Author: tirana

Demokratët shqiptarë paraqiten të “përçarë” edhe në festën e europianëve. Në koncertin që po zhvillohet në Teatrin e Operas dhe të Baletit në Tiranë me rastin e 9 majit, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të dy grupimeve në PD, të cilët u munduan që të shmangin një takim me njëri-tjetrin. Kështu më herët shkoi Lulzim Basha i shoqëruar nga Gazmend Bardhi dhe nga Agron Gjekmarkaj, ndërsa më pas dhe Oerd Bylykbashi e Belind Këlliçi. Në këtë takim e pranishme ishte edhe Ina Zhupa.

Read More

Dy ngjarje të rastësishme kanë ndodhur ditën e sotme në qytetin e Pogradecit. Dy gra janë raportuar si të zhdukura. Mësohet se një 28-vjeçare nga fshati Çerravë i Pogradecit është raportuar si e zhdukur ditën e djeshme nga policia. Sipas familjarëve ajo është larguar nga banesa që nga data 25 prill dhe nuk është kthyer më. Ndërsa në Elbasan është raportuar një grua 37-vjeçare si e zhdukur. Denoncimi në Policinë e Elbasanit është bërë nga motra e saj. Ndërkohë që për të dyja këto ka nisur kërkimi nga ana e policisë.

Read More

Pas 13-vitesh në elitë dhe mes sukseseve të njëpasnjëshme, Skënderbeu rikthehet në Kategorinë e Parë pas barazimit 1-1 me Dinamon. Korçarët në fakt ishin duke marrë një fitore deri në minutën e 90-të falë golit të Berishës, por një penallti e akorduar në fund nga arbitri Enea Jorgji pas edhe ndërhyrjes së VAR-it dhe e shndërruar në gol nga Sabien Lilaj bëri që në fund bardhekuqtë të dilnin kokëulur nga stadiumi i Kamzës. Nga ana tjetër, edhe blutë e kryeqytetit janë “buzë greminës” dhe aktualisht i mban në lojë vetëm matematika duke qenë se kur kanë mbetur edhe nëntë pikë…

Read More

100 mijë Euro shpërblim është shifra që kanë vendosur organet kompetente në Itali për të kompensuar Anton Melyshin për humbjen e gruas 24-vjeçare, vajzës 4 vjeçe dhe kunatës 19-vjeçare. Ato u vranë barbarisht nga vëllai i Antonit. Pas 12 vitesh, Komiteti për Solidaritet për Viktimat nga Krimet e Qëllimshme dhe të Dhunshme në Ministrinë e Brendshme dha vendimin për dëmshpërblimin e viktimës që në këtë rast është Antoni. Por avokatët e shqiptarit thonë se do të ankimojnë vendimin dhe se do të kërkojnë dëmshpërblim edhe për kunatën e vrarë pasi pretendojnë që paratë janë dhënë vetëm për vrasjen e dy…

Read More

Pak ditë pasi kryeministri Rama kërkoi hetimin e Ilir Metës nga SPAK dhe mori në mbrojtje rastin e Ardian Dvoranit, ka ardhur edhe reagimi nga bashkëshortja e Presidentit. E ftuar në ‘Kontrast’ në Report TV, Monika Kryemadhi tha se Meta është i vetmi politikan që është përballur me drejtësinë në çdo qeverisje dhe i ka fituar të gjitha betejat. “Deklarata e Ramës më bën të qesh sepse nëse ka një njeri që është përballur gjithmonë me drejtësinë, ai ka qenë Ilir Meta. Madje Ilir Metës iu hoq imuniteti që në vitin 1992 vetëm pse doli në mbrojtje të fabrikës së…

Read More

Në një kohë kur lufta në Ukrainë ka arritur në momentin e saj më të tragjik dhe më intensive, Putin në Moskë festoi fitoren e Rusisë ndaj nazistëve të Hitlerit. Dhe këtë gjë e bëri pa asnjë lider perëndimor të pranishëm në Sheshin e Kuq, një episod që përsëritet pas atij të vitit 2015. As atëherë, asnjë vend perëndimor nuk dërgoi liderët, por në atë kohë nuk ishin armët duke “folur”. Lidhur me atë ngjarje, ish-kryeministri Silvio Berlusconi i shkroi një letër redaktorit të Giornale e cila, e parë sot, duket se profetizon historinë aktuale. Berlusconi iu bëri thirrje liderëve…

