Author: tirana

Kryeministri i vendit, Edi Rama dha disa qëndrime lidhur me funksionimin e drejtësisë në Shqipëri dhe Reformës që është ndërmarrë në të. Gjithashtu, kreu i qeverisë bëri një paralajmërim të fortë, ku tha se do të ketë kallëzime në SPAK edhe për kryebashkiakë socialistë, që sipas tij i ka kapur Njësia anti-korrupsion. “Shumë shpejt do ketë kallëzime në SPAK për kryetarë bashkie të PS-së nga Njësia Anti Korrupsion. Ne bëjmë punën tonë. Çfarë kallëzimi duhet të bëjmë ne? Njësia Anti korrupsion bën kallëzime në kuadër të veprimtarisë së vet. Nuk mund të bëjmë ne kallëzime për politikanët kundërshtarë. i kemi…

Read More

Para pak çastesh, sheshi “Skënderbej” në Tiranë u kthye i gjithi nën sundimin e tymit çka krijoi jo pak shqetësim tek qytetarët që ndodheshin aty. Megjithatë, më vonë u mor vesh se e gjitha ishte shkaktuar nga një flakadan. Një ndeshje volejbolli mes gjimnazistëve e cila do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej” bëri që disa prej tyre të ndiznin flakadanë duke dashur të krijojnë atmosferë. Në një video të siguruar nga Abcnews.al duken pamjet e sheshit të mbuluar nga tymi.

Read More

Zyra e ish-kryeministrit Sali Berisha njoftoi pak më parë se sot në orën 12:30, ky i fundit do të mbajë një konferencë për mediat. Kjo konferencë vjen direkt pas deklaratave të bëra këtë paradite nga kryeministri Edi Ram, i cili kërkoi hetim për personat non grata udke i’u referuar Berishës. Ende nuk dihet saktësisht se çfarë do të komunikohet në këtë konferencë, si dhe mbetet të shihet nëse Berisha do t’i përgjigjet sulmeve të sotme të Ramës.

Read More

I pranishëm në konferencën e sotme për shtyp krahë kryeministrit Edi Rama, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se nuk mund të rrezikohen aspiratat e shqiptarëve për drejtësi të pavarur për shkak sepse drejtësia e re heziton të kryejë funksionet kushtetuese dhe ligjore. Mes të tjerash, Manja tha se do të vazhdojnë të ngrenë zërin dhe të kërkojnë rezultate nga reforma në drejtësi, pasi kjo e fundit duhet t’i kthejë përgjigje qytetarëve sepse ata kanë nevojë të dëgjojnë vetëm të vërtetat. “Kushtetuta dhe ligji i ka garantuar pavarësinë, trajtimin financiar por nuk ndërhyjmë në pavarësinë e tyre. Tani është koha,…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me makinë nga një polic. Sipas asaj që njoftojnë mediat italiane, polici 28-vjeçar është vënë në pranga pas ngjarjes. Ai ishte me detyrë në Komisariatin e Policisë Treviso. Në momentin e aksidentit, 17-vjeçari po lëvizte me skuter. Ai quhej Davide Pavan dhe jetonte në qytetin fqinj, Morgano. Ndërkohë, “Ansa” shkruan se polici pas testit të alkoolit, rezultoi se kishte një përqindje më të lartë se ajo që është e parashikuar me ligj për drejtuesit e makinave.

Read More

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, kryeministri Edi Rama qartësoi edhe thirrjen që ai ka bërë ndaj SPAK për të hetuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Rama u shpreh sot se ka kërkuar hetim për Berishën pas shpalljes së tij “non grata” nga DASH dhe akuzave të cilat ai i quan më të rëndat ndaj një ish- kryeministri. Sipas kreut të qeverisë, drejtësia e re e vendosur me mbështetjen e SHBA-ve nuk mund të vihet në pikëpyetje. “Ça ka të kërkosh hetimin një ish presidenti, ish kryeministri të shpallur non grata me akuza që lidhem me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi. Dhe…

Read More

Policia e Beratit ka arrestuar një 38-vjeçar i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. I arrestuari rezulton se është dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Njoftimi i policisë: Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Sh., 38 vjeç, banues në Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”), pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Read More

Ka nisur konferenca për shtyp e njoftuar nga Partia Socialiste, ku kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, do të flasin në lidhje me sistemin në Drejtësi në vend. I pari që mori fjalën ishte kreu i qeverisë, i cili tha është e nevojshme që SPAK të hetojë të gjithë politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. “Disa të tjerë e kanë komentuar si presion, apo përpjekje për të fshehur problemet. Për mua më e rëndësishmja është që ky diskutim të bëhet. SPAK mbush tre vjet dhe vettingu edhe pak javë mbush 5 vjet. Dhe për pak…

Read More

Tashmë është zyrtare, pas Tiranës këtë vit, vendi i përcaktuar për zhvillimin e finales së edicionit të ardhshëm të Ligës së Konferencës do të jetë Praga, në Çeki. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mori vendimin që finalja e kësaj gare për sezonin 2022/2023 të zhvillohet në kryeqytetin çek, Pragë, në stadiumin “Eden Arena” më 7 qershor 2023.

