Author: tirana

Një automjet është shkrumbuar nga flakët në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ndërsa ende nuk dihen detajet e saj, pronësia dhe shkaqet e zjarrvënies.. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.

Read More

Performanca e djeshme e Ronela Hajatit ishte brilante, duke elektrizuar skenën e Eurovizionit në natën e parë gjysmëfinale. Megjithatë, edhe pse publiku e përkrahu shumë ajo nuk ia doli të shkonte deri në finale. Mirëpo, teksa performanca e saj duket se shkoi shumë mirë, këngëtares shqiptare i ka ndodhur edhe një situatë e sikletshme. Megjithëse i kishte flokët e kapura, gjatë performancës i kanë ngatërruar me mikrofonin. Ronela e menaxhoi mirë situatën teksa ngre flokët lart dhe rregullon mikrofonin duke vijuar me performancën. Ndërkohë, pas skualifikimit duke mos mundur të shkojë në finale, Ronela bëri një reagim ku tha se…

Read More

Rekursi i bërë nga ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka për heqjen e sekuestros nga 4 prona, si pjesë e hetimit pasuror që po kryhet ndaj tij u rrëzua nga apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. “Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Lefter Koka, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar“, sqarohet në njoftim. Mësohet se ish-Ministri Lefter Koka, i arrestuar për aferën e inceneratorëve, vijon në gjykata betejën për pasurinë e tij paralelisht me betejën penale penale. Me anë të rekursit të firmosur nga vetë Koka, ai i kërkon Gjykatës…

Read More

Nga Partia Socialiste është njoftuar sot se kryeministri Edi Rama së bashku me Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja do të zhvillojnë këtë paradite një konferencë për mediat e cila do të nisë në orën 10:00. “Nesër në 10.00 Kryetari Edi Rama do të zhvillojë një konferencë për mediat, së bashku me Ministrin Ulsi Manja, nga selia e PS”, njofton selia rozë. Mesa duket bëhet fjalë për një zhvillim të rëndësishëm por ende nuk dihet se për çfarë konkretisht. Kryeministri Edi Rama vjen nga Brukseli, ndërsa Manja do të lërë agjendën pikërisht për këtë konferencë. Ministri i Drejtësisë është parashikuar që të…

Read More

Në fshatin Shtaval në komunën e Sijenicës në Serbi, të martën më 10 maj, kanë nisur gërmimet për dyshimet për një varreze masive me trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media ka konfirmuar nisjen e gërmimeve. “Gërmimet kanë filluar pasi në fund të javës së kaluar, përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq janë siguruar imazhet satelitore, të cilat në ditët në vijim do të analizohen nga ekspertët, me qëllim të saktësimit të lokacionit të mundshëm të varrezës masive”, thuhet në njoftimin Qeverisë së Kosovës. Në ditën e…

Read More

Profesori dhe akademiku i njohur, Artan Fuga ka bërë një status në profilin e tij zyrtar në “Facebook” ku ka analizuar performancën e djeshme të Shqipërisë në “Eurovision” nga këngëtarja Ronela Hajati. Duke përfshirë edhe nota ironie, akademiku Fuga thekson: “Kombinim i lartë i postmodernes, klasikes dhe popullores. Sapo gjuha e trupit kërkon të çlirohet, i hedhin napën, i lidhin duart me litar, i veshin futën për të qëruar patate! Mos donin t’u nxirrte edhe ndonjë kafe në tabaka argjendi?” Postimi i Artan Fugës: Ouuu, bravo kjo Hajati në Eurovizion, ka bërë art, jo thjesht një këngë, shkallë e lartë…

Read More

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë pasagjerët e autobusit të linjës Berat-Athinë. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetases E. V., e cila udhëtonte si pasagjere në këtë autobus, është bërë e mundur gjetja e 10 pakove me lëndë të dyshuar narkotike, në 8 prej të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike heroinë(me peshë totale 4 kg e 160 gramë), ndërsa 2 pako kishin lëndë të dyshuar narkotike kokainë (me peshë totale 780 gramë.) Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve…

Read More

Më shumë mbetje njerëzore pritet të dalin nga liqein pranë Las Vegasit i cili është duke u tkurrur, të cilin mafia thuhet se e ka përdorur si një vend për hedhjen e trupave. Liqeni Mead bëri bujë javën e kaluar pasi një fuçi me mbetje skeletore u zbulua nga varkëtarët. Policia tha se trupi i pajetë ishte i një burri që ndoshta vdiq nga një plagë me armë zjarri, raportoi The Times. Këpucët e tij i bënë hetuesit të vlerësonin se trupi kishte qenë aty që nga mesi i viteve 1970 deri në fillim të viteve 1980. Detektivët po e…

Read More

Mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 21:00 do të luhet finalja e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit. Kjo përballje është caktuar të luhet në stadiumin “Olimpico” të Romës. Si bardhezinjtë, ashtu edhe zikaltërit kërkojnë fitoren për të siguruar trofeun e parë për këtë sezon. Ndërkohë, janë publikuar dhe formacionet e mundshme të kësaj sfide nga prestigjozia italiane “SportMediaset”.

Read More

Kryeministri Edi Rama do të shkojë sot në Bruksel ku do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell dhe Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Várhelyi. Të pranishëm do të jenë edhe presidenti malazez Milo Gjukanoviq, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryetari i Këshillit të Ministrave të BiH Zoran Tegelti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gervala Schëartz. Nga sa njofton “Blic”, Borrell është organizatori i darkës jo formale për ldierët e Ballkanit Perëndimor. Ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht se cilat mund të…

Read More

Rritja e vazhdueshme e çmimeve, sidomos atyre të ushqimeve rezulton se po rëndon buxhetin e familjeve çdo muaj e më shumë. Sipas vrojtimit të Besimit të Konsumatorëve të Bankës së Shqipërisë për muajin prill, shumica e familjeve kanë deklaruar se situata e tyre financiare është përkeqësuar gjatë 12 muajve të fundit. Familjeve u bëhet pyetja e mëposhtme: Si ka ndryshuar situata financiare e familjes suaj gjatë 12 muajve të fundit? Është përmirësuar shumëËshtë përmirësuarNuk ka ndryshuarËshtë keqësuarËshtë keqësuar shumëNuk e di Balanca e përgjigjeve për muajin prill 2022 është gati -17, që tregon se 17% më shumë familje mendojnë që…

Read More

DashiQielli të mërkurën nuk flet për telashe dhe as nuk ka ndonjë ogur negativ për dashurinë, por këtë duhet të përpiqeni ta shfrytëzoni maksimalisht. Në këtë periudhë favorizohen profesionistët e lirë. DemiNjë ditë veçanërisht e dobishme kjo e mërkurë 11 maj për të kuptuar se çfarë nuk shkon me partnerin tuaj. Për ata që kanë biznesin e tyre, është koha për të bërë projekte të reja. BinjakëtMund të emocionoheni për një person të panjohur që do të hasni. Nëse keni një biznes me të cilin angazhoheni, përpiquni t’i jepni gjithçka. GaforrjaGjërat duken mjaft të pasigurta në planin e dashurisë, ndoshta…

Read More