Kida është një nga artistet më në zë të momentit dhe një nga më të pëlqyerat nga publiku shqiptar. Artistja është shumë e angazhuar me koncerte, teksa në një koncert të saj të fundit asaj i ka ndodhur një incident. Teksa Kida ndodhej në skenë së bashku me këngëtarin Ledri Vula dhe po fliste përpara fansave të pranishëm, një person shkon pranë saj duke e kapur nga krahu. Megjithatë, në atë moment, siç tregohet dhe në videon e publikuar në rrjet, ndërhyjnë personat e sigurimit duke e tërhequr fansin. Ditët e fundit, këngëtarja nga Kosova po shijon suksesin e këngës…
Author: tirana
Duke qënë se furnizimet e karburanteve kudo në botë janë kufizuar që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës por edhe sanksioneve Perëndimore kundër Moskës, çmimet me pakicë të benzinës në Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë arritur në një nivel rekord. Bazuar në të dhënat e Shoqatës Amerikane të Automobilave, këtë të martë, kostoja mesatare për një gallon benzinë me pakicë ka kapur shifrën e 4.374 dollarë duke kaluar kështu rekordin e hershëm ku një gallon benzinë kushtonte 4.331 dollarë. Stoqet globale të karburantit po pakësohen pasi kërkesa është rikthyer në nivelet para pandemisë së Covid-19, ndërsa furnizimet janë…
Paraditen e sotme ka ndodhur një aksident në qytetin e Kamzës ku në të janë përfshirë dy makina, ndërsa një prej tyre, si pasojë e përplasjes ka përfunduar brenda një lavazhi duke rrezikuar edhe jetën e punonjësve. Megjithatë, fatmirësisht deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar. Sakaq, po ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rreth shkaqeve të këtij aksidenti.
Policia e Beratit ka vënë në pranga një 59-vjeçar i cili tentoi të korruptojë me 5.000 lekë disa punonjës policie, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjatë shërbimit, punonjësit e Policisë Rrugore, në rrugën automobilistike, pranë rrethrrotullimit të ish-kombinatit, kanë ndaluar për kontroll një mjet tip “Opel, me drejtues shtetasin B. V. Pasi testimit me aparatin Drager, ky shtetas ka rezultuar në gjendje të dehur, në masën 1.12 mg/l. Me qëllim shmangien e procedurave të mëtejshme ligjore, drejtuesi i mjetit ka tentuar t’i korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, duke iu ofruar një kartëmonedhë 5000 lekëshe. Njoftimi…
Sipas një renditjeje që ka bërë “Goal”, golashënuesit më të mirë për sezonin 2021-2022 në pesë ligat kryesore evropiane janë si më poshtë: Premier League: 1. Mohamed Salah (Liverpool) – 22 gola2. Heung-min Son (Tottenham Hotspur) – 20 gola3. Cristiano Ronaldo (Manchester United) – 18 gola. La Liga: 1. Karim Benzema (Real Madrid) – 26 gola2. Iago Aspas (Celta Vigo) – 17 gola3. Raul de Tomas (Espanyol) – 15 gola. Serie A: 1. Ciro Immobile (Lazio) – 27 gola2. Dusan Vlahovic (Fiorentina/Juventus) – 23 gola3. Lautaro Martinez (Inter) – 19 gola. Bundesliga: 1. Robert Lewandowski (Bayern Munich) – 34 gola2.…
Paraditen e kësaj të marte, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike zhvilloi një takim me një përfaqësi nga Komisioni i Jashtëm dhe i Sigurisë së Senatit të Rumanisë, i cili përfaqësohej nga Senatori Titus Korlatean. Kreu u grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka shpërndarë një postim në rrjetin e tij social “Facebook” ku ka treguar detaje nga takimi dhe ajo çfarë u diskutua. Në postimin e tij, Alibeaj thekson se mbështetja e Rumanisë për integrimin e Shqipërisë në BE është shumë e rëndësishme. Një temë tjetër e rëndësishme që ka qenë në fokus të diskutimeve ishte lufta në Ukrainë. “Patëm…
