Bashkimi Evropian u ka rikujtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor se përshtatja e qëndrimeve të tyre me vendimet e BE-së në politikë të jashtme dhe siguri, është element qendror në rrugëtimin e tyre evropian. Kështu është thënë në një komunikatë të lëshuar nga autoritetet evropiane, pas një takimi joformal që ka realizuar kryediplomati evropian, Josep Borrell me zyrtarë të lartë të Ballkanit Perëndimor. Në këtë komunikatë është thënë se takimi ka qenë rast për të shkëmbyer mendimet rreth sfidave në rajon dhe të ardhmen evropiane të rajonit. “Fokusi në takimin e të mërkurës, 11 maj, ishte ndikimi global dhe rajonal i…
Author: tirana
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin jugperëndimor kinez të Chongqing, ku një avion i Tibet Airlines mori flakë pasi doli nga pista, shkruan CNN. Përmes një deklarate, linja ajrore tha se të 113 pasagjerët dhe 9 anëtarët e ekuipazhit u “evakuuan në mënyrë të sigurt”. Ndërkohë, raportohet se 40 pasagjerët pësuan lëndime të lehta dhe janë dërguar në spital. “Sipas ekuipazhit të fluturimit, avioni ka përjetuar një anomali gjatë ngritjes. Ata kanë ndaluar ngritjen pas procedurave,” u shpreh CAAC. Pasi avioni doli nga pista, motori u përplas në tokë dhe mori flakë.
Siç ndodh shpesh, derbi i zjarrtë i kryeqytetit midis Tiranës dhe Partizanit ka sjellë përpos emocioneve në fushë, edhe pasoja dhe skena të shëmtuara nga tifozët në shkallët e stadiumit. Tifozët e të dyja skuadrave u përfshinë në një përleshje në stadium me sende të forta nga terreni sportiv dhe kështu për këtë gjë ka reaguar Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së. Gjithë vendimet e marra: FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive, pajisjeve sportive dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1,…
Larisa Një mësues 61-vjeçar ka përfunduar i gjakosur, me goditje në fytyrë dhe në gjoks në spitalin e Larisas, pasi u rrah barbarisht nga një prind i një nxënësi në shkollën fillore. Mësohet se autori, prin i një fëmije në atë shkollë, pak para orës 2 pasdite , ka hyrë në ambientet e institucionit arsimor në fjalë dhe ka nisur të sulmojë verbalisht mësuesit me pretendimin se “kanë goditur fëmijën e tij”. Më pas, ai ka goditur me grusht drejtoreshën dhe dy mësuesit . Një nga mësuesit, gjimnast në specialitet, u dërgua në spital i gjakosur. Ishte e kotë tentativa…
2 shtetas shqiptarë gjenden të shtrirë dhe të plagosur me thikë nga një kalimtar i rastit në zonën e Villa Raspa di Spoltore në Pescara të Italisë. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, dy shqiptarët e plagosur janë Elvis Balani 41 vjeç dhe Leon Cako 39 vjeç. Një kalimtar i rastit i cili po udhëtonte me makinë në rrugën ku ishin plagosur dy shqiptarët ka parë lëvizjen e tyre dhe është ndalur, ku më pas ka vërejtur se të dy burrat ishin të plagosur me thikë. Menjëherë u dha ndihmën e parë dhe i dërgoi në spital. Shtypi italian raporton se 41-vjeçari…
Një projekt i ri po vjen në bashkëpunim mes Xhensila Myrtezajt dhe Elgit Dodës. Kënga e tyre mban do të titullohet “A e din” dhe pritet të publikohet më datë 14 Maj. Por ende pa dalë kënga, një pjesë e saj është bërë publike dhe ka marrë vëmendjen e të gjithëve pasi aktori Donald Veshaj publikoi në rrjete sociale një video duke performuar një pjesë të saj duke ngritur jo pak dyshime. “A e din ti sa dashni kam pasur unë për ty? A e din ti se mu zemra për ty m’është thy?”, thuhet në këngë. Këto vargje të…
Ditën e sotme, duke nisur nga ora 10:00, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancë plenare ku pritet të ketë diskutime mbi shumë projektligje. Në këtë seancë do të diskutohen edhe dy projektvendime që lidhet me riorganizimin e pagave në KPK dhe KPA. RENDI I DITËS1. Miratimi i procesverbaleve të seancës plenare të datës 3.5.2022 dhe 9.5.2022. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)2. Raporti vjetor i veprimtarisë së Agjencisë të Sigurimit të Depozitave për vitin 2021.3. Raporti vjetor i veprimtarisë së institucionit të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2021.4. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të…
Përkundër panikut në ditët e para të luftës në Ukrainë, tregtia me Shqipërinë jo vetëm nuk u ndal po ka shënuar një rritje jo të zakontë si në vlerë dhe në sasi. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se, gjatë muajit mars importet nga Ukraina shënuan një vlerë prej 1.3 miliardë lekësh me një rritje 91 për qind në krahasim me një vit më parë në të njëjtën periudhe. Rritja në vlerë ka qenë e zakonshme edhe për shtete e tjera, për shkak të shtrenjtimit të çmimeve të lëndëve të para, mirëpo përgjatë tremujorit sidomos në muajt shkurt dhe mars…
Një video e publikuar nga CNN tregon vrasjen e 2 civilëve ukrainas nga ushtarët rusë. Videoja është xhiruar nga kamerat e një biznesi pranë vendit të ngjarjes në Ukrainë. Prokurorët ukrainas po i hetojnë materialet e videos si krime lufte teksa nga pamjet duket qartë që disa ushtarë rusë që vrasin 2 civilë para se të vjedhin biznesin në periferi të Kievit. Të dy civilët vdiqën pas të shtënave, gjë që bie ndesh me rregullat e luftës që ndalojnë shënjestrimin e civilëve. Linku i videos CNN ka identifikuar viktimat. Njëri ishte pronari i dyqanit të automjeteve që u grabit, familja…
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell u takua me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Në darkën jozyrtare të organizuar nga Borrell morën pjesë kryeministri shqiptar Edi Rama, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gervalla-Schwarz, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe anëtari serb i Këshillit Presidencial të Bosnje-Hercegovinës Millorad Dodik. Në takim u diskutuan ndikimet rajonale dhe globale të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. “Rusia dëshiron të shfrytëzojë dobësitë tona dhe të rajonit. Ne duhet të punojmë së…
Përmes një postyimi në rrjetet e tij sociale, kryeministri i vendin Edi Rama ka shpërndarë pamjet e “Bypass-it” të Vlorës që pritet të hapet këtë sezon turistik. me qëllimpër të lehtësuar fluksin e turistëve që zgjedhin jugun e vendit për të kaluar pushimet. “MIRËMËNGJES dhe me “Bypass-in” e Vlorës që pritet të hapet këtë sezon turistik, si një segment i rëndësishëm për qarkullimin e automjeteve, lehtësimin e trafikut dhe për zhvillimin turistik të qytetit bregdetar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Kjo vepër infrastrukturore me një gjatësi 29 kilometra nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon…
Sipas MeteoAlb, Shqipëria mbetet me kthjellime dhe kalime të shpeshta vranësirash ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore. Parashikohet që gjatë pasdites, vranësirat të jenë më tepër prezente në vend duke u zhvilluar përkohësisht, duke krijuar mundësi për momente me pika shiu në zona të thella malore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C. Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.