Teksa pritet të zgjidhet presidenti i ri i Republikës, Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar një mbledhje në selinë blu. Grupi i Rithemelimit ka njoftuar sot një mbledhje në orët në vijim në selinë blu. Sipas burimeve mësohet se mbledhja është parashikuar që të nisë në orën 19:00. Stafa raporton se demokratët do të diskutojnë për zgjedhjen e presidentit të ri.
Author: tirana
Avioni që supozohej të fluturonte nga aeroporti Ben Gurion i Tel Avivit është tërhequr nga udhëtimi pasi diçka e çuditshme ndodhi. Në celularët e të gjithë pasagjerëve që ndodheshin në avion, erdhi një foto me një avion të rrëzuar. Dhe sipas autoriteteve dyshohet se kanë qenë 9 pasagjerë që kanë dërguar këtë foto tek të tjerët për të ngjallur panik. Sipas policisë, nëntë të dyshuarit janë shtetas izraelitë dhe ata u detyruan të zbarkonin dhe mund të ndiqen penalisht për përhapjen e informacionit të rremë të dënueshme me tre vjet burg në Izrael. Incidenti, në fluturimin e AndoluJet për në…
Një person ka ndërruar jetë, pasi është rrëzuar nga ballkoni i një pallati në Astir. Policia bën me dije se rreth orës 16:55, në rrugën “Kasem Shima”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i një banese ku ishte duke punuar, shtetasi K. A., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shtetet e Bashkuara besojnë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin po përgatitet për një konflikt të gjatë në Ukrainë, u tha ligjvënësve më 10 maj, Drejtorja e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Avril Haines. “Ne vlerësojmë se presidenti Putin po përgatitet për një konflikt të zgjatur në Ukrainë, gjatë të cilit ai ende synon të arrijë qëllime përtej Donbasit”, i tha Haines, Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit. Ka indikacione se Rusia dëshiron të zgjerojë një urë tokësore në Transdniester, tha ajo në dëshminë e saj përpara komitetit. Ajo shtoi se Putini po mbështet në vendosmërinë perëndimore për t’u dobësuar…
Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas një resolute që ka propozuar Tritan Shehu, për Srebrenicën. “T.Shehu më solli një rezolutë për Srebrenicën në mbledhje Komisioni. Duhet të kem qenë i treti a i katërti, por Tritani paskësh lënë vend bosh më sipër kur zakonisht lihen më poshtë, që të hedhin firmat. I pari në listë ka firmosur i fundit. Punë shërbëtorësh që Tritani i bën”, shkruan Gjekmarkaj.
Në ditën e 75-të të luftës, forcat ukrainase vijojnë të bëjnë një rezistencë të fortë dhe heroike, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme te ushtria e pushtuesve rusë. Kjo falë edhe ndihmave në armatime të rënda nga shtetet perëndimore. Artileria ukrainase ka goditur së fundmi një autokolonë të ushtrisë ruse në zonën e Donetsk Oblast. Në video duken pamjet e shkatërrimit të dhjetra tankeve dhe mjeteve të tjera ushtarake ruse. Po ashtu, në një video tjetër, dallohet një mini dron teksa lëshon një bombë mbi një ushtar rus.
Të dhënat studimore tregojnë se 3 deri në 6 përqind e popullatës së globit vuan nga fibromialgjia, një sëmundje ligështuese që shpaloset me dhimbje të forta në të gjithë trupin. Fibromialgjia dhe sindroma e lodhjes kronike janë dy prej disa sëmundjeve më misterioze dhe plogështuese në botë. Sipas të dhënave, këto dy sëmundje shoqërohen jo vetëm me dhimbje dhe plogështi, por edhe me ankth dhe çrregullime të gjumit. Diagnostifikimi i këtyre dy sëmundjeve mund të bëhet nga mjeku. Të dyja sëmundjet janë të ngjashme në simptoma por kanë një ndryshim. Fibromialgjia shkakton lodhje por simptoma dominuese e saj është dhimbja…
Sëmundja e diabetit kërkon një stil jetese paksa të veçantë, por për fat të keq ndryshimet që duhet të bëjnë njerëzit me këtë sëmundje nuk janë aspak të lehta. Frutat që parandalojnë dhe mbajnë nën kontroll këtë sëmundje. 1 – MollaMolla, sipas VeryWell.com, është një burim i mirë fibrash të tretshme. Përveç kësaj ajo ju ndihmon të ndiheni të ngopur dhe ngadalëson përthithjen e sheqerit nga gjaku. Ky frut i ndihmon njerëzit me diabet të shërohen nga infeksionet më të shpejtë. Një mollë (me lëkurë) do t’ju sigurojë 20% të kërkesës së organizmit për fibra. 2 – Kumbullat e zezaKumbullat…
Peshku është i mirë jo vetëm që është plot proteina dhe me pak yndyra të ngopura, por është i pasur edhe me acide yndyrore omega-3 që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Por disa lloje peshqish janë edhe të rrezikshëm nëse hahen shumë. “Historikisht, peshku ka qenë gjithmonë pjesë e dietës së banorëve të zonave blu, ku jetojnë 100-vjeçarë. Është interesante se në këto rajone, njerëzit hanë kryesisht ushqime bimore, me sasi të vogla të proteinave shtazore, përfshirë peshkun”, tha dietologia dhe dietologia Felicia Stoler. Por ajo që është e rëndësishme për shëndetin është edhe mënyra…
Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme 30-vjeçarin, i cili hyri në shtëpinë e 48-vjeçares dhe tentoi të kryente marrëdhënie me të. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, pas kallëzimit nga një shtetase 48 vjeçe, se një person i paidentifikuar kishte hyrë në banesën e saj, kishte tentuar të kryente marrëdhenie seksuale me dhunë me të dhe në momentin që kishte arritur djali i saj, në banesë, e kishte goditur me thikë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Lezhë-Laç ku 3 makina janë përplasur me njëra tjetër. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur një grua dhe një fëmijë. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, teksa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Per programet e studimit per 2022 kerkohet mesatarja si me poshte: Në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, mund të konkurrojnë të gjithë kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë minimalisht me notë mesatare 6.5.Në degët e gjuhëve të huaja do të mund të konkurrojnë vetëm maturantët dhe kandidatët e tjerë që disponojnë një mesatare të shkollës së mesme duke nisur nga nota 7.Edhe për degët e mësuesisë në garë mund të përfshihen të gjithë maturantët që kanë mesatare të shkollës së mesme jo…