Një autmojet tip “Benz” është sekuestruar sot nga Policia, ndërsa dyshohet se ai është braktisur nga tre grabitësit e bankës së Koplikut. Makina u gjet në zonën e quajtur Shegan në afërsi të Liqenit të Shkodrës, në afërsi me kufirin me Malin e Zi. 3 autorët e grabitjes së armatosur e kanë përdorur këtë makinë për t’u arratisur nga vendi i ngjarjes pasi morën 10.000 euro, 1000 dollarë dhe rreth 4 milionë lekë të vjetra në bankën e nivelit të dytë në Koplik. Grabitësit kanë hyrë në bankë rreth orës 14:10 minuta të ditës së djeshme. Në ambientet e bankës…
Policia e Korçës ka arrestuar 3 persona të cilët akuzohen për trafik të mallrave kontrabandë. Prangosja e tyre u bë në kuadër të finalizimit të operacionit policor antikontrabandë të koduar “Cross Border”. Mësohet se njëri prej të arrestuarëve doganier në Pikën Doganore Kapshticë. Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme karburanti, vaj mjetesh dhe vaj ushqimor, medikamente mjekësore, prodhime letre dhe pleh kimik. Njoftimi i policisë: Kapshticë/Korçë Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën…
Është mëse e qartë tashmë se Erling Haaland e ka vendosur të ardhmen e tij, duke i’u bashkuar Manchester City-t. Mesa duket, ky ishte edhe transferimi i fundit big i superagjentit Mino Raiola, i cili e “kopsiti” deri në detajin më të vogël këtë transferim përpara se të largohej përfundimisht nga kjo botë. Nën zë marrëveshja mes lojtarit dhe klubit quhet e mbyllur, teksa pritet që njoftimi zyrtar të bëhet publik brenda kësaj jave. Sheikët e City-t do të paguajnë 75 milionë euro klauzolën e largimit ndërsa Haaland do të firmos një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitojë 30…
Ditën e djeshme, pasagjerët e avionit të nisur nga Tirana drejt Abu Dhabit kanë kaluar një eksperiencë të llahtarshme, teksa avioni me të cilin udhëtonin u godit nga një rrufe në fluturim. Ata shprehen se përjetuan momente të paimagjinueshme paniku dhe tronditjeje. Mësohet se avioni është goditur nga një rrufe 10 minuta pasi ishte nisur nga aeroporti i Rinasit. Ndërkohë, njerzit që ndodheshin brenda tij janë tmerruar dhe kanë dalë të alarmuar nga avioni sapo ai ka mundur të ulet sërish në pistë. Më pas, fluturimi u shty ndërsa pasagjerët thanë se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, aq sa…
Gjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boci është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ai u bë i njohur publikisht në vitin 2016 pas publikimit të një audio-përgjimi, ku atë kohë kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Boçi i kërkonte favore seksuale një gruaje 40-vjeçare në këmbim të vendosjes së drejtësisë për një çështje pronësie që gruaja kishte në gjykatë. Më 28 prill, gjyqtari i Gjirokastrës u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, teksa sot trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Lulzim Hamitaj pasi analizoi provat dhe faktet vendosi shkarkimin e tij nga detyra. Guximtar Boçi…
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” u publikua videoja e cila tregon momentin kur Ajas Sulejmani u largua nga vendi i ngjarjes ku përplasi çiftin me fëmijën e tyre 3 muajsh. Siç mund të dallohet qartë në video, 39-vjeçari shihet teksa ecën i qetë duke mbajtur në krahë vajzën e tij të vogël, e cila ishte në makinë në momentin e aksidentit ndërsa në dorë mban edhe telefonin. Ai i është drejtuar një spitali privat për të kontrolluar vajzën e tij, pasi aksidenti çiftin tek vijat e bardha në rrugën e “Kavajës”. Pas arrestimit, 39-vjeçari rezultoi se ishte nën efektin…