Nisin kufizimet e shitjes të vajit për konsumatorin nga supermarketet. Në kryeqytet në disa pika supermarketesh të pyetura nga “Monitor” nuk lejohej shitja e vajit më tepër se 5 litra për konsumator. Kufizimit e tregtimit kishin nisur prej pak ditësh. Në një pikë tjetër të tregtimit të mallrave ushqimore, sasia e kufizuar e blerjes të vajit të lulediellit ishte deri në 6 litra. Situata është e ngjashme edhe në rrethe. Konsumatorë nga qytete të Librazhdit dhe Elbasanit të pyetur nga “Monitor” thanë se në disa supermarkete prej 1 jave nuk mund të blejnë më shumë se 6 litra vaj luledielli,…
Author: tirana
Vëzhguesit e qiellit në të gjithë Amerikën dhe në një pjesë të Evropës dhe Afrikës do të kenë mundësinë të shohin një spektakël gjatë natës, në 15 dhe 16 maj. Një eklips hënor afatgjatë, gjatë së cilit hëna e plotë do të eklipsohet plotësisht nga Toka, duke i dhënë sipërfaqes hënore nuancat e ngjyrës së kuqe të thellë. Ky eklips është i veçantë, pasi do të jetë një nga më të gjatit të dekadës, i cili do të zgjasë për gati 1 orë e gjysmë.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit. Korrespondenti i Panorama.al bën me dije se si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të plagosur disa persona. Në bazë të informacioneve paraprake raportohet për një prej të plagosurve në gjendje të rëndë. Policia dhe autoambulanca po shkojnë me urgjencë drejt vendngjarjes. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Teksa ushtria ruse është tërhequr nga pjesa më e madhe e territorit ukrainas, duke u përqëndruar në lindje, Kievi zyrtar ka nisur ‘gjuetinë’ e tradhtarëve të luftës. Tabloidi britanik “The Sun” raporton se shërbimi informativ dhe forcat speciale të Ukrainës kanë nisur një operacion për identifikimin dhe arrestimin e të gjithëve atyre që kanë ndihmuar duke u dhënë informacion, por po ashtu edhe me armë e forma të tjera, ushtrinë ruse gjatë luftës. Një ndër të parat që ka rënë në ‘rrjetë’ ka qenë kryetarja e një fshati në afërsi të Kievit, e cila akuzohet se informonte ushtrinë e Putinit…
Dashi Disa marrëdhënie do t’ju bezdisin dhe do t’ju rëndojnë kur thjesht nuk jeni në humor për t’u marrë me këdo që është i ngeshëm për të menduar ose vendosur. Mbajeni për vete nëse jeni në humor të keq ose jeni të mërzitur për diçka. Disa njerëz do të pyesin veten se çfarë kanë bërë për t’ju mërzitur. Demi Një blerje e shtrenjtë do të sjellë keqardhje. Do doni ta blini, por do stepeni. Do kërkoni miratim. Në fund, nëse vendosni për po, do të keni me vete arsyetimin se do t`i rritet vlera në të ardhmen. Binjakët Ndonjëherë do…
Një 63-vjeçar me iniciale G.Xh. është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në malin Shashicë, në Vlorë. Policia bën me dije se 63-vjeçari është konstatuar i pajetë nga pronari i stanit ku ishte punësuar si bari. Sipas informacioneve paraprake, nga këqyrja paraprake në trupin e bariut nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. Njoftimi i policisë Më datë 11.05.2022, në një stan, në malin Shashicë, është gjetur nga shtetasi A. Z., pronari i stanit ku ishte punësuar, pa shenja jete shtetasi G. Xh., 63 vjeç,banues në Kaninë. Nga këqyrja paraprake nuk janë…
Kryeministri Edi Rama është takuar mbrëmjen e sotme me shefin e diplomacisë europiane, njëherazi zv/presidenti i Komisionit Europian Josep Borrell në Bruksel. Rama ka ndarë një foto ku shfaqet duke shtrënguar duart me Borrell, teksa të dy buzëqeshin. “Bruksel – Me Josep Borrell, Shefin e Diplomacisë Europiane dhe Zv.Presidentin e Komisionit Europian”, shkruan Rama.
Në orën 21:00, në stadiumin Olimpico të Romës do të luhet finalja e Kupës së Italisë midis Juventusit dhe Interit. Sfida e sotshme i parashikon të gjitha ngjarjet, “luftë”, agresivitet, spektakël, gola dhe raste të shumta. Sfidat ndërmjet këtyre dy ekipeve gjithmonë kanë qënë të mrekullueshme, dhe sot në stadiumin e mbushur deri në stolin e fundit, pritet t’i dhurojë të gjitha. Formacionet zyrtare: JUVENTUS (4-2-3-1): Perin; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Zakaria, Rabiot; Cuadrado, Dybala, Bernardeschi; Vlahovic. Trajner: Allegri. INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, D’Ambrosio; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro Martinez, Dzeko. Trajner: Inzaghi./ h.ll./albeu.com
Në një kohë që socialistët kanë nisur procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit që do të pasojë Ilir Metën, katër personalitete të njohura të PS janë mbledhur sëbashku. Ish-Presidenti Rexhep Mejdani, ish-kryeministri Ylli Bufi, ish-ministri Ethem Ruka dhe ish-ministri Sherif Bundo kanë drekuar në një nga lokalet e kryeqytetit. “Zini miq të rinj, por mos harroni miqtë e vjetër! Me ish-Presidentin Prof.Dr. Rexhep Meidani, ish-kryeministrin Ylli Bufi dhe Prof. Dr. Sherif Bundo”, shkruan ish-ministri i Arsimit Ethem Ruka.
Autobusi i aksidentit në Lanë, që fatmirësisht nuk solli të lënduar rëndë, do të zhvendoset përkohësisht për t’u kthyer më pas si instalacion. Lajmin e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili pak kohë më parë hapi dhe një sondazh në rrjetet sociale për këtë temë, pas komenteve të cilat sugjeronin një instalacion në vend të zhvendosjes së autobusit.“Ne do ta zhvendosim përkohësisht, që ta meremetojmë, dhe do të kthehet në një hapësirë artistike, në një hapësirë që simbolizon një sensibilizim se duhet “me pas mendjen në timon”. Do të kemi një instilacion aty,” u shpreh…
Një ngjarje e pesë viteve më parë që ka protagonistë dy aktorët vlonjatë Romeo dhe Donald Veshaj, rikthehet sërish në vëmendje për shqyrtim në gjykatë. Dy vëllezërit Veshaj, fytyra të njohura të ekranit, rezultojnë prej disa vitesh në përballje me drejtësinë. Kjo pasi në vitin 2017, ata janë dënuar nga Gjykata e Vlorës për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim (Neni 88/1 e 25 i Kodit Penal). Përballë një vendimi të butë të dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit, ku dy vëllezërit vijonin të lirë dhe apelit të Prokurorisë, shkalla e dytë e la në…
Në datat 17-18-19 qershor në vendin tonë të organizohet takimi i botës automotive. Lajmi është bërë me dije nga kreu i qeverisë Edi Rama. Ai shkruan në një status në rrjetet sociale se ky takim do të sjellë risi dhe teknologji moderne të ditëve të sotme deri te nostalgjia e viteve më të largëta. “17-18-19 Qershor në Shqipëri organizohet takimi i shumëpritur i botës automotive. Nga risitë e teknologjia moderne e ditëve të sotme, deri tek nostalgjia ndër viteve të largëta”, shkruan Rama.