Nga Partia Socialiste është njoftuar sot se kryeministri Edi Rama së bashku me Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja do të zhvillojnë këtë paradite një konferencë për mediat e cila do të nisë në orën 10:00.
“Nesër në 10.00 Kryetari Edi Rama do të zhvillojë një konferencë për mediat, së bashku me Ministrin Ulsi Manja, nga selia e PS”, njofton selia rozë.
Mesa duket bëhet fjalë për një zhvillim të rëndësishëm por ende nuk dihet se për çfarë konkretisht. Kryeministri Edi Rama vjen nga Brukseli, ndërsa Manja do të lërë agjendën pikërisht për këtë konferencë.
Ministri i Drejtësisë është parashikuar që të ketë një seancë dëgjimore pikërisht në orën 10:00 në Komisionin e Ligjeve për kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm. Por për shkak të konferencës së selinë e PS, duket se ministri do të shtyjë paraqitjen e tij në seancën dëgjimore.
