Author: tirana

Sa herë blini rroba, duhet t’i lani para se t’i vishni, pavarësisht nëse i keni blerë në një dyqan, në internet apo të dorës së dytë. Veshja e re, përveç gjurmëve të duarve, mund të ketë edhe gjurmë të përbërjeve kimike me të cilat janë trajtuar rrobat për të pasur një ngjyrë të caktuar, gjë që mund të shkaktojë acarim të lëkurës. Kur bëhet fjalë për rrobat e përdorura, ato lahen patjetër para se të dalin në shitje. Tregtarët e ndërgjegjshëm kryesisht sigurohen që produkti të plotësojë të gjitha standardet e nevojshme të higjienës. Megjithatë, ekspertët e Feng Shui besojnë…

Read More

Në një dalje të disa ditëve më parë, Kryeministri aktual, duket sikur u ankua për organet e reja të drejtësisë, SPAK apo BKH, organe këto të lindura nga nisma e drejpërdrejtë e SHBA-së dhe BE-së. Publiku dhe analistët, siç ndodh shpesh, e gjykuan në mënyra të ndryshme këtë fjalë, duke u rreshtuar përkrah, apo kundër tij. Kryeministri, e thelloi këtë kritikë akoma edhe sot, duke precizuar se, as në shqip dhe as në anglisht, nuk mund ta mësojnë atë, për gjëra të këtij lloji. Çfarë nuk kuptoi, ai që për një kritik të rreptë, duket se po imiton Berishën, me…

Read More

Finalizohet operacioni policor i koduar “Messina”, në kuadër të të cilit u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. “Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit: Elion Pojani, 36 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Italisë e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kërcënime dhe lëndime që shkaktojnë vdekjen”, thuhet në njoftimin e…

Read More

Ish deputeti socialist Dritan Bici ka komentuar performancën e përfaqësueses shqiptare në Eurovizion Ronela Hajati. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Bici i drejtohet dy këngëtareve Hajati dhe Enca.  Veç të tjerash, ai i rikthehet edhe nostalgjisë për vitet e komunizmit. “Pse ti Enca e di veten artiste?Ju dilni në skenë apo ca klipe sa për të ekspozuar trupin tuaj,pastaj jeni në pritje të pazarit.Pastaj me lekët që bëni me shitjen e trupit ndërtoni marketingun elektronik,bëni klipe ekstravagante.Artistët e vërtetë po vdesin në mjerim, ashtu si kanë vdekur piktorët e mëdhenj,muzikantët e famshëm. Të paktën ne që kemi jetuar edhe vitet…

Read More

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka kërkuar që SPAK të nisë hetimet për dhënien e statusit të “investitorit strategjik” ndaj “Manastir Resort” 50% e së cilës, sipas Shehajt zotërohet nga djali i xhaxhait të ish ministrit Damian Gjiknuri i cili aktualisht është numri 2 i PS. Shehaj shkruan në rrjetin e tij social, se afera korruptive thellohej edhe më shumë për faktin se “Manastir Resort” do të ndërtohej pranë parkut Kombëtar të Butrintit. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, i cilëson shpifje akuzat e deputetit të PD Agron Shehaj se familjarë të tij janë shpallur investitorë strategjik në parkun…

Read More

Punimet për zgjerimin e një rruge në Pyllin e Sodës në Vlorë kanë nxjerrë në pah eshtrat e një njeriut. Panorama.al ka sjellë edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa raportohet se mbetjet kockore janë gjetur nga punëtorët. Eshtrat janë gjetur nga punonjësit e një firme që po kryejnë punime në atë zonë. Menjëherë është lajmëruar policia qe ka bere rrethimin e zonës, ndërsa pritet që eshtrat te nisen për ekspertim drejt Tiranës.

