Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në fshatin Blinisht të Lezhës, ku për pasojë mjë makinë tip “Benz” ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge, në arë. Nga aksidenti janë lënduar 2 pasagjerë, të cilët u dërguan në spital për kontroll mjekësor. Shërbimet e policisë kanë shkuar gjithashtu në vendin ngjarjes për të kryer veprimet proceduriale hetimore
Author: tirana
Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të dominohet nga kthjellimet në mesditë kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, më të theksuara në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në ultësirën Perëndimore, ndërsa bëhen më të dukshme vranësirat në zonat malore por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 25°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet det dallgëzim…
Ukraina, e cila aktualisht është nën pushtimin rus, ka performuar e gjashta në festivalin europian. Kalush Orchestra, një grup që ndërthur folklorin tradicional dhe hip-hopin, ka konkuruar me këngën “Stefania”, e cila tashmë është bërë himn në Ukrainë. Performanca është pritur shumë mirë nga publiku, i cili i ka duartrokitur pafund dhe është ngritur në këmbë, duke kënduar njëzëri dhe duke ndjerë dhimbjen që ata po përjetojnë në këto momente. E shkruar nga Oleh Psiuk si nderim për nënën e tij, “Stefania” është gjithashtu më e klikuara në YouTube në mesin e 35 shteteve të ndryshme. Kujtojmë që grupit prej…
Një aksident është regjistruar këtë të martë në autostradën Tiranë-Durrës. Një automjet ka goditur shtyllën elektrike dhe shkak dyshohet se është bërë shpejtësia e lartë. Sipas mediave informative, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe sipas informacioneve paraprake nuk ka viktima. Ndërkohë qarkullimi i automjeteve është vështirësuar pas trafikut të krijuar në zonë.
Ka nisur nata e parë gjysmëfinale e Eurovision 2022 në Turin të Italisë. Hapja është bërë pikërisht nga përfaqësuesja shqiptare, Ronela Hajati. Ajo ka performuar këngën “Sekret” dhe mund të thuhet pa frikë që e “ka djegur” skenën. E veshur e gjitha me rozë dhe e shoqëruar nga katër balerinë dhe koreografja e njohur, Klaudia Pepa, artistja ka bërë një performancë shumë të nxehtë, e cila është pritur shumë mirë nga publiku. Madje ka marrë edhe shumë duartrokitje, ku nuk kanë munguar as flamujt shqiptarë që valviteshin në sallën e madhe të Eurovisionit. Tashmë të gjithë janë kurioz, nëse Ronela…
Marrja e vendimeve të mëdha është një pasuri e njerëzve që kanë zhvilluar shumë aftësitë e tyre dhe mund të menaxhojnë lehtësisht çdo ndryshim në jetën e tyre. Trajnerja e jetës dhe krijuesja e “Let It Be Easy”, Susie Moore shpjegon se pas këtyre njerëzve qëndrojnë tre zakone shumë specifike. A keni adoptuar disa ose të gjitha sa vijon? Pra, njerëzit që marrin lehtësisht vendime të rëndësishme: Ata e dinë mirë se çfarë duan të bëjnë në të ardhmen Versioni i ardhshëm i vetes supozon se ne kemi vendosur qëllime të qarta dhe shumë specifike. Ajo që ju ndihmon shumë në këtë rast është…
‘Sekret’ hap festivalin e madh muzikor, Ronela Hajati performon e para. Sonte do të mbahet live edicioni i 66-të i ‘Eurovizionit” ku do të konkurrojnë 17 vende, por vetëm 10 do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës. Ngjyra të ndryshme kulturore, elementë tradicionalë dhe moderne bëhen bashkë për të sjellë edhe njëherë për publikun, magjinë e festivalit më të madh muzikor në Europë. Pas 17 këngëve nga gjysmëfinalja e parë, do të shfaqet një pamje paraprake 1 minutëshe e dy prej pesë vendeve të parakualifikuara: Franca dhe Italia . Këto pamje paraprake janë regjistruar dje në provat…
Moderatorja Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj prej ditësh ndodhen në kontinentin amerikan ku kanë vizituar vende të ndryshme. Në një udhëtim vetëm me njëri-tjetrin, dyshja kanë ndarë në rrjetet sociale foto e video nga vizitat e tyre dhe ditëlindja e përbashkët në 7 maj. Ndërkohë ajo që ka marrë vëmendje ka qenë një postim i Arbanës në Kaliforni. “Le të shpërngulemi këtu!” -shkruan ajo duke etiketuar Eduartin. Kjo mund të jetë një formë e saj për të treguar se i ka pëlqyer shumë Kalifornia, por edhe një mundësi që në të ardhmen (ndoshta të largët) ata të…
Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi procesin e zgjedhjes së presidentit si një proces familjar të kryeministrit Rama. Gjatë një prononcimi për media në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit Berisha u shpreh se nuk ka ndodhur kurrë në histori që kryeministri dhe gruaja e tij të jenë pjesë e procesit të zgjedhjes së presidentit. “Të imagjinosh një president jo politik është një absurditet pasi post ii presidentit është qartësisht politik. Vërtet nuk është një post ekzekutiv, por është përfaqësues dhe politik. Çdo parashikim kundër këtij kriteri është i gabuar, i stisur dhe nonsense. Ka një deklaratë Partia Demokratike se…
Ekspertët e drejtësisë italiane do të përcaktojnë nëse i riu shqiptar që aksidentoi për vdekje italianin Enrico Occhini ishte nën efektin e drogës kur makina e tij goditi motorin e Occhinit apo jo. Eksperti i caktuar nga gjyqtarja hetuese Giulia Soldini do të ketë 30 ditë kohë për të kryer hetimet, ndërsa vendimi për shqiptarin pritet të jepet ditët e fundit të qershorit, kur të dëgjohet e gjithë ekspertiza. Në atë ditë të 31 korrikut 2020 në timonin e makinës përgjatë autostradës 73, ishte një i ri shqiptar, i cili akuzohet për vrasje në rrugë. Dilema që gjyqtari kërkon të…
Legjenda e Romës, Francesco Totti ka konfirmuar se mbrëmjen e 25 majit do jetë në Tiranë për finalen e Conference League. Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë. Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen Tottit, njërit prej lojtarëve më të mëdhenj që ka nxjerrë klubi kryeqytetas. “Mirë se vjen mbreti i Romës”, shkruan Rama. Kujtojmë se Roma dhe Feyenoord do përballen në 25 maj në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 21:00. Në kryeqytetin e Shqipërisë priten afro 90 mijë tifozë për këtë duel, me biletat që janë shitur sot në kohë rekord.
Publikohet foto e manjakut që u vendos në pranga sot nga policia e Shkodrës. Ai është Kolë Gecaj 30-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim 3 ditë më parë, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie me forcë me një grua si dhe i ka plagosur me thikë të birin. Publikohet foto e manjakut të arrestuar që terrorizonte gratë dhe Kolë Gecaj gjithashtu ka qenë i dënuar edhe më parë për ngecim seksual, posedim të lëndëve narkotike dhe vjedhje. Tre ditë më parë maniaku Gecaj ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë me një 48-vjeçare dhe në përleshje e sipër ka…