Një 28-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë pasi ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe qarkullonte me armë zjarri me vete. I riu me inicialet A. H., banues në Vlorë, akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Gjatë kontrollit në motomjetin pa targa, me të cilin qarkullonte ky shtetas, në lagjen “24 Maji”, u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 02.02.2021, ka caktuar…
Author: tirana
Drejtoria e Policisë Rrugore ka nxjerrë në terren flotën e re të makinave të pajisura me radarë dhe lexues automatikë të targave. Ndryshe nga sa jemi mësuar deri më sot, ku policia fshihej nëpër cepat e rrugëve për të kapur në flagrancë shoferët që thyenin rregullat, tashmë këto shkelje mund të dokumentohen brenda automjeteve të reja të policisë. Prej mbrëmjes së djeshme, përveç makinës inteligjente dhe radarëve automatikë, kanë dalë në terren edhe 10 automjete të reja, të pajisura me mjete logjistike bashkëkohore, që evidentojnë, në ecje, shpejtësinë e qarkullimit dhe lexojnë automatikisht targat e automjeteve. Gjatë orëve të mbrëmjes…
Interesi për finalen e Ligës së Konferencës mes Romës dhe Fejnordit ka qenë aq i madh sa biletat e vëna në dispozicion nga faqja e UEFA-s kanë “avulluar” për më pak se 2 orë. Kërkesat e shumta nga ana e tifozëve bënë që ngarkesa të ishte aq e madhe sa faqja e web-it të shfaqte probleme dhe të binte disa herë. Pavarësisht këtyre problemeve tifozët nuk u dorëzuan në dëshirën e tyre për të aksesuar një biletë dhe i “zhdukën” 8500 biletat që ishin në shitje me shpejtësi të frikshme. Në këto kushte pritet që stadiumi “Air Albania” të jetë…
Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj ka bërë një skaner të situatës në sistemin e drejtësisë në vendin tonë. Ish-kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi komenton edhe me sulmet politike që herë pas herë i bëhen drejtësisë. I vetëdijshëm për kritikat që do të kishte reforma në drejtësi, ai thekson se drejtësia po sulmohet nga ata persona, individë nga politika që po ju preket pushteti dhe kontrolli mbi sistem. Sipas Xhafajt, këta persona janë mbërthyer nga frika e ndëshkimit prej mëkateve korruptive të shumta në këto tri dekada. “Nuk jam i surprizuar aspak, padyshim kritikat do shtoheshin dhe ashpërsoheshin.…
Bordi i Transparencës ka vendosur sot çmimet e reja të karburanteve që do të hyjnë në fuqi në orën 18:00 të ditës së sotme. Kështu çmimi i naftës ulet në 232 lekë nga 237 lekë që u vendos 3 ditë më parë, kurse i benzinës do të ulet në 224 lekë nga 227 që ishte. Ndërkohë, çmimi i gazit është vendosur në 100 lekë.
Gjykata e Tiranes la nën masën arrest me burg Oligert Dhimitrin i akuzuar për vrasje. I riu qëlloi për vdekje me një thikë buke Ilir Kapon, dhe sipas prokurorisë të dyja palët njiheshin dhe nuk kishin patur më parë konflikte. I riu kembenguli në gjykatë se nuk mbante mend asgjë nga sherri në lokalin e lagjes dhe se ishte penduar për krimin. Më vjen keq tha 37-vjeçari që sipas policisë ditën e krimit ishte në gjendje të dehur kur u përlesh me fqinjin Kapo, një 60 vjecar që nuk kishte me askënd konflikte. Viktima dhe vrasësi mbas sherrit në alkol…
Apeli i GJKKO ditën e sotme ka caktuar datën e seancës gjyqësore për ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Kjo senë vjen si pasojë e ankimimit të bërë nga vetë Koka sa i takon masësë sigurisë “arrest me burg”. Seanca do të mbahet në orën 11:00 të datës 17 maj dhe do të kryesohet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi. Njoftimi i Plotë: Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, çështja me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal, në ngarkim të personave nën hetim A.M., S.C., P.A., L.K., E.K., është regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për…
The Economist Shefat kanë mbajtur gjithmonë shënime për punonjësit e tyre. Në fund të fundit, një pjesë e punës së çdo menaxheri është të sigurojë që punonjësit të bëjnë punën e tyre, jo të shmangen dhe padyshim të mos grabisin. Vendet e punës janë monitoruar prej kohësh, nga inspektorët, kamerat e sigurisë dhe së fundmi nga të gjitha llojet e sensorëve, për të kontrolluar punonjësit. Sidomos gjatë viteve të fundit, kur për shkak të pandemisë shumica u detyruan të punojnë nga shtëpia. Një studim i Komisionit Europian nxori në pah se kërkesa globale për softuerin e mbikqyrjes të punonjësve u…
Gjykata pranoi sot (10 maj 2022) kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të dërguar në gjyq çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Bashkim Dedja, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Ai akuzohet për veprën penale “ Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, parashikuar nga neni 257/a/2 I Kodit Penal. Çështja është dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për tu hedhur në short. Kundër këtij vendimi lejohet ankimimi.
Lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenko, tha se Moska është pajtuar që ta ndihmojë Minskun që të prodhojë raketa, përfshirë edhe një raketë të ngjashme me raketën ruse,Iskander. Bjellorusia, aleatja më e afërt e Rusisë gjatë pushtimit të Ukrainës, po shikon mundësitë që të rrisë aftësitë e saj ushtarake, raportoi më 10 maj agjencia shtetërore e lajmeve, Belta. Lukashenko, gjatë një takimi me zyrtarët e mbrojtjes, tha se ngjarjet në Ukrainë treguan për rëndësinë e pajisjes së ushtrisë me armë dhe furnizime moderne e efektive, dhe potencoi po ashtu rëndësinë logjistikës. Lukashenko tha se ka fituar mbështetjen e presidentit rus, Vladimir…
Me urdhër të Kryeprokurorit Special në Mal të Zi u arrestua kryetari i Gjykatës Ekonomike si dhe disa bashkëpunëtor të tij të dyshuar për vepra kriminale. Nën dyshimin për korrupsion u arrestua (09.05.) kryetari i Gjykatës Ekonomike, Blazho Jovaniq, dhe disa persona të tjerë në disa qytete të Malit të Zi. Ndaj tyre dyshohet, se kanë krijuar organizatë kriminale, keqpërdorim të detyrës, duke i shkaktuar dëme të mëdha shtetit që llogariten në disa dhjetra million euro. Arrestimi i këtyre personave pasoi pas burgosjes së ish-kryetares së Gjykatës së Lartë të Malit të Zi,Vesna Medenica mbi të cilën po ashtu rëndon…
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu sorëzoi ditën e sotme në Kuvend një kërkesë për mocion me debat të finalizuar me rezolutë për njohjen dhe dënimin e gjenocidit në Srebrenicë. Sipas Shehut, një kërkesë e tillë do të bëhet shumë shpejt dhe për gjenocidin në Kosovë. Pavarësisht se i vonuar, Shehu thekson se ky veprim publik i Kuvendit do të kishte rëndësi të veçantë në këto momente të vështira për Europën. Kërkesa është firmosur dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. “Për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnje Hercegovinë” Shumë shpejt edhe për gjenocidin serb në Kosovë. Dorëzohet në Kryesine…