Në një prononcim për mediat në ambientet e jashtme të Kuvendit, Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh se opozita duhet të ketë një kandidat. Sipas Mediut, ky duhet të jetë konsensusi i parë brenda opozitës. Më tej, Mediu shtoi se nëse opozita nuk gjen një gjuhë të përbashkët, nuk mund të presë nga mazhoranca për një President konsensual. Kryerepublikani deklaroi se ka diskutuar me grupin negociator të Rithemelimit, Oerd Bylykbashin dhe Luciano Boçin si dhe me Alibeajn. “Kandidatura që i plotëson të gjitha kërkesat. Kemi diskutuar me Bylykbashin, Boçin dhe Alibeajn. Përgjegjësia që kemi është që mundësia ekziston. Ky…
Author: tirana
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kavajë, ku është plagosur me thikë një 55-vjeçar. Burime policore bëjnë me dije se autori është shtetasi G. B., 43 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor). Ai ka goditur me mjet prerës shtetasin G. M, 55 vjeç. Tashmë i plagosuri ndodhet në spital ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 12:15 në lagjen nr.13 në Kavajë. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Policia greke ka arrestuar organizatorin e grupit i cilu kap më datë 28 prill duke transportuar 138 kg kokainë në Arta të Greqisë. Mësohet se lënda narkotike ishte importuar nga Shqipëria, ndërsa një prej 2 transportuesve ishte me origjinë shqiptare. Të 2 burrat që po kryenin transportin e drogës u arrestuan nga policia greke në fund të muajit, ndërsa kreu i organizatës u vu në pranga sot, bën me dije protothema.gr. Pas arrestimit nga policia e Sigurimit të Igumenicës, organizatori u dërgua në Prokurorinë Publike të Artës me akuzën e importimit, posedimit dhe transportit të lëndëve narkotike dhe do të…
Një aksident rrugor është regjistruar sot në orët e para të mëngjesit, ku për pasojë, një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë në krahun tjetër të karrexhatës ku si pasojë janë dëmtuar drejtuesi mjetit dhe pasagjeri. Aksidenti ka ndodhur në autostradën nga Durrësi në drejtim të Tiranës pranë “QTU”. Mësohet se të lënduarit janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sepse është e vendosur për të ndëshkuar cilindo drejtues automjeti që do të…
Edhe pse Rusia nuk ka pushtuar qytetet e mëdha, forcat ruse kanë marrë në kontroll qytetet e vogla dhe kanë rrethuar rajonet më të mëdha. Përparimet e forcave ruse kanë qenë shpesh të mundimshme dhe të kushtueshme. Në disa zona, forcat ukrainase kanë zmbrapsur forcat pushtuese dhe kanë ndërprerë linjat e furnizimit. Së fundmi është publikuar një hartë në të cilën shihet lëvizja e trupave rusë. A heatmap of phones connected to the Russian mobile network in Ukraine shows an approximate representation of where Russian troop concentrations are in the country. h/t @DefMon3 https://t.co/lFaVLOUxN7 pic.twitter.com/xmrb693Sfs— Nathan Ruser (@Nrg8000) May 12,…
Paraditen e sotme, një qytetar i moshuar ka pësuar infarkt në plazhin e Vlorës. Por ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli i cili i ka dhënë të moshuarit ndihmën e parë. Ndërkaq, brenda pak minutash ka mbërritur ambulanca e cila e ka marrë qytetarin për ta transportuar në spitalin e Vlorës. Ngjarja ndodhi në zonën e plazhit në afërsi të Lungomares.
Një vilë 760 mijë euro në njërin prej komplekseve më luksoze në Gjirin e Lalzit është bërë shkak për debate të forta mes deputetëve të PD-së. Pak ditë më parë, Gazment Bardhi tha publikisht se një deputet i Rithemelimit është marrë peng nga Edi Rama pasi i është gjetur një vilë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit. Sipas tij, kjo e bën atë deputet që t’i shërbejë Ramës. Një gjë e tillë shkaktoi debat brenda PD-së duke çuar në reagimin e deputetëve të tjerë. Bardhi tha se kjo vilë i përket njërit prej deputetëve Flamur Noka; Edmond Spaho; Tritan…
Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend u diskutua edhe raporti vjetor i Autoritetit të Konkurrencës, ku lidhur me të foli edhe deputeti socialist, Erion Braçe. Brace u shpreh se ekzistenca e Bordeve tregon mungesën e Konkurrencës dhe abuzimet që bëhen në treg. “Duhet ti ndajmë gjërat çfarë është e qeverisë është e qeverisë dhe çfarë është e Autoritetit të Konkurrencës është e autoritetit të konkurrencës. Është e vërtetë ajo që thotë ministrja se ka ngadalësim të normës së rritjes së inflacionit. I gjithë ushtrimi i Bordit ka njohur edhe përqendrimin edhe abuzimin. Për vitin në cilin ndodhemi dua të…
Më datë 27 maj, vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj do të dalin para Gjykatës së Lartë pasi janë në një proces gjyqësor për një ngjarje që ka ndodhur 5 vjet më parë. Ata janë dënuar nga Gjykata e Vlorës në vitin 2017 për veprën penale plagosje e rëndë me dashje të kryer në bashkëpunim. Prokuroria e Vlorës ka dërguar rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit e ka regjistruar rekursin dhe ka caktuar 27 majin si datën kur do të mbahet seanca e parë. Ende mbetet e paqartë çfarë ka ndodhur pasi ngjarja ka kaluar pa…
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj dhe deputetja demokrate, Jorida Tabaku kanë shkëmbyer replika me njëra-tjetrën gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Në fjalën e saj, ministrja deklaroi se nuk e kuptonte se përse në Parlament quhet turp të bësh PPP, kur në të vërtetë ky është një proces i përdorur në të gjithë botë për të mbështetur investime që nuk përballohen nga buxheti i shtetit. Ndërkaq, deputetja Tabaku i është përgjigjur menjëherë ministres duke i thënë se turp nuk është të bësh PPP, por të përfundosh në burg për PPP. Ajo ashpërsoi tonet me Ibrahimajn, duke theksuar se nuk…
Gjatë intervistës së dhënë për mediat pas takimeve të zhvilluara në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për kërkesën e Kosovës për në Këshillin e Europës, duke shprehur hapur mbështetjen e tij. – Përpara darkës së mbrëmshme presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi për mediat e tij që e shoqëronin se Serbia do të rishikojë qëndrimin e saj nëse Kosova do të kërkojë anëtarësimin e Europës. Shqipëria ka një qëndrim në lidhje me këtë? Cila do të jetë vota e saj? Kryeministri Edi Rama: Kjo nuk do diskutim fare. Ne jemi shumë të qartë. Ne nuk kemi…
Një shkrim nga Katie Stallard, “New Statesman” Një tym i zi i dendur, u ngrit në qiellin e verës. Zhurma e shurdhër e shpërthimeve të largëta jehonte rreth meje. Në mesin e rrugës ndodhej një mjet i blinduar i përfshirë nga flakët. “Ne kemi luftë në qytetin tonë”- më tha një grua e moshuar që ishte ndalur për të parë automjetin që digjej. “Këtu është si në Stalingrad!”- shtoi ajo. Ndodheshim në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol, dhe ishte maji i vitit 2014. Presidenti i korruptuar dhe autokrat i Ukrainës, Viktor Janukovich, ishte arratisur në Rusi që 3 muaj më…