Author: tirana

Një video krejt e pazakontë vjen nga Australia, ku një person i ka mësuar qenit të tij njëvjeçar se si t’i japë makinës, duke e ndihmuar kështu pronarin e tij, Cameron Zschech me punët fermën që zotëron. Mund të duket e pabesueshme por është e vërtetë. Qeni në fjalë quhet Lexie dhe është tashmë një shofer. Në një intervistë për mediat e huaja, Cameron u shpreh se ishte në tokën e familjes së tij në Hamilton, Victoria kur një ditë mendoi se “tani është koha që unë mund t’i mësoj qenit të ngasë”. Ai tha se e la makinën në…

Read More

Mëngjesin e sotëm, një Fast-Food në qytetin e Gjirokastrës është përfshirë nga flakët. Biznesi në fjalë ndodhej në zonën e Pazarint Karakteristik të qytetit dhe nga sa mësohet i përket shtetasit Agron M. Për fat të mirë, nga flakët nuk raportohet për të lënduar në njerëz por ka vetëm dëme materiale. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.

Read More

Ish-menaxheri i Lukoil, Aleksandr Subbotin, raportohet se ka vdekur në rrethana të paqarta, teksa janë raportuar një seri vdekjesh të mistershme të biznesmenëve rusë qëkur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Mediat raportuan se burimet brenda policisë rajonale në Moskë thanë se po kryhen teste të forenzikës, pasi dyshohet se në trupin e Subbotin mund të ketë drogë. Ai u gjet një ditë më parë në bodrumin e një shtëpie në qytetin Mitishçi, afër Moskës. Sipas burimeve, pronari i shtëpisë ku u gjet trupi i pajetë i miliarderit, Aleksei Pindyruin – që njihet edhe me emrin…

Read More

Në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor Shqipëria rezulton të jetë vendi më i prekur nga ndryshimet klimatike. Me ndihmën e GIZ synohet që krijimi i stacioneve të monitorimit ta ndryshojnë për mirë situatën. Ballkani Perëndimor (BP) vlerësohet si zonë e nxehtë e biodiversitetit në Evropë me një një larmi të madhe eko-sistemesh që nuk mund t‘u shpëtojnë dot pasojave të ndryshimeve klimatike. “Përmbytjet, erozioni, zjarret, valët e të nxehtit, thatësirat e gjata janë çdo ditë e më të shpeshta në vendet e BP përfshirë edhe Shqipërinë. Vendet në BP nuk po ia dalin dot mbanë të menaxhojnë këto…

Read More

Ka shumë të ngjarë që tranjeri i Tiranës, Orges Shehi të largohet nga Tirana në përfundim të këtij sezoni, pavarësisht se fitoi titullin kampion me barhdeblutë dhe drejtuesit e klubit janë të kënaqur me punën e tij. Panorama-Sport shkruan se për Shehin ka një ofertë nga Kosovë, madje me shifra të çmendura. 12 mijë euro në muaj i ofrohen durrsakut. Përflitet se Gjilani është klubi që e do Shehi. Largimi i tij është i mundshëm edhe për faktin që te Tirana do të ketë ndryshime në skuadër në verë. Ai u ka kërkuar drejtuesve konfirmimin e pjesës më të madhe…

Read More

Autorët e grabitjes së djeshme të një filiali banke në Koplik arritën të merrnin nga sportelet e saj plot 1000 euro, 1000 dollarë dhe rreth 400.000 lekë (të reja). Ata ishin tre persona dhe hynë në ambientet e bankës të armatosur dhe të maskuar për të grabitur paratë që ndodheshin në bankë. Autorët hynë në filialin e bankës rreth orës 14:10 minuta të ditës së djeshme. Në ambientet e bankës veç punonjësve ka pasur dhe klientë, që janë terrorizuar. Nën kërcënimin e armëve morën paratë dhe u larguan me një mjet “Volkswagen” ngjyrë të errët. Pak minuta më pas në…