Read More

71 kandidatë për deputetë dhe kryetarë bashkie, kandidatë për funksione të rëndësishme dhe zyrtarë që kanë aplikuar për rritje në detyrë, kanë rezultuar me dosje si bashkëpunëtorë të ish Sigurimit të Shtetit, punonjës të ish Sigurimit dhe anëtarë të strukturave gjykuese në proceset politike të regjimit komunist. Nga viti 2017 deri në fund të vitit 2021, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, i njohur ndryshme si Komisioni i Dosjeve, ka verifikuar 2.189 kandidatë përpara zgjedhjes, emërimit dhe ngritjes në detyrë, nga të cilët 2.118 kanë rezultuar të pastër dhe 71 të lidhur me ish Sigurimin e…

Read More

Një aplikacion i ri telefonik i cili u ofron përdoruesve një avatar dixhital pa pagesë, po bën fotografi me cilësi të njohjes së fytyrës dhe po i dërgon ato në Moskë, duke shkaktuar shqetësime të mëdha brenda komunitetit të sigurisë kibernetike. Ekspertët kanë bërë me dije se dhjetëra mijëra njerëz i kanë ngarkuar tashmë fotografitë e tyre në serverët e aplikacionit New Profile Pic në këmbim të avatarit falas. Megjithatë, shumë nuk janë në dijeni se kompania pas aplikacionit, Linerock Investments, është e bazuar në një kompleks apartamentesh me pamje nga lumi Moskë, pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë dhe…

Read More

I penduari Ervis Bardhi ka dëshmuar në procesin ndaj Ardian Capjes e të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në vitin 2012. Në seancë, Bardhi dha detaje nga mënyra se si ishte njohur me Gentian Beqirin në qelitë e burgut të Peqinit, në krijimin e miqësisë me të dhe vizitat e herëpashershme në shtëpinë e Beqirit, marrjen e porosisë për ekzekutimin e tij nga Ardian e Florenc Capja deri në ditën e ekzekutimit. Deklarimet e tij para gjykatës Ervis Bardhi e nisi duke i kërkuar ndjesë nënës së Gentian Beqirit. Ai ka theksuar se Etjen Canin…

Read More

Apeli i GJKKO ka konfirmuar konfiskimin e nëntë pasurive të Dedë Pjetrit dhe familjarëve të tij, duke i kaluar në pronësi të shtetit. Vendimi është marrë ditën e sotme për pronat e Pjetrit dhe të afërmve të tij, 3 ara, 4 troje dhe 2 njësi banimi. Pjetri ishte pjesë e grupit të Valentin Selajt, i cili u arrestua në nëntor të 2017 ,gjatë një operacioni antidrogë në Firence, i cilësuar si koka e trafikut të kokainës dhe heroinës nga Holanda në Itali.

Read More

Pushtimi rus i Ukrainës ka bërë që thuajse e gjithë bota të jetë solidare për ndaj këtij vendi në këtë luftë të paprovokuar nga Vladimir Putin. Kjo ka bërë që në Ukrainë të hidhet ideja e krijimit të një fanelle të re për të falënderuar të gjithë kombet që i janë gjendur pranë popullit ukrainas në këto momente të vështira. Bëhet fjalë për një fanellë ku shfaqet harta e Ukrainës me kufijtë të vijëzuar nga flamujt e të gjitha vendeve që kanë ndihmuar vendin dhe këtu përfshihen edhe flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa në qendër të hartës së Ukrainës…

Read More

Një gazetare e njohur e rrjetit të Katarit, Al Jazeera është qëlluar sot për vdekje gjatë bastisjes së ushtrisë izraelite në një kamp palestinez, për të cilën agjencia tha se është qëlluar në fytyrë nga snajperi i ushtrisë. Gazetarja e njohur me origjinë palestineze 51 vjeçarja Shireen Abu Akleh, që ishte gjithashtu qytetare amerikane, u vra gjatë sulmit të ushtrisë në qytetin e pushtuar të Jenin mengjesin e të mërkurës. Al Jazeera tha se krimi u krye nga forcat izraelite të sigurisë, të cilat thanë se po hetojnë për mundësinë e goditjes së gazetarëve nga sulmues palestinas. Një tjetër gazetar…

Read More