Author: tirana

Është rrëzuar me 51 vota kundër dhe me 15 pro, rezoluta që dënon gjenocidin në Srebrenicë në kuvendin e republikës së Shqipërisë. Duket se mes deputetëve socialistë ka pasur edhe një “rebel” i cili ka votuar pro kësaj rezolute duke iu bashkuar votave të opozitës. Mësohet se bëhet fjalë për deputetin Ilir Ndraxhi i ciki ka votuar pro rezolutës që dënon gjenocidin serb në Serbrenicë në Bosnjë-Hercegovinë. Nga ana tjetër, në një përgjigje kundrejt Berishës, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i përmendi ish-kryeministrit se ka qenë ai që e ka furnizuar me naftë kontrabandë Serbinë.

Read More

Sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë po provokojnë një krizë globale, tha të enjten presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi mbi çështjet ekonomike, sipas CNN. “Përgjegjësit për sanksionet, të udhëhequr nga ambiciet politike dritëshkurtër, të nxitur nga rusofobia, goditën në një masë më të madhe interesat e tyre kombëtare, ekonomitë e tyre, mirëqenien e qytetarëve të tyre. Dhe para se të gjithash do të ketë një rritje të mprehtë të inflacionit. në Europë”, tha Putin. Sipas liderit rus, vendosja e sanksioneve do të shkaktojë pasoja të pashmangshme, të vështira, të pazgjidhshme për Bashkimin Europian, si dhe për vendet më…

Read More

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli përsëri në foltoren e Kuvendit ku i’u drejtua me nota ironie në opozitës, teksa i sugjeroi kësaj të fundit se duhet të marrë disa modele nga socialistët. Në fjalën e tij, Balla tha se barazia gjinore është pjesë e ADN-së së PS-së dhe se një shtëpi nuk mund të familje pa një burrë dhe pa një grua. “S’do e merrja fjalën gjithmonë kur kemi marrëveshje të tilla, kolegë të opozitës për fat të keq, nuk e fillojnë fjalën e tyre, që duhet të jetë nga të gjithë, me atë që…

Read More

Ronela Hajati mori shumë reagime sa pozitive dhe negative me performancën e saj. Jo vetëm ndjekës por dhe personazhe të shumtë nuk kursyen kritikat për performancën e përfaqësueses së Shqipërisë në Eurovision 2022, e cila nuk kaloi dot në finale. Ajo ka vendosur t’ju përgjigjet të gjitha kritikave dhe komenteve negative me një status ironik në rrjetet sociale. “Ore Shqipe, po na këndoni ndonjë këngë tjetër të Eurovision apo vetëm timen keni qejf? Sa të mirë që jeni. Në fakt mua më shumë më pëlqeu si u duka. Si shpirt! #shqipëriaderinëvdekje #askushnuktëdosashqipet”, shkruan ajo.

Read More

Ky sezon ishte ndoshta më i keqi i viteve të fundit për Skënderbeun, i cili nuk arriti dot të mbijetojë në superligë duke prekur rënien në Kategorinë e Parë. Të ndodhur në këtom kushte, nga korçarët pritet që të ketë një lumë largimesh në rang futbollistësh, të cilët do kërkojnë ta vazhdojnë karrierën e tyre në nivele të larta. Partizani duket se është skuadra e parë që ka hedhur sytë nga juglindorët, duke vënë në shënjestër 3 lojtarë të tyre. Sipas “Panorama Sport”, skuadra e Dritan Mehmetit ka shprehur interes për portierin Bekim Rexhepin, i cili shikohet tek demat is…

Read More

Një emigrant shqiptar në Spanjë ka kërkuar azil nga autoritetet vendase, pasi ka frikë se mos vritet nga mafia shqiptare në të cilën ka qenë në të kaluarën anëtar. Emigranti pretendon se ka marrë kërcënime nga mafia shqiptare, pasi kjo e fundit e akuzon për dëm që shkon në vlerën e 35 mijë eurove, pasi shqiptari nuk ka kryer me sukses dërgimin e lëndëve narkotike në vendet skandinave të Europës. Sipas medieve spanjolle, shqiptari ka frikë të kthehet në Shqipëri . Megjithatë kërkesa e tij për azil është refuzuar nga autoritetet spanjolle.

