Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“E falura në rrugë duhet ndaluar”, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi kritikon Muç Nanon: Paragjykime shqetësuese

12:53 / May 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 05 11 at 12.30.46 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Debati dhe kritika janë esenca e një shoqërie demokratike dhe pluraliste që respekton të drejtat e njeriut, por ato asnjëherë nuk mund ngrihen në bazë paragjykimesh duke shqetësuar grupe shoqërore”, kështu e cilëson Institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi monologun e datës 6 maj të gazetari Mustafa Nano në “Arnautistan”.

Në këtë monolog Nano shprehet se e falura në rrugë duhet të ndalohet me ligj pasi këto rite fyejnë pjesën tjetëer të shoqërisë. Gjithashtu gazetari sjell në vëmendje një foto nga qyteti i Elbasanit teksa shihen gra besimtare që falen.

Nano shprehet se “Unë mendoj se këto gra janë të poshtëruara dhe këtë gjë e mendoj gjithë ditën e ditës”.

Në lidhje me këtë përmbajtje, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi vlerëson nevojën e vetëpërmbajtjes dhe shmangies së termave “dhunë fetare” apo “përçarje”, referuar rasteve të kryerjes së riteve fetare në sheshe publike, apo të ekspozimit publik të besimit fetar. (Shih monologun)

Deklaratë për mediat

Institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi u sinjalizua nga anëtarë të Komunitetit Mysliman për përmbajtje shqetësuese në Monologun e datës 6 maj, në emisionin Arnautistan, në MCN Tv.

Duke vlerësuar rëndësinë e lirisë së shprehjes, si edhe të ndërgjegjes dhe lirinë e besimit në shoqërinë tonë të garantuara në Kushtetutën e Shqipërisë, Komisioneri vlerëson nevojën e vetëpërmbajtjes dhe shmangies së termave “dhunë fetare” apo “përçarje”, referuar rasteve të kryerjes së riteve fetare në sheshe publike, apo të ekspozimit publik të besimit fetar.

Krahasimi i kryerjes së riteve fetare të çfarëdolloj besimi, me terma që nxisin perceptime negative kundrejt ushtrimit të lirisë së besimit, nuk ndihmon frymën e tolerancës dhe bashkëjetesës që Kushtetuta mëkon.Përdorimi i mjeteve të komunikimit në masë, me shtrirje të gjërë në audiencë dhe ngritja e shqetësimeve me interes publik kërkon dialog, mirëkuptim dhe qasje përfshirëse, jo krahasime negative, përgjithësime, stereotipizime apo stigmatizime.

Debati dhe kritika janë esenca e një shoqërie demokratike dhe pluraliste që respekton të drejtat e njeriut, por ato asnjëherë nuk mund ngrihen në bazë paragjykimesh duke shqetësuar grupe shoqërore.Institucioni i Komisionierit për Mbrojtjen nga Diskriminimi garanton të gjithë qytetarët se i ndjek me vëmendje të gjitha shqetësimet e sinjalizuara në adresat tona zyrtare.

Untitled 42

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.