Author: tirana

Nuk ka asnjë procedim të regjistruar në emër të Ilir Metës apo Sali Berishës lidhur me dosjet e shumëpërfolura të ‘CEZ-DIA’, ‘21 janari’ apo ‘Gërdeci’. Euronews Albania iu drejtua zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme dhe e pyeti nëse ka një hetim për ngjarjen e 21 janarit 2011 ku në bulevard u vranë 4 protestues të opozitës. Përgjigjja zyrtare e SPAK ishte se nuk po e heton për këtë çështje. Edhe për dosjen CEZ-DIA, i vetmi person ende në burg është biznesmeni Kastriot Ismailaj, pronari i kopanisë DIA. Në 2009 prokuroria kushte kapur një përgjim mes tij dhe Ilir Metës, ku supozohej…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur se nëse Ukraina do të ishte antarësuar në NATO më herët, sot nuk do të kishte luftë. “Nëse Ukraina do të kishte qenë pjesë e NATO-s para luftës, nuk do të kishte pasur luftë”, u tha ai studentëve në Institutin e Studimeve Politike në Paris, ndërsa fliste përmes një video-konference. Zelensky tha gjithashtu se vendi i tij është gati për të zhvilluar negociata “për sa kohë që nuk është shumë vonë”, raporton CNN. “Me çdo Bucha të re, me çdo Mariupol të ri, me çdo qytet të ri ku ka dhjetëra të vdekur,…

Read More

Mbas performancës së djeshme në Eurovision të këngëtares shqiptare, Ronela Hajati, vjen reagimi i swaj i parë në rrjetet sociale. Hajati është shprehur se e merritonim një finnale dhe se dje kishte dalë për të pirë për të harruar gjithcka. Ronela Hajati: Ende nuk e kam parë, sepse nuk mundem. Dje dola për të pirë, për të harruar dhe kjo ndodhi! Plus performanca e “Sekret” është 1 milion! Ende e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, sepse e merituam këtë finale, por Zoti i di gjërat më mirë! Ju dua!

Read More

Në Tiranë, kryeministri Edi Rama i bëri sërish thirrje SPAK-ut që të hetojë ish kryeministrin Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga SHBA-të për “korrupsion madhor”, e po ashtu dhe gjyqtarët e prokurorët e përjashtuar nga procesi i vettingut. Ai hodhi poshtë kritikat se po i bënte presion politik drejtësisë, duke theksuar se deri tani SPAK ka hetuar dhe akuzuar pa asnjë pengesë shumë ish funksionarë socialistë. Pas debateve të shumta që shoqëruan dy fjalime të tij në forumet socialiste me sulme të forta ndaj SPAK-ut, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, zgjodhi sot sërish…

Read More

Ekipi i televizionit kinez Phoenix kanë regjistruar momentin e shkatërrimit të një tanku rus, gjashtë kilometra larg korridorit humanitar në Mariupol. Gazetarët raportuan shkatërrimin e tankut rus gjatë lëvizjes së tyre nga Ukraina lindore në Mariupol më 6 maj. Ngjarja ka ndodhur në drejtim të Azovstal. Në fakt, shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa dhjetëra pjesë të tankut u hodhën lart në ajër. Nuk dihet ende se sa ushtarë rusë u vranë në shpërthim dhe nuk dihet nëse sulmi ishte nga toka apo nga ajri. Chinese TV crew captures Russian tank turret going rocketing into the sky. A design flaw…

Read More

Ministria e Arsimit ka miratuar strukturën e re të vitit shkollor 2022-2023, ku janë parashikuar një javë më shumë pushime sesa viti aktual që është drejt mbylljes. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në një publikim në rrjete sociale bëri të ditur se për arsimin 9-vjeçar vjen një ndryshim në numrin e ditëve të pushimit pas periudhës së dytë mësimore. “Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023. Në këto ditë nxënësit do…

