Author: tirana

Protestuesit në Poloni kanë sulmuar me bojë të kuqe ambasadori rus ndërsa ky i fundit ishte duke nderuar ushtarët e Bashkimit Sovjetik të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një numër i madh protestuesish e kanë rrethuar Sergej Andrejevin dhe i drejtoheshin atij me thirrjen ‘fashistë’. Kjo gjë ndodh pas 10 javësh lufte barbare në Ukrainë. Shumë prej tyre mbanin flamuj të Ukrainës për të treguar mbështetjen e tyre për vendin e shkatërruar nga lufta. Ndërkohë për këtë ditë të rëndësishme presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi se “e keqja ka rilindur 77 vjet pasi nazistët u mundën në Evropë”. Më…

Read More

Futboli në zi, pasi ditën e sotme mori lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish-sulmuesit të Ajax. Bëhet fjalë për Jody Lukoki, i cili u nda nga jeta në moshën 29-të vjeçare, teksa ka qenë një lojtarët e akademisë së skuadrës holandeze. Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur pak ditë më parë nga mediat holandeze, ndërsa shkaqet nuk dihen ende. Në verën e 2020-ës, Lukoki u transferua në kampionatin turk, ku luajti për një sezon me Yeni Malatyaspor, ndërsa verën e kaluar u rikthye në Holandë dhe iu bashkua Twentes.

Read More

Ka vdekur “gjyshja e Italisë.” Angela Toraboschi ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e saj në via Coghetti Bergamo. Ajo kishte mbushur 112 vjeç më 19 prill dhe ishte gruaja më e vjetër në Itali. Një vendase nga Oltre il Colle, Bergamo, një amvisë e përjetshme dhe një fanse e Atalantës, çdo vit dëshironte që ta kalonte verën në vendin e origjinës. Ajo la katër fëmijë, Toberto, Maria, Luciano dhe Puero, të gjithë të moshës 70-85 vjeç. Për ditëlindjen e saj të 112-të, “gjyshja e Italisë” kishte marrë urime nga Presidenti i Rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana.

Read More

Me 16 gola të shënuar në 33 javë, Taulant Seferi është jo vetëm “bomberi” i Tiranës por dhe i këtij sezoni, në të njëjtën kuotë me Guindon e Laçit. Seferi nuk e kishte provuar kurrë shijen e golit në derbi, e bëri diçka të tillë në aktin e fundit, në derbin më të rëndësishëm të këtij sezoni, çka solli më pas edhe titullin kampion. Seferi është pa diskutim lojtari më i rëndësishëm i këtij titulli për Tiranës, jo vetëm për golat e shënuar, por mbi të gjitha për atë që jep në fushë. “Bomberi” nga Kumanova nuk u kursye në…

Read More

Policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar pas 8 vjetësh në kërkim kombëtar pasi akuzohet për vjedhjen me dhunë të një aparati celular. Personi në fjalë është Eduart Haxhia dhe është arrestuar në aeroportin e Rinasit. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi në vitin 2014, në rrugën “Ylbere Bylykbashi” i ka vjedhur me dhunë aparatin celular, një shtetaseje. Njoftimi i policisë: Tiranë Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Punishment”,…

Read More

Këngëtari i famshëm latin, Maluma është shfaqur së fundmi krahë këngëtares shqiptare Bebe Rexha. Dy artistët me famë botërore kanë marrë pjesë në “Formula Uno” që është mbajtur në Miami, ku kanë marrë pjesë edhe shumë figura të tjera njohura. Bebe ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi, ku ra më shumë në sy me yllin e muzikës latine. Në fakt, dyshja e famshme kanë një raport të mirë prej shumë vitesh dhe i kemi parë shpeshherë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Ndërkohë, kujtojmë që Maluma mbajti disa javë më parë dhe një koncert në Tiranë në kuadër të turneut të…

