Gjykata pranoi sot (10 maj 2022) kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të dërguar në gjyq çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Bashkim Dedja, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Ai akuzohet për veprën penale “ Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, parashikuar nga neni 257/a/2 I Kodit Penal.
Çështja është dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për tu hedhur në short.
Kundër këtij vendimi lejohet ankimimi.