Read More

Policia e Gjirokastrës ka vënë nën hetim një 45-vjeçar në Gjirokastëri cili akuzohet për kundërshtim të një policeje e cila ka qenë duke ushtruar detyrën. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, në ngarkim të shtetasit A. P., 45 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, pasi në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, ka kundërshtuar një punonjëse policie, gjatë kryerjes së detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë. Vijojnë hetimet në lidhje me rastin.

Read More

Nga sa bn me dije ministria palestineze e shëndetësisë, forcat izraelite kanë vrarë gazetaren e Al Jazeera, Shireen Abu Akleh në Bregun Perëndimor të pushtuar. Ajo u qëllua për vdekje me një plumb të mërkurën ndërsa mbulonte bastisjet izraelite në qytetin e Jeninit dhe u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike, sipas ministrisë dhe gazetarëve të Al Jazeera. Sipas ministrisë, ajo u deklarua e vdekur në spital. Rrethanat e vdekjes së saj nuk ishin të qarta, por videot e incidentit tregojnë se Abu Akleh u qëllua në kokë, tha Nida Ibrahim nga Al Jazeera. “Ajo që ne dimë…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Zëvendëspresidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE, Azay Guliyev. Në takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Prezencës së OSBE-në nëShqipëri, Ambasadori Vincenzo Del Monaco. Kryetarja Nikolla nënvizoi se në 25-vjetorin e Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Shqipëriavlerëson rolin e Asamblesë Parlamentare në nxitjen e dialogut dhe forcimin e sigurisëgjithëpërfshirëse. “OSBE-ja është një organizatë me rëndësi vendimtare për sigurinë evropiane e më gjerë. Kuvendi i Shqipërisë përgëzon qëndrimin parimor të AP në lidhje me Ukrainën dhe, bashkë me aleatët tanë, qëndrojmë fort përkrah Ukrainës dhe kontribuojmë, politikisht e praktikisht, që në Ukrainë të kthehet paqja dhe liria. Gjithashtu, ne po bashkëpunojmë me OSBE-në për të përshpejtuar e avancuar proceset demokratike dhe integrimin në BE, me fokus të veçantëreformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi, për të garantuar zhvillimin, demokratizimin, europianizimin e paqen, në rajon e më gjerë. Shqipëria, nga një vend që konsumonte siguri, ështëbërë një vend që prodhon siguri e zhvillim. Dëshmi e kësaj ishte Kryesimi i OSBE-së ngaShqipëria në vitin 2020.”, theksoi Kryetarja e Kuvendit,Lindita Nikolla. Nikolla vlerësoi gjithashtu rolin dhe kontributin aktiv të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, për të të mbështetur reformat demokratizuese dhe integruese si edhe përmes zbatimit të projektevenë fushën e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut, medias, barazisë gjinore, etj. Shqipëria do tëvazhdojë të përkrahë Agjendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, sinjë investim për paqe më afatgjatë e të qëndrueshme. Zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Azay Guliyev, falenderoi KryetarenNikolla për vlerësimin e bashkëpunimit të Shqipërisë dhe Kuvendit me OSBE-në dhe AsamblenëParlamentare. Guliyev vlerësoi lidershipin e Kryetares Nikolla në krijimin e atomosferëspozitive për mirëkuptim e dialog në Kuvend, për avancimin e reformës zgjedhore dhe reformës nëdrejtësi. Zëvëndëspresidenti Guliyev vlerësoi si mjaft mbresëlënëse arritjet e Shqipërisë nëprocesin e integrimit evropian, kontributin në bashkëpunimin dhe stabilitetin në rajon si edheprogresin shumë të dukshëm në barazinë gjinore dhe përfaqësimin gjinor në jetën politike e parlamentare dhe institucionet. Asambleja Parlamentare e OSBE-së do të vazhdojë tëbashkëpunojë me Kuvendin e Shqipërisë për avancimin e reformave dhe prioritetet e tjera tëagjendës së Kuvendit.

Read More