Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Takim me senatorin rumun, Alibeaj: Mbështetja e Rumanisë për integrimin e Shqipërisë në BE është e rëndësishme

11:20 / May 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
280103173 524369629151130 766078890410403515 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Paraditen e kësaj të marte, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike zhvilloi një takim me një përfaqësi nga Komisioni i Jashtëm dhe i Sigurisë së Senatit të Rumanisë, i cili përfaqësohej nga Senatori Titus Korlatean.

Kreu u grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka shpërndarë një postim në rrjetin e tij social “Facebook” ku ka treguar detaje nga takimi dhe ajo çfarë u diskutua.

Në postimin e tij, Alibeaj thekson se mbështetja e Rumanisë për integrimin e Shqipërisë në BE është shumë e rëndësishme. Një temë tjetër e rëndësishme që ka qenë në fokus të diskutimeve ishte lufta në Ukrainë.

“Patëm kënaqësinë si përfaqësues të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të presim në një takim me një përfaqësi nga Komisioni iJashtëm dhe i Sigurisë së Senatit të Rumanisë, tè kryesuar nga Kryetari i Komisonit, Senatori Titus Korlatean. Gjatë takimit të zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë, u theksua marrëdhëniet e mira historike të mirë mes dy vendeve dhe nevoja e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, ku mbështetja e Rumanisë për integrimin tonë në BE është shumë e rëndësishme.Gjatë bisedës me kolegët rumunë theksova rëndësinë e garantimit të stabilitetit të Ballkanit dhe ecjen përpara të gjithë rajonit drejt familjes së madhe europiane dhe atlantike e ku përfshihet dhe integrimi i Kosovës në NATO. Ndaj interesit të kolegëve rumunë rreth respektimit te lirive dhe te drejtave të minoriteteve, posaçërisht atij arumun, theksova se një nga vlerat dalluese të shoqërise shqiptare është bashkëjetesa dhe vlerësimi dinjitoz i minoriteteve të cilat në Shqipëri janë ndjerë si në vendin e tyre me të drejta të plota. Historia është dëshmitare e këtij virtyti. Gjithashtu folëm për situatën e krijuar nga lufta në Ukrainë, si çështje e sigurisë ndërkombëtare dhe domosdoshmërinë e zgjidhjes paqësore për të shmangur humbje njerëzore e për të rikthyer stabilitetin ekonomik në Europë”, shkruan Alibeaj në “Facebook”. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.