policia të përjashtojë nga hetimi pistën e grabitjes. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka marrë një denoncim për një automjet të djegur disa kilometra larg e cila u konstatua se ishte makina e arratisjes. Në të ndodhej edhe arma e…
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka thirrur sot në orën 14:00 një mbledhje të deputetëve për të diskutuar për procedurën e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit. Një ditë para mbledhjes ai u ka shpërndarë deputetëve një draft me kriteret dhe formulën e zgjedhjes së Presidentit, ku vë në dukje faktin se materiali nuk është përfundimtar dhe mund të ndryshojë në varësi të propozimeve të deputetëve. Mbledhja e sotme do të tregojë edhe njëherë se çfarë raportesh ka sot në PD, pasi Komisioni i Rithemelimit ka vendosur të mos jetë i pranishëm. Deputetët e Komisionit të…
Enca Haxhia ka treguar se udhëton shpesh drejt Dubait, vend të cilit i referohet si një shtëpi e dytë. Këngëtarja shqiptare ka zbuluar së fundmi se është bërë rezidente e Emirateve të Bashkuara Arabe. Këtë lajm, ajo e bëri me dije përmes një videoje në Instastory. “Më është bërë si një shtëpi e dytë. Dua të ndaj lajmin se tashmë jam rezidente e Dubait. Kështu që së shpejti do të zbuloj dhe më shumë se çfarë më lidh më shumë me këtë vend.”, është shprehur Enca në video. Ndërkohë Enca ka reaguar ndaj akuzave ndaj asaj që ka bërë namin…
Pas 50 vitesh, shumë shpejt Belshi do të ketë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm, përmes një rrjeti modern dhe të standardeve më të larta të infrastrukturës. Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan bashkë me kryetarin e Bashkisë Belsh, Arif Tafani, inspektuan punimet që po realizohen për ndërtimin e ujësjellësit. Për herë të parë, në këtë ujësjellës po pilotohet funksionimi i tij përmes autoprodhimit të energjisë elektrike duke reduktuar në këtë mënyrë kostot. Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri u shpreh se falë bashkëpunimit mes qeverisë dhe pushtetit vendor, ky…
Pas aksidenti të rëndë që ndodhi ditën e djeshme (8 maj) në rrugën e Kavajës, ku një mjet “Merdesez G Class” përplasi te vijat e bardha një çift me foshnjen e tyre 3-muajshe, policia rrugore ka intensifikuar kontrollet në rrugë. Pas urdhrit të mbrëmshëm nga Drejtori i Policisë së shtetit, Gledis Nano shërbimet e Policisë Rrugore, të mbështetura nga Patrullat e Përgjithshme dhe forcat “Shqiponja”, kanë vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor. Si rezultat i këtyre kontrolleve, në të gjithë vendin janë pezulluar 79 leje drejtimi, nga të cilat 39 për shpejtësi (të matura me…
“Çfarëdo që të ndodhë në Ukrainë, unë do të jem këtu”, thotë Aleksandr Dermentli, një shqiptar nga fshati Karakurt i Ukrainës. Fshati i tij ndodhet në jugperëndim të Odesës, rajon i cili, në javët e fundit, disa herë ka qenë shënjestër e sulmeve të ushtrisë ruse. Dermentli, 55-vjeçar, thotë se ka disa shqiptarë që luftojnë në krah të forcave ukrainase, por nuk jep më shumë detaje për ta. Ukraina ndodhet nën pushtimin rus qysh më 24 shkurt. Mijëra njerëz atje janë vrarë, miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë. Dermentli, i cili udhëheq Shoqatën “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës”, thotë…