Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në burgun e Drenovës, ku një person ka tentuar të vrasë veten duke pirë ilaçe. Pasi është transportuar në spitalin rajonal të Korçës nga konsumimi i disa barnave mjekësore i dënuari me inicialet A.H. kur është kthyer në qeli ka vjedhur nga dhoma e mjekut një bisturi të cilën gjatë kontrollit të ushtruar e kanë gjetur të fshehur mes rrobave të tij. Vetëvrasja për të cilën i burgosuri tentoi të bëjë sot duke konsumuar ilaçe mund të jetë një nga arsyet që e shtynë këtë shtetas të vjedhë edhe bisturinë e…
Author: tirana
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh rreth skandaleve të PS-së ku e filloi me patronazhistët dhe deri tek zgjedhja e presidentit. Salianji tha se drejtësia e kepërdorur është një problem shumë i madh pasi iu jep të drejtë ndërtimeve të paligjshme të projekteve të mëdha dhe ‘shkel’ ata persona që bëjnë rregullime të vogla në shtëpi apo ndërtojnë një kasolle. Deputeti i PD-së u shpreh ndër të tjera se politika në Kuvend është aq e lodhshme sa edhe në ‘Portokalli’ ka më shumë interes për bërjen e politikës, pasi qeveria e ka…
Shumë njerëz marrin çdo ditë suplemente për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm, por a ndihmojnë ato në të vërtetë? Cilat janë anët e rrezikshme dhe cilat suplemente duhet të merrni? Pse duhet të merrni suplemente? Sipas ekspertëve të shëndetit, njerëzit duhet të marrin suplemente sepse ato mund të ndihmojnë në plotësimin e boshllëqeve në regjimin ushqimor. Shumë njerëz nuk kanë një regjim të ekuilibruar, gjë që mund të shkaktojë mangësi në vitamina dhe minerale. Suplementet mund të ndihmojnë në sigurimin e këtyre lëndëve ushqyese, duke përmirësuar shëndetin e përgjithshëm. Përveç kësaj, disa suplemente kanë veti anti-inflamatore, të cilat mund të…
Pas pezullimit prej rreth një viti, duket se Vetting-u në radhët e policisë së shtetit, por me një seri ndryshimesh. Ministria e Brendshme ka hedhur për konsultim publik një draft që sjell shumë ndryshime në numrin e punonjësve të rendit që do të kalohen në sitë për pasurinë, profesionalizmin dhe lidhjet e dyshimta, por edhe mënyrën si do kryhet procesi i rivlerësimit. Institucioni përgjegjës për procesin e vlerësimit tashmë është Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila organizon trupa vlerësimit me 3 anëtarë për këtë qëllim. Ndërkohë që ndryshmi thelbësor ka të bëjë me reduktimin e numrit të efektivëve që do…
Një 16 vjeçare është larguar nga banesa e saj në Tiranë. Rasti është denoncuar në polici nga babai i të miturës. Policia njofton se shtetasi F. K., 47 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij e mitur, me inicialet E. K., 16 vjeçe.
Spanja do të bëhet vendi i parë perëndimor që do të ofrojë ‘leje menstruale’ deri në tre ditë në muaj për gratë që vuajnë nga dhimbjet. Sipas Shoqatës Spanjolle të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, rreth një e treta e grave që kanë menstruacione vuajnë nga dhimbje të forta të njohura si dismenorrhea, me proporcion në rritje nëse llogaritet edhe dhimbja para menstruacioneve. Qeveria spanjolle do të miratojë masën javën e ardhshme, njoftoi stacioni radiofonik Cadena Ser. Sipas paketës së reformës që do të kalojë në mbledhjen e ardhshme të kabinetit të Spanjës, shkollave do t’u kërkohet gjithashtu të sigurojnë pako higjenike…
Një shqiptar, trafikant droge që jetonte në Spanjë ka kërkuar azil nga autoritetet vendase, pasi ka frikë se mos vritet nga mafia shqiptare në të cilën ka qenë në të kaluarën anëtar. Emigranti pretendon se ka marrë kërcënime nga mafia shqiptare, pasi kjo e fundit e akuzon për dëm që shkon në vlerën e 35 mijë eurove, pasi shqiptari nuk ka kryer me sukses dërgimin e lëndëve narkotike në vendet skandinave të Europës. Sipas medieve spanjolle, shqiptari ka frikë të kthehet në Shqipëri. Megjithatë kërkesa e tij për azil është refuzuar nga autoritetet spanjolle.
