Author: tirana

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është miratuar projekt akti për të caktuar përkohësisht tre drejtues të Prokurorive në rrethe. Konkretisht, Julian Çafka, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. Lazër Çardaku, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër dhe Pierind Çukaj, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë. Po ashtu në njoftimin e KLP thuhet se me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, janë miratuar unanimisht, dy projekt – aktet për caktimin e drejtuesëve të zyrave të Prokurorive…

Read More

Dashi Do të keni dëshira të ndryshme gjatë ditës së nesërme. Nëse do të keni shansin të merrni disa ditë pushim, do të ishte perfekte. Përpiquni t’i vini punët në vijë dhe më pas përkushtojuni vetes. Kënaquni sa më shumë, por duke u treguar të kujdesshëm. Demi Ka gjasa të përfshiheni nga pesimizmi. Mos humbisni besimin ndaj vetes edhe nëse të tjerët përpiqen t’ju vënë në dyshim aftësitë. Sa i përket aspektit personal, universi do t’ju sjellë fat në romancë. Beqarët e kësaj shenje mund të takojnë një person të veçantë. Binjakët Bëni kujdes nga personat që përpiqen të ndërhyjnë…

Read More

Të afërmit e Arjan dhe Vilma Konomit, çiftit të aksidentuar ditën e djeshme në Tiranë, kanë dhënë detaje të tjera lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Ata kanë thënë se Vilma u përmend mëngjesin e sotëm dhe sapo hapi sytë, kishte kërkuar vajzën e saj tre muajshe. Sapo ka parë që fatmirësisht vajza e saj ishte shëndoshë e mirë, vetëm një gërvishtje në faqe, nëna është qetësuar. “Stafi i spitalit është kujdesur shumë për ta dhe i vuri në një dhomë të dy bashkëshortët. Vilma u përmend sot në mëngjes sepse ka qenë e pa vetëdijshme. Sapo hapi sytë kërkoi…

Read More

Këta që shihni në foton më poshtë janë çifti Vilma dhe Arjan Konomi, me fëmijën e tyre në karrocë, të cilët u përplasën nga një makinë të dielën teksa kalonin në vija të bardha në Rrugën e Kavajës. Kushëriri i Arjan Konomit, ka publikuar foton në profilin e tij në rrjetet sociale duke shkruar se kjo ngjarje e rëndë duhet të shërbejë për ndërgjegjësim. “Një familje si duhet të jenë gjithë familjet shqiptare në punë të vetë dhe me gëzimin e jetës së tyre vajzën vetëm 3 muajshe, Arjani kushëriri im që pësoi një aksident të tmerrshëm. Lutemi për të…

Read More

Ceremonia e hapjes së Eurovision Song Contest u mbajt të dielën më 8 maj. Të gjithë përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse parakaluan në Reggia di Venaria Reale, përgjatë tapetit Turquoise. Mediat italiane kanë shkruar për yjet që pikasën me paraqitjet e tyre. Sigurisht, në listën e yjeve të veshur më mirë nuk mungoi as Ronela Hajati, e cila na përfaqëson me këngën “Sekret”. Veshja e jashtëzakonshme shumëngjyrëshe kombinuar me një kapelë katrore po aq të veçantë ka qenë në fokus të vëmendjes.

Read More

“Unë kisha vdekur dhe u ringjalla sërish”. Kështu e përmbledh Ivana mbrëmjen e 24 prillit, kur shtëpia e saj u përfshi në flakë. Atë e shpëtoi një shqiptar nga Kosova, përcjell Gazeta Express. Ivana qëndroi në spital katër ditë, për t’u rikthyer në shtëpi më pas. Fundi i lumtur u mundësua nga guximi i Mexhidit, i cili po kalonte rastësisht kah shtëpia e Ivanës, kur atë e kishin kapluar flakës. “Dikush po bërtiste në një ballkon. Tymi po vinte nga dritaret e poshtme. Hyra aty, por kishte aq tym, sa nuk mund ta gjeja askënd. Dola jashtë të merrja frymë…

Read More

Ervin Salianji ka reaguar për mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të thirrur nga Enkelejd Alibeaj të cilën jo vetëm që e ka bojkotuar, por e quan si një dështim. Mes të tjerash, Salianji thotë se personalisht ka bërë çdo përpjekje për të zhvilluar mbledhje të përbashkët por u refuzua njëanshmëtisht. “I keqardhur që mbledhja e grupit parlamentar të PD dështon për herë të dytë të mblidhet! Personalisht bëra çdo përpjekje për të zhvilluar mbledhje të përbashkët por u refuzua njëanshmëtisht duke prodhuar dhe të pavërteta publike! Kandidati për president duhet të jetë politik dhe me integritet të lartë…

Read More

Hiperkolesterolemia (kolesteroli i lartë) është pra pikërisht ajo gjendje e cila i referohet shifrave të rritura të nivelit të kolesterolit në gjak dhe mund të vijë për dy arsye: 1-Si pasojë e ushqyerjes jo të shëndetshme 2-Për shkak të çrregullimeve gjenetike. Kolesteroli i rritur në gjak shoqërohet gjithashtu edhe me elementë të detajuar të kolesterolit, që janë liopoproteinat, të cilat ne i ndajmë thjesht në kolesterolin e mirë/ lipoproteinat me densitet të lartë apo HDL që quhet kolesteroli i mirë apo kolesteroli mbrojtës, dhe kolesteroli i lipoproteinave me densitet të ulët apo LDL, që quhen kolesteroli i keq dhe që…

Read More

Sot në orën 14:00, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thirri në një mbledhje deputetët për të diskutuar për procedurën e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Por në mbledhje janë paraqitur vetëm 21 deputetë, nga 52 që ka gjithsej grupi parlamentar demokrat pasi deputetët e Komisionit të Rithemelimit kanë konfirmuar bojkotimin e mbledhjes. Ata nuk morën pjesë në këtë mbledhje pasi e quajnë atë një “teatër”. Një ditë para mbledhjes ai u ka shpërndarë deputetëve një draft me kriteret dhe formulën e zgjedhjes së Presidentit, ku vë në dukje faktin se materiali nuk është përfundimtar…

Read More

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë ka marrë sinjale se Qeveria po studion rritjen e taksave për produktet e TPL të mjeteve, e cila detyrimisht do të pasqyrohet në cmimin final për drejtuesit e mjeteve. Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës thotë për Scan TV, se po mendohet që kjo paketë të taksohet me 20%, e cila do ta çonte në rreth 20 mijë lekë çmimin e sigurimit për makinat. Hajdarmataj evidenton një seri problemesh lidhur me sistemin bonus-malus, për shkak se kompanive nuk u është krijuar ende akses në regjistrin e historisë së dëmeve të drejtuesve të mjeteve.

Read More

Është grabitur me armë një bankë e nivelit të dytë në Koplik të Shkodrës. Burime  bëjnë të ditur se tre persona të armatosur kanë hyrë në bankë dhe kanë mundur të marrin një shumë parash. Autorët se më pas janë larguar me një automjet tip “Voslkswagen” në ngjyrë të zezë.

Read More