Read More

Ashtu sikundër u njoftua, që prej datës 1 Maj në të gjitha institucionet në Shqipëri janë mbyllur sportelet, për t’i lënë vend dorëzimit apo marrjes së dokumenteve online. Këtë të hënë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër ofrimin e shërbimeve online në Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, ku aplikimet për barnat kryhen vetëm përmes portalit e-Albania dhe leja për subjektet lëshohet elektronikisht. “Ministria e Shëndetësisë ka punuar për të kaluar online 26 shërbime në të gjithë institucionet e varësisë. Janë më shumë se 11 mijë dokumentacione në vit, të cilat do të jepen…

Read More

Nga Majlinda Bregu* Si sot 72 vite më parë, ministri i Jashtëm francez Robert Schuman sugjeroi që vendet evropiane të bashkohen si një treg të përbashkët ekonomik. Një unifikim i tillë ishte e vetmja mënyrë për të garantuar paqen afatgjatë në Evropë. Në deklaratën e tij të famshme, Schuman tha se “arritjet konkrete” ishin thelbësore për “ruajtjen e paqes”. Për fat të keq , këtë 9 maj, Evropa është zhytur në krizën e saj më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore. Askush nuk e parashikon dot sot, si do të dalim nga kjo luftë. Ky moment është gjithashtu…

Read More

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Itali, pasi është kapur duke transportuar me makinë mbi një kilogramë heroinë të pastër. Mediet italiane raportojnë se shqiptari po udhëtonte me një makinë të zezë, me shpejtësi të lartë në Castelfranco Emilia, ndërsa është ndaluar nga patrulla e policisë për kontroll. Nga kontrolli rezultoi se shqiptari kishte në makinë lëndë narkotike. Kjo falë qenit antidrogë që kishin policët rrugorë. Për pasojë u bë arrestimi shqiptarit dhe sekuestrimi i automjetit, heroinës dhe rreth 2 mijë eurove që autori kishte në makinë.

Read More

Këtë të hënë, kryeministri i vendit, Edi Rama ishte në Golem ku ka inspektuar nga afër punimet në rrugët e brendshme të zonës turistike të Golemit. Gjatë inspektimit, Rama i dha një udhëzim të qartë kryetares së bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako dhe nënkryetaritn të Bashkisë së Kavajës, Guxim Kola. Kreu i qeverisë u kërkoi atyre që mbetjet e shkaktuara nga subjektet tregtare si dyqanet, hotelet dhe restorantet, duhet të vendosin plehrat e tyre në qese dhe më pas, një strukturë e posaçme do të shkojë e ti marrë. Ndërkaq, koshat e mbeturinave do të jenë të vendosura për pushuesit.…

Read More

Policisa e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar i cili u kap duke drejtuar makinën nën efektin e lëndëve narkotike. I arrestuari është shtetasi me inicialet E. D., 25 vjeç ku gjatë testit të kryer, ai rezultoi se kishte konsumuar drogë. Përveç tij, policia ka testuar dhe 5 drejtues të tjerë mjetesh gjatë kontrolleve të kryera, të cilët kanë shfaqur sjellje agresive, por pas testimit me aparatin drogë-testues nuk kanë rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Uniformat blu bëjnë apel për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor. Njoftimi i policisë: Tiranë Policia Rrugore e Tiranës vë në pranga një…

Read More

Deputeti i PD Gazment Bardhi ka reaguar për çështjen e diskutimeve për Presidentin e ri dhe opozitën e vërtetë. Në një mesazh në “Twitter” deputeti Gazment Bardhi ka shtruar pyetjen për atë që quan me ironi “opozitë e vërtetë”, duke pretenduar se Edi Rama i mban peng për shkak se i ka zbuluar një vilë të pajustifikuar me vlerë 760 mijë euro. “Pyetje për “opozitën e vërtetë”; vilën 760 mijë euro, e shitën apo spo ja ble askush 🤔? Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën të mban…

Read More