Gjiganti global i teknologjisë Google ka shtuar 24 gjuhë të reja të folura nga më shumë se 300 milionë njerëz në platformën e tij Google Translate. Dhjetë nga shtesat e reja janë në Afrikë, duke përfshirë Lingala, Twi dhe Tigrinya. “Për vite me radhë, Google Translate ka ndihmuar në thyerjen e barrierave gjuhësore dhe lidhjen e komuniteteve në të gjithë botën,” tha kompania me bazë në SHBA. Ai shtoi se tani dëshiron të ndihmojë ata, gjuhët e të cilëve “nuk janë të përfaqësuara në shumicën e teknologjisë”. Gjuhët e reja variojnë nga Bhojpuri, i cili flitet nga rreth 50 milionë…
Një granatë është gjetur pranë shkollës 9-vjeçare të fshatit Mengël në Labinot Fushë të Elbasanit duke vënë në alarm autoritetet. Panik pranë shkollës 9-vjeçare, gjendet një granatë. Policia rrethon zonën Ata kanë kërkuar mbështetje dhe marrjen e masave për evakuimin e materialit luftarak.
Me afrimin e stinës së verës, ju duhet të merrni në konsideratë të shkuarin në plazh edhe nëse keni një fëmijë të vogël, sigurisht duke ndjekur të gjitha rregullat e sigurisë. Kjo është shumë e rëndësishme sepse sjell një sërë përfitimesh për fëmijën. Ai do të eksplorojë struktura të reja Kjo do të jetë shumë e rëndësishme sepse favorizon zhvillimin e aftësive motorike të fëmijës, e bën atë të njihet me botën si edhe kontribuon në zhvillimin gjuhësor. Fëmija zhvillohet pikërisht nga shqisa e të prekurit, uji, rëra e ngrohtë dhe e ftohtë, era etj. Fëmijët do të ndihen më…
Forcat e NATO-s janë dislokuar në Maqedoninë e Veriut, ku do të stërviten përgjatë kufijve lindore të aleancës. Gati 10,000 ushtarë nga 19 vende po marrin pjesë në stërvitjet e NATO-s “Reagimi i Shpejtë”, që po mbahen në pesë zona të veçanta që shtrihen nga Norvegjia në Maqedoninë e Veriut, anëtari më i ri i aleancës. “Unë mendoj se është një demonstrim fantastik i asaj që ne mund të bëjmë si aleancë dhe aftësisë sonë për të projektuar fuqinë luftarake nëse kërkohet ta bëjmë këtë dhe sa shpejt mund ta bëjmë atë,” Gjeneral Major Peter B. Andrysiak, Zëvendës Komandanti i…
“Heqja e barrierave është hapi i parë për pozicionimin e Ballkanit Perëndimor në hartën botërore të turizmit”. Deklaratën e bëri sot në Tiranë Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu gjatë hapjes së konferencës Ndërministrore për Zhvillimin e Turizmit në Ballkanin Perëndimor të organizuar nga RÇ. “Ne pyetemi shpesh se çfare bëri për turizmin heqja e tarifave roaming në Ballkanin Perëndimor. Dhe ne themi se rajoni pa roaming është një mundësi e madhe për të forcuar ofertat turistike e për të plotësuar politikat dhe praktikat progresive të turizmit në rajon. Rritja prej 500% e përdorimit të datave…