Ish kryeministri Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Rama në një debat publik. “Unë kam kunat, Rama baxhanak, se njësoj janë. Kunati im s’ka marrë asnjë tender, i Ramës po. Të afërmit e mi s’kanë marrë asnjë tender, më gjeni një. E ftoj në një debat publik para jush dhe t’ja themi njëri tjetrit të gjitha”, tha Berisha. Kryeministri Edi Rama kërkoi sot publikisht nga organet e reja të drejtësisë që të hetohet ngjarja e “21 Janarit” dhe e “Gërdecit” të ndodhura gjatë qeverisjes së demokratëve. Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka dhënë përgjigje kërkesës së Ramës për këto çështje. Në një…
Author: tirana
Një turist francez është aksidentuar pak minuta më parë në fshatin Gjoçaj, njësia administrative Derjan, në aksin rrugor Kurbnesh-Dukagjin, teksa udhëtonte me mjetin e tij tip Defender. Banorë të fshati, të cilët mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes thanë se 70 vjeçari ka pësuar dëmtime në shpatull. Shumë shpejt është kërkuar tranpsortimi me helikopter por turisti, pas një bisede me ambasadën franceze është shprehur se nuk është e domosdoshme dërgimi i mjetit fluturues. Sakaq, spitali “Xhavit Mara” ka dērguar një ambulancë drejt fshatit malor. Banorë të fshatit Gjoçaj i janë gjendur pranë turistit dhe po e transportojnë drejt Burrelit.
Gjiganti rus i energjisë ”Gazprom” ka konfirmuar se më pak gaz po transportohet përmes Ukrainës në Evropë, pasi Kievi njoftoi se do të reduktojë sasinë për shkak të luftës. ”Gazprom’ do të dërgojë gazin rus në një sasi prej 72 milionë metra kub për tranzit përmes territorit të Ukrainës më 11 maj”, deklaroi zëdhënësi i kompanisë Sergei Kupriyanov, sipas agjencisë së lajmeve Interfax. Ky nivel paraqet një ulje të vëllimit të porosive prej 95,8 milionë metër kub një ditë më parë.
Aktivistja e të drejtave të njeriut në Krime dhe infermierja Iryna Danylovich, është zhdukur teksa kthehej nga puna në shtëpi në gadishullin e aneksuar nga Rusia më shumë se një javë më parë. Sipas asaj që bën me dije “CNN” Ajo nuk është parë që atëherë. Danylovich besohet të jetë arrestuar nga autoritetet ruse, por ata kanë refuzuar të thonë nëse, ku apo nga kush mbahet ajo. Nëpërmjet punës së saj si gazetare, Danylovich ka ekspozuar probleme në sistemin e kujdesit shëndetësor të Krimesë, përfshirë reagimin e saj ndaj pandemisë së koronavirusit. Ajo ka punuar për një sërë mediash ukrainase…
“Nëse merrem i pandehur do të mbroj të vërtetën”. Kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur se si do reagojë nëse SPAK do ta hetojë për akuzat e adresuara ndaj tij nga SHBA dhe kryeministri Rama. “Unë do mbroj të vërtetën të vërtetën, do zbatoj ligjin ligjin dhe vetëm ligjin në të gjithë jetën time”, u shpreh ish-kryeministri. Në përgjigje të thirrjeve të kryeministrit ndaj SPAK, ish kryeministri tha se Ramën e tmerron opozita e vërtetë që ka vendi sot. “Shpërthimet e skandaleve kanë bërë që Rama të humbasë arsyen, ka probleme psiqike, i trembur. Vendi sot ka opozitë të vërtetë…
Pas përfundimit të konferencës së mbajtur nga kryeministri Edi Rama për drejtësinë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh në një deklaratë për mediat se është vetë kreu i qeverisë ai që po i bën presion SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë. Në fjalën e saj, Tabaku kërkoi nga SPAK që të hetojë personat politikë në qeveri pasi, siç tha ajo, korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët. Kurse përsa i përket ligjit për investimet strategjike, Tabaku e konsideroi atë si një ligj që favorizon një grusht njerëzish. “Ky ligj po shkatërron pronën publike, po prish pasuri natyrore. Ky…
