Author: tirana

Deputeti i partisë socialiste, Taulnt Balla në dalje nga mbledhja e parlamentit ka folur për mediat mbi opinioin e tij për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka theksuar se të gjitha propozimet që mbajnë emrin e Sali Berishës nuk do të merret parasysh dhe do të rrëzohet. Balla: Sali Berisha i cili është i papranueshëm me cdo lloj propozimi me firmën e tij, deputeti i pavarur është shpallur non grata nga Amerika për vepra të mëdha korruptive, cdo kërkesë me firmën e tij do të rrëzohet. Nuk është kundërshti ndaj propozimit por emrit që e ka bërë. Duket fyese…

Read More

Në Kuvend po diskutohet në lidhje me projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për një hua të bazuar në politika për mbështetjen e barazisë gjinore, në eksesin ndaj mundësive ekonomike në Shqipëri”. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe deputetja Flutura Açka duke thënë se teksa filitet për barazinë gjinore, në Kuvend ka seksizëm. “Nëse ka një vend ku ka seksizëm është parlamenti shqiptar. Ndiqni me vëmendje kamerat tona që transmetohen drejtpërdrejtë. Pjesën më të madhe të kohës merren me vetullat dhe sytë e zonjave të…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur opozitës lidhur me debatet për trafikun në Tiranë. Duke folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se shumë prej atyre deputetëve të opozitës që flasin për trafikun, janë vetë kontribues në trafik. “Deputetët e opozitës që ankohen për trafikun e Tiranës, votat i marrin në një qytet tjetër, por jetën e bëjnë në Tiranë. Një mënyrë për të kontribuar për uljen e trafikut është që kush është deputet nga një qytet tjetër, të rrijë atjë ku votohet. Këta ia duan përfitimet Tiranës, por nuk marrin asnjë përgjegjësi. A kemi…

Read More

Banka e Shqipërisë, më herët parashikoi një stabilizim të inflacionit deri në mbyllje të vitit 2022 dhe nisjen e vitit 2023, por konsumatorët besojnë ndryshe. Konsumatorët shqiptarë presin që në një vit, inflacioni të arrijë 7.3% (për prillin ishte 6.2%). Bizneset dhe agjentët financiarë janë më afër normës zyrtare të inflacionit me parashikimin, deri në 3.3% dhe 3.5%, respektivisht. Pritshmëritë e konsumatorëve shqiptarë për rritje të mëtejshme të inflacionit janë paralele me ato të konsumatorëve europianë dhe rajonalë. Serbia dhe Mali i Zi besojnë se do të kenë inflacion më të lartë. Por çfarë i bën konsumatorët shqiptarë të besojnë…

Read More

Është emëruar në krye të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Durrës Hazbi Lika. Lika do të zëvëndësojë juristen Ana Dhamo, e cila mbante më parë këtë post që ka në varësi 12 zyra vendore arsimore. Pas largimit nga detyra të Dhamos në krye të DRAP Durrës, u komandua për një periudhë të shkurtër kohe Alma Oshafi, ndërsa tani detyrën e ka marrë Lika.

Read More

Konkurrimi për vendet e lira të punës në strukturat e arsimit parauniversitar do të nisë javës së ardhshme. Autoritetet e dikasterit të Arsimit bëjnë me dije se edhe për këtë vit emërimet e reja në arsim do të bëhen nëpërmjet konkurrimit që do të zhvillohet në portalin online “Mësues për Shqipërinë 2022”. Konkurrimi për vendet e lira të punës do të zhvillohet me dy faza, e para që është aplikimi në portalin online dhe dorëzimi i dosjes së dokumenteve të përcaktuara, për të vijuar më pas me fazën e dytë, që është testimi i informatizuar. Pas përmbylljes së këtyre fazave…