Read More

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca ka njoftuar së fundmi se do të vijë me një projekt të ri. Përmes një postimi në “Instagram”, Luana ka shpërndarë një video ku sjell në vëmendje gjithë fazat e jetës së saj. Bukuroshja e ekranit e ka titulluar këtë projekt me emrin “Thuaje”, ndërsa mesa kuptohet ai do të ketë në fokus vajzat dhe gratë. Qëllimi i këtij projekti si duket është shfaqja e arritjeve personale ndër vite të moderatores, duke mos lënë pas dhe angazhimin e saj në muzikë. Kujtojmë se pak kohë më parë moderatorja zbuloi pak më shumë mbi këtë…

Read More

Këtë të martë është caktuar të mbahet mbledhja e radhës e Konfernecës së Kryetarëve, ku mazhoranca dhe opozita do të diskutojnë për fillimin e procedurave dhe përcaktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Mbledhja pritet të nisë në orën 12:30. Enkelejd Alibeaj konfirmoi pasditen e së hënës se opozita do të jetë pjesë e tryezës së Konferencës së Kryetarëve, dhe bashkë me të, të pranishëm do të jenë edhe Agron Gjekmarkaj, Fatmir Mediu, Mesila Doda dhe Grida Duma. Opozita dy ditë më parë paraqiti edhe një draft në të cilin parashikohet se…

Read More

9 anëtarë të një grupi kriminal që kultivonin kanabis në shkallë të gjerë në shtëpitë që merrnin me qira në provincën e Valencias, Spanjë janë vënë në pranga nga Policia Kombëtare e Paternës. Në kuadër të operacionit antidrogë të ndërmarrë nga policia atje, u sekuestruan afro 4000 bimë marijuanë dhe një numërt i madh pajisjesh që trafikantët përdornin për të përshpejtuar kultivimin. Pas një hetimi nga Njësia për Drogën dhe Krimin e Organizuar (Udyco) agjentët konstatuan tetë shtëpi në l’Eliana, San Antonio de Benagéber dhe Paterna. Grupi kriminal përbëhej nga individë me kombësi shqiptare dhe serbe. Sipas burimeve ligjore, të arrestuarit…

Read More

Sipas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, lufta është shkaku kryesor që ekonomia e Ukrainës parashikohet që të tkurret këtë vit me pothuajse 30%. Por banka pret që konomia e Ukrainës të rimëkëmbet me 25% në vitin 2023, bën me dije “BBC”. Ndërsa për sa i përket Rusisë, Banka e Zhvillimit Evropian parashikon që ekonomia e Rusisë do të tkurret me 10% këtë dhe se do të ketë rritje zero vitin e ardhshëm. Bllokadat e shkaktuara nga ushtria ruse kanë goditur rëndë sektorin kyç bujqësor të Ukrainës, pasi ky shtet është një prej eksportuesve kryesor të grurit dhe vajit të…

Read More

Sipas MeteoAlb, vendi ynë paraqitet nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të dendura gjatë gjithë ditës, ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke sjellë rrebeshe afat shkurtra shiu në pjesën më të madhe të territorit, më të fokusuara në zonat malore. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes do të ketë përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke sjellë ndërprerje të shirave si edhe ri-kthim të motit të kthjellët. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rënie e lehtë pritet  në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 24°C. Era do të fryjë…

Read More

Pritja e delegacionit të BE në Tiranë me rastin e Ditës së Evropës bëri bashkë në të njëjtën sallë jo vetëm përfaqësuesit e ‘Rithemelimit’, por dhe Bashën me mbështetësit e tij me ambasadoren amerikane, Yuri Kim. Siç mund ta shihni dhe në foto, Basha, Dhurata Çupi, Ina Zhupa, Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj kanë patur një takim të ngrohtë dhe miqësor me Kim, ku shihen duke buzëqeshur. Kujtojmë se takimi i tyre vjen pas deklaratave të forta të ambasadores dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, në adresë të ish-kryeministrit Berisha.

Read More