Udhëheqja e re e instaluar nga Rusia e rajonit ukrainas të Khersonit planifikon të bëjë një kërkesë zyrtare për t’u bërë pjesë e federatës ruse. “Autoritetet e rajonit Kherson do t’i bëjnë thirrje Presidentit të Rusisë me një kërkesë për të përfshirë rajonin në Rusi”, thuhet në një deklaratë në një kanal të ri Telegram, i cili duket se është i lidhur me administratën pro-ruse. Njoftimi u raportua menjëherë nga media shtetërore ruse. Apeli i atribuohet Kirill Stremousov, zëvendëskryetari i sapoemëruar i administratës ushtarako-civile në Kherson. Në fundjavë, Stremousov tha se “qytetarët që banojnë në rajonin Kherson do të kenë…
Pas kërkesës së bërë nga kryeministri Edi Rama ndaj SPAK që kjo e fundit të nisë hetimet për Sali Berishën shpalljes së tij “Non Grata” nga SHBA, ka ardhur dhe reagimi ish-kryeministrit. Në konferencën e mbajtur paraditen e sotme, Rama bëri sërish thirrje që të hetohet Sali Berisha, duke theksuar se nëse rezulton që nuk ka fakte për Berishën, vet ai do t’i kërkojë llogari për ish-kryeministrin. Por Berisha i është përgjigjur kreut të qeverisë duke thënë se ai është në panik të madh dhe po mundohet që të shmang vëmendjen nga problemi kryesor që është varfëria. Në një konferencë…
“Debati dhe kritika janë esenca e një shoqërie demokratike dhe pluraliste që respekton të drejtat e njeriut, por ato asnjëherë nuk mund ngrihen në bazë paragjykimesh duke shqetësuar grupe shoqërore”, kështu e cilëson Institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi monologun e datës 6 maj të gazetari Mustafa Nano në “Arnautistan”.Në këtë monolog Nano shprehet se e falura në rrugë duhet të ndalohet me ligj pasi këto rite fyejnë pjesën tjetëer të shoqërisë. Gjithashtu gazetari sjell në vëmendje një foto nga qyteti i Elbasanit teksa shihen gra besimtare që falen.Nano shprehet se “Unë mendoj se këto gra janë të poshtëruara…
Performanca e këngëtares shqiptare, Ronela Hajati në gjysmëfinalen e parë të Eurovision Song Contest 2022 nuk ka kaluar pa marrë edhe vëmendjen e “BBC”. Në profilin e tyre zyrtar në “Twitter”, prestigjozia britanike ka shpërndarë një pjesë e performancës së këngëtares shqiptare teksa tund kokën. “Kur taksi vjen në 5 dhe ju ende keni nevojë t’i thani flokët e juaja. #Albania🇦🇱 #Eurovision”, ka shkruar BBC 3 në Twitter. Kujtojmë që Ronela nuk ia doli të shkonte në finale dhe pse është vlerësuar si një ndër këngët më të dëgjuara të këtij viti. When the taxi's arriving in 5, and you…
U përfol se klubi madhështor italian i Milanit do të blihej nga një fond investimesh në Bahrein i quajtur Investcorp. Megjithatë, këto thashetheme janë zbehur ditët e fundit. Nga ana e tij, Milani dhe pronari aktual i tij nuk e ka konfirmuar asnjëherë deri më tani një informacion të tillë. Presidenti i kuqezinjve thotë se Lombardët janë vërtet objekt i dy ofertave për momentin, pa zbuluar identitetin e blerësve të mundshëm. “E kuptoj që janë dy oferta dhe duhet kohë për të përfunduar perimetrin, për t’i kuptuar mirë dhe për t’i krahasuar” , tha Paolo Scaroni për mediat italiane të…
Plot 46 mijë euro i janë grabitur një 90-vjeçari në Greqi, i cili ra pre e mashtrimit nëpërmjet telefonit. Ngjarja në fjalë ndodhi në Veria të Greqisë, ku një emigrant bullgar i moshës 36 vjeç ka telefonuar të moshuarin dhe i ka thënë se e bija është lënduar rëndë dhe se duhet të operohet menjëherë, e për këtë duheshin 46 mijë euro. Burime policore në Greqi bëjnë me dije se mashtrimi ka ndodhur në mesin e muajit prill, kur një person i panjohur duke pretenduar se është mjek ka telefonuar plakun 90-vjeçar, duke e bindur atë të dorëzojë paratë për…