Read More

Duke nisur nga viti i ardhshëm shkollor 2022-2023 do të futen në zbatim ndryshimet e miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në paketën e vlerësimit të nxënësve në Arsimin Parauniversitar. Prezantimi i këtyre ndryshimeve është bërë sot në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Këto ndryshime kanë për qëllim vlerësimin sa më objektiv të nxënësve dhe lehtësojnë mësuesit nga aspektet burokratike që të fokusohet sa më shumë në punën interaktive me nxënësit. Ministrja Kushi ka falënderuar të gjithë ekspertët, mësuesit, dhe drejtuesit e institucioneve arsimore për punën intensive të këtyre muajve. Këto ndryshime vijnë pas një pune disa…

Read More

Ditën e nesërme do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas burimeve, Kuvendi ka bërë të ditur se mbledhja do të nisë në orën 12:30, si vijim i mbledhjes për nisjen e procedurave dhe përcaktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e presidentit. Mbajtja e Konferencës nesër ishte pika ku PS-ja dhe PD-ja janë ranë dakord në mbledhjen që u zhvillua me praninë e mediave më 4 maj. Në deklaratat e tij kryeministri Edi Rama ka përsëritur disa herë se maxhoranca i ka votat për të zgjedhur presidentin e ri, ndërsa ka përjashtuar mundësinë që…

Read More

Nga Ditmir Bushati Lidhjet tona me Europën i kanë rrënjët në historinë e lashtë që nga koha e Greqisë dhe Romës antike. E më pas, në mesjetë kur gjatë shekullit të 15-të paraardhësit tanë nga dëshmitarë u kthyen në protagonistë të historisë europiane, duke luajtur një rol të pazëvendësueshëm për mbrojtjen e krishtërimit dhe vlerave europiane. Aleancat politike të Gjergj Kastriotit me fuqitë europiane të kohës ishin shkëndija të shpirtit thellësisht evropian të shqiptarëve asokohe. Skënderbeu shënjoi politikisht vetëm shprehjen e përkatësisë tonë të kahershme europiane. Më vonë, këto shenja politike u pasuan nga zhvillimi shpirtëror i popullit tonë ku…

Read More

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja vijoi këtë të hënë linjën e kritikave të nisur nga kryeministri Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste kundër Prokurorisë së Posaçme. Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën “Drejtësi në kohë sfidash”, Manja kërkoi hetimin e ish-kyeministrit Sali Berisha në lidhje me vrasjet e 21 Janarit, ‘Gërdecin’, çështjen Çez dhe kompleksin ‘Partizani’. “Mund të flitet sot për dobinë dhe potencialin e madh të institucioneve të reja të drejtësisë. Por këtu unë dua të them dy fjalë për elefantin në mes të dhomës së drejtësisë së re, si i thonë fjalës. Ai zotëria i shpallur “non grata”,…

Read More

Ambasadorja amerikane në Tiranë deklaroi këtë të hënë se është koha që reforma në drejtësi të zbatohet dhe të mos vazhdohet me drejtësinë e të shkuarës. Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën me temë “Drejtësi në kohë sfidash”, ambasadorja Kim theksoi se nuk është e e përshtatshme që drejtuesit politikë në pushtet, ose jo, të shprehen se drejtësia shërbehet vetëm kur kundërshtari përfundon në burg dhe ana ime jo. Ambasadorja amerikane nxiti në fjalimin e saj prokurorët e drejtësisë së re të veprojnë dhe të përmbushin pritshmëritë e popullit shqiptar për një drejtësi të verbër dhe të drejtë. “Të mos…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka ngritur ditën e sotme në Parlament çështjen e vdekjes së 31-vjeçarit Ilvui Meta në Komisariatin e Policisë së Kavajës, ku tha se lidhësja që konsiderohet si lidhëse kapuçi, duket shumë hapur që është një lidhëse këpucësh. Ajo u shpreh se natën e ngjarjes, ka vizituar shtëpinë e familjarëve të tij ku kishte pllakosur heshtja dhe familjarët po përjetonin traumë të madhe. Duma tha se Meta ishte bërë objekt paragjykimi për çdo vjedhje ordinere që ndodhte dhe policia e kapte dhe ushtronte dhunë ndaj tij. Deputetja gjithashtu shtroi edhe çështjen e mungesës së institucioneve…

Read More