Read More

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar fjalët se Presidenti në ikje, Ilir Meta, mund të kandidojë për Kryetar Bashkie në Tirane. Në një intervistë për Report TV, Veliaj deklaroi se Ilir Meta nuk e ka guximin që të kandidojë perballe tij. “Nuk besoj se ia mban, por nëse ia mban, do të ishte një betejë shumë e mirëpritur. E mirëpres”, theksoi Veliaj. Kryebashkiaku tha se Tirana nuk ka asnjë minutë për të humbur. “Qyteti duhet të vazhdojë progresin dhe të mos kthehemi mbrapsht, dhe të mos humbasim ansjë minutë kohë për punët që kemi nisur dhe për të mbaruar shumë prej…

Read More

Qeveria ka vendosur që t’u dalë garant në kredimarrje të gjitha kompanive të mëdha që importojnë ushqime nga jashtë për të furnizuar tregun vendas. Përmes një ndryshimi të miratuar sot në Aktin Normativ të disa javëve më parë, sipas të cilit funksionon edhe Bordi i Transparencës për Ushqimet, qeveria i del garant këtyre kompanive përmes kredive sovrane në rastet kur duhet që të financojnë operacionet e tyre tregtare. Ndryshimi i sotëm parashikon situatën kur kompanive iu duhet që të mbajnë rezerva ushqimore deri në tre muaj për të garantuar furnizimin pa ndërprerje të tregut. Neni 2 i Aktit Normativ, ishte:…

Read More

Me vendimin në Këshillin e Ministrave qeveria do të dëmshpërblejë Mustafa Laçin, i cili ka humbur bashkëshorten në shpërthimin e Gërdecit. Në “Fletoren zyrtare” thuhet se qeveria do të dëmshpërblejë me shumën 10.500 (dhjetë mijë e pesëqind) euro Mustafa Laçin për mbulimin e dëmit jopasuror dhe kosto e shpenzime, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme. Mustafa Laç e dërgoi çështjen në Strasburg. Punëtor i fabrikës famëkeqe të demontimit të armëve në Gërdec, ka fituar përballjen me shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut. Mustafa Laçi humbi gruan në këtë tragjedi dhe kërkoi të drejtën nga shteti shqiptar, por…

Read More

Njohësit e politikave të Bashkimit Evropian thonë se propozimi i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për krijimin e një organizate të re politike me qëllim të bashkimit të vendeve që ndajnë vlerat e BE-së, por që nuk janë pjesë e bllokut, është një përpjekje e tij për ndaluar zgjerimin e BE-së. Toby Vogel, analist dhe ekspert për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor me bazë në Bruksel, vlerëson se ideja e presidentit Macron nuk do të përkrahet nga shtetet e bllokut. Përveç që e cilëson propozim të zbehtë dhe me shumë paqartësi, Vogel thotë se Macron përmes kësaj ideje shpërfaq kundërshtimet që…

Read More

Ushtari i parë rus do të dalë në gjyq për vdekjen e një 62-vjeçari në rajonin Sumy të Ukrainës, sipas një deklarate të publikuar nga zyra e prokurores të përgjithshme këtë të mërkurë. Zyra e Prokurores së Përgjithshme tha se ka ngritur një aktakuzë kundër Vadim Shishimarin, komandant i njësisë ushtarake 32010 të Divizionit të 4-të të Tankeve Kantemirov të rajonit të Moskës. Hetimi pretendon se 21-vjeçari rus vrau një banor 62-vjeçar të paarmatosur, i cili po ngiste një biçikletë përgjatë rrugës në fshatin Chupakhivka në rajonin Sumy më 28 shkurt. Sipas deklaratës, forcat ruse hynë në fshat me një…

Read More

Gazetari, Milaim Zeka ka reaguar pas lirimit të këngëtares së njohur, Elsa Lila, e cila rezultoi e pafajshme, pasi u akuzua e përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës. Përmes një postimi në “Facebook”, ai u shpreh si do ta përtypin të gjithë ata që e përdhosën imazhin e saj këtë lajm. Sipas Zekës, çdo akuzë ka rënë në zorrën e trashë të shqiptarëve që e gjykuan. “Si do ta mertypin mutin moral, ata dhe ato qe deshen ta perdhosin, ta fundosin, e ta shkaterrojne artisten e madhe, e njeriun e mire: Elsa Lilen?! Ajo eshte…

Read More