Author: tirana

Një ngjarje e rrallë dhe e rëndë në të njëjtën kohë ka ndodhur ditën e djeshme në Teulada-Moraira, Costa Blanca në Spanjë, ku një grua britanike ka vdekur pasi është pickuar nga një grerëz teksa ndodhej në një restorant. Gruaja, 68 vjeç mendohet se ka pësuar tronditje anafilaktike kur është pickuar dhe ka ndërruar jetë në vend. Raportohet se gruaja kishte shkuar në lokal më familjen dhe miqtë dhe ndodhej në shoqërinë e tyre kur u puckua. Një zëdhënëse e një qendre rajonale të koordinimit të urgjencës konfirmoi se gruaja kishte vdekur pasi kishte kaluar në shok anafilaktik. Ajo tha: Ngjarja…

Read More

Një 20-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi ka aksidentuar me makinë një 11-vjeçar. Sipas policisë, i arrestuari është shtetasi D. Sh., 20 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 11-vjeçar. I mituri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Read More

Konferenca e Kryetarëve, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, Konferenca e Kryetarëve vijoi sot mbledhjen për fillimin e procedurave dhe përcaktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Data e votimit të parë për kreun e ri të shtetit do të bëhet më 16 maj. Konferenca vendosi që data e fillimit të procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë të jetë data 10 maj 2022, ndërsa votimi i parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë të zhvillohet në 16 maj 2022, në orën 17:00. Komisioni i…

Read More

Merr zgjidhje një nga kërkesat e hershme të fermerëve të Belshit të cilëve u mungonte një pikë grumbullimi për prodhimet bujqësore. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan, bashkë me Kryetarin e Bashkisë Arif Tafani inspektuan pikën e grumbullimit të prodhimeve bujqësore të ndërtuar nga Bashkia me fondet e programit ‘IACA’ e cila do u vijë në ndihmë fermerëve të zonës.Gjiknuri nënvizoi se modele të tilla ekonomike duhen përkrahur kudo me qëllim rritjen e kapaciteteve. “Ky është një shembull shumë interesant i një investimi të karakterit publik të Bashkisë me mbështetje të një…

Read More

Gjatë zhvillimit të mbledhjes së Kryetarëve, deputetja e Partisë socialiste, Elisa Spiropali ka folur për emrin e Presidentit të ri të Republikës, ku tha se Partia Demokratike s’ka ndërmend të zgjedhë një kryetar shteti që i shërben partisë. Spiropali theksoi se mazhoranca s’ka vendosur asnjë kusht për opozitën dhe për rrjedhojë, kushte nuk mund të pranohen as nga opozita. “Ka një kohë për të bërë politikë, ka një kohë për të bërë procedurë, edhe të dyja njëkohësisht. Në Kushtetutë thuhet qartë se si zgjidhet procesi kushtetues. Këtu është bërë zakon të flitet për procese të brendshme të Partisë Socialiste në…

Read More

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të martë në autostradën Lezhë-Milot ku një makinë tip “Benz” ka përplasur një këmbësore teksa kjo e fundit po tentonte të kalonte rrugën. Pas aksidentit, e lënduara u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sakaq, polica ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton rreth shkaqeve të këtij aksidenti.

Read More

Kanë dalë në shitje biletat për finalen e Ligës së Konferencës që do të mbahet në datën 25 maj, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Shitja e tyre do të bëhet nga vetë UEFA, e cila përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në web, sqaron se në shitje kanë dalë 16,500 bileta nga një kapacitet prej 20 mijë vendesh që ka stadiumi. Tifozeritë e të dyja skuadrave do të kenë nga 4000 mijë bileta secila, ndërkohë që 8500 kanë dalë në shitje në faqen zyrtare UEFA.com. Ka 4 kategoeri të ndryshme se si ndahen biletat, të cilat janë si…

Read More

Deputetja e PS, Klotilda Bushka, anetare e mazhorances ne Konferencen e Kryetareve propozoi qe ne daten 15 maj te behet dorezimi i kandidaturave. Keto kandidatura me pas do te shqyrtohen ne 16 maj nga Komisioni i Ligjeve. Klotilda Bushka: Propozoj që raundi i parë të jetë në datën 16 maj ora 17:00 me disa detyra që duhen kryer paraprakisht. Njëra nga këto është përcaktimi i datës për dorëzimin e kandidaturave nga të paktën 20 deputetë. Propozoj të jetë data 15 maj ora 16:00 pasdite në protokollin e Kuvendit. Gjithashtu në 16 maj duhet komisioni i Ligjeve të mblidhet për të shqyrtuar…

Read More

Një lojë e zakonshme e disa fëmijëve në lagjen e tyre për pak sa nuk përfundoi një tragjedi, ndërsa ata kanë shpëtuar mrekullisht nga një vazo lulesh që dyshohet se u hodh mes tyre nga një qytetar që banonte në pallatin ngjitur. Ngjarja ka ndodhur në 17 prill të këtij viti në Tiranë. Siç shihet në videon e siguruar nga “Abcnews.al”, fëmijët janë duke luajtur me top poshtë një pallati kur në një moment, një vazo lulesh shembet mbi beton shumë pak centimetra nga kokat e fëmijëve. Paraprakisht dyshohet se vazoja e luleve u hodh qëllimisht për shkak të zhurmës…

Read More

Për herë të parë gjuha shqipe është futur si lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit, për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lajmin e ka bërë të ditur Faton Limani, i cili punon si administrator departamenti në këtë universitet. Sipas tij, lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese. “Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi –…

Read More