Read More

Nga Andi Bushati Sali Berisha ka dëshmuar edhe një herë kapacitetin e tij politik për ti ngritur kurthe të pa kapërcyeshme kundërshtarëve. Ai e detyroi sot kopenë e deputetëve socialistë të hidhnin poshtë, me shumicë votash, një rezolutë që dënon genocidin serb në Sebrenicë gjatë luftës në Ballkan, në fillim të viteve ‘90. Ai provoi edhe njëherë tezën që përsërit me kokfortësi, që prej aventurës së rrezikshme të shkëmbimit të teritoreve, se midis Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiçit ekziston një lidhje okulte që nuk e lejon kryeministrin tonë të rreshtohet në sinkron me vlerat e botës perendimore. Këtë senacë, në…

Read More

Investimi në shishe verë konsiderohet si një investim fitimprurës dhe shpërblyes në kohë. Imagjinoni nëse keni në shtëpinë tuaj një verë që është prodhuar para 10 apo 15 viteve. Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë ajo shishe verë kushton. Skenari më i keq i këtij investimi: Mund ta pish vetë verën që ke konservuar! Gjithsesi, nëse ke në plan të bësh para duke investuar në shishe verë, duhet të vësh mënjanë preferencat e tua të konsumit e të fokusohesh te disa lloje verërash që kanë potencial për t’u shtrenjtuar me kalimin e kohës. Duhet gjithashtu, më së shumti…

Read More

Përveç Tiranës dhe Kukësit, në qarqet e tjera të Shqipërisë vdekjet po kalojnë numrin e lindjeve. Nga viti në vit Shqipëria po regjistron shifra të ulta lindjesh duke sjellë një tkurrje të popullsisë shqiptare. Trend ky që është konfirmuar edhe për 3-mujorin e parë të 2022. Sipas të dhënave të INSTAT, në rang kombëtar lindjet janë ulur me 4.2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shtesa natyrore e popullsisë në 3-mujorin e parë 2022 tregon se janë1.882 vdekje më shumë se sa lindje. Sipas të dhënave nga 6.056 lindje tre muajt e parë të këtij…

Read More

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka miratuar të enjten e 12 majit një rezolutë, e cila kërkon nisjen një hetimi mbi akuzat për abuzime të të drejtave nga trupat ruse në pjesë të Ukrainës që dikur ishin nën kontrollin e tyre. Këshilli me qendër në Gjenevë e miratoi rezolutën me votim, me 33 anëtarë që votuan pro dhe dy kundër (Kina, Eritrea). Gjithashtu, pati 12 abstenime. Sipas Sky News, Kina dhe Eritrea votuan kundër kësaj rezolute. Ukraina pretendon se ka identifikuar qindra kriminelë të dyshuar të luftës në vazhdën e pushtimit rus të vendit, i cili filloi…

Read More

Një vit burg ka marrë një shqiptar 30-vjeçar pasi ngacmoi seksualisht një minoren në një qendër tregtare. Ngjarja ka ndodhur më 5 Gusht 2021, ditë ku u arrestua shqiptari. Policia ishte njoftuar nga një prind, pasi këtij të fundit i kishte shkuar në shtëpi djali dhe i kishte treguar çfarë kishte ndodhur. I mituri kishte shkuar në qendër tregtare për të blerë disa gjëra, por kishte vërejtur se po ndiqej nga një person. Një person i kishte ngulur dhe i shikonte lëvizjet. Pasi kishte mbaruar blerjet, ai ishte larguar drejt skuterit të tij dhe pa pasur mundësinë që të vinte…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka folur ditën e sotme në foltoren e Kuvendit, ku ka komentur situatën në PD. Në fjalën e tij në parlament, ai foli për krizën që ka kapur selinë blu, që sipas tij nuk është thjesht krizë, por një tregues i fortë antropoligjik i kulturës politike në vend. Teksa solli në vëmendje karrierën e tij brenda PD, që nga koha e anëtarësimit deri më sot, ai u shpreh se i ka lodhur pushteti i munguar, me shpresën se kjo do të ndryshojë kulturën politike në vend. “Përkatësinë time në PD e kam përjetuar në…

Read More