Read More

Ditën e nesërme në kryesinë e Kuvendit do të vijojnë negociatat mes grupeve parlamentare për zgjedhjen e emrit të ri të kreut të shteti. Burimet për gazetaren Erneta Shevroja bëjnë me dije se takimet do të zhvillohen të ndara, ku fillimisht pritet të diskutohet mes kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe Mesila Dodës, në orën 10:00. Takimi do të pasohet Fatmir Mediun, ndërsa ende nuk ka një konfirmim nga ana e kreut të grupit demokrat Enkelejd Alibeaj. Kujtojmë që data 15 Maj është vendosur që në kryesinë e Kuvendit të depozitohen kandidaturat e mundshme për president, ndërsa data…

Read More

Një sherr mes pesë adoleshentëve shqiptare dhe 2 të rinjve italianë ka përfunduar me plagosjen me thikë të këtyr të fundit. Sipas asaj që raportojnë mediat lokale, pesë të mitur me origjinë nga Shqipëria kanë plagosur me thika dy të rinj në Itali duke i rrezikuar seriozisht jetën atyre. Autorët adoleshentë ishin të moshës 15 deri 17 vjeçare dhe gjatë një konflikti në zonën universitare të Bolonjas me dy të rinj italianë, ata i kanë goditur këta të fundit me thika. Menjëherë pas ngjarjes, dy italianët janë transportuar për në spital me plagë të rënda thike duke bërë që mjekët…

Read More

Përmes një deklarate të lëshuar mesditën e sotme nga Ministria e Jashtme e Rusisë, Kremlini zyrtar ka kërcënuar me luftë Suedinë dhe Finlandën pas nismës së këtyre dy shteteve për t’u bashkuar me NATO-n. Në të thuhet se “Rusia do të bëjë gjithçka për të neutralizuar çdo rrezik të mundshëm” duke i’u referuar konrketisht Finlandës dhe Suedisë. Ndërkohë, Helsinki do të aplikojë sot për në NATO kurse Suedia pritet që ta kryejë këtë gjë në ditët në vijim. Këto vende ishin në një raport të ngushtë me NATO-n, por jo pjesë e saj për të mos krijuar tensione me Rusinë.…

Read More

Mbrëmjen e sotme, Karim Benzema ka mundësinë të thyejë një tjetër rekord dhe të gdhendë edhe njëherë emrin e tij në historinë e Real Madrid. Sulmuesi francez ka shansin që të kalojë Raul Gonzalez dhe të bëhet golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave të Real Madridit kur “Los Blancos” të përballen sot me Levanten në stadiumin Santiago Bernabeu. Tekniku italian i madrilenëve, Carlo Ancelotti vendosi të lejë pushim francezin në derbin e fundjavës së kaluar jashtë Atletico Madridit, por ai mund të luajë kundër Levantes në një nga ndeshjet e parafundit të Real Madrid në shtëpi…

Read More

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Në foto shihen 7 makina të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aksidenti ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve të tjera, ndërsa policia nuk shihet në vendin e ngjarjes.

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka folur në foltoren e Kuvendit gjatë seancës së sotme plenare ku hodhi akuza ndaj Damian Gjiknurit dhe të afërmve të tij, për të cilët ai tha se po grabisin pronat publike. Në akuzat e bëra prej tij, Shehaj shtoi se kompania e kushëririt të Gjiknurit është shpallur investitor strategjik nga qeveria. “Një ditë më parë mësuam se të afërmit e një zyrtari të lartë të PS janë shpallur investitor strategjik, bëhet fjalë për kushërinjtë e Damian Gjiknurit. Ky i fundit tha se pronari i kompanisë që ka marrë statusin e investitorit strategjik nuk…

Read More