Ende nuk është gjetur asnjë gjurmë nga grabitësit e Bankës në Koplik, të cilët vodhën 10.000 euro, 1000 dollarë dhe rreth 4 milionë lekë të vjetra. Pavarësisht angazhimit të forcave në terren, por edhe në bazë të rrugëve operative, nuk është arritur asgjë konkrete në lidhje me hetimet për këtë rast. Nga ana tjetër policia ka bërë shoqërimin e disa personave të cilët janë pyetur në lidhje me ngjarjen por pa ndonjë rezultat konkret. Nga ana tjetër hetimi është shtrirë edhe në vendin fqinjë të Malit të Zi, ku për shkak të afërsisë së lënies së makinës tip Benz të grabitur…
Author: tirana
Teksa i kushtoi një artikull gjysmëfinales së parë së Eurovisionit, gazeta e mirënjohur britanike, “Metro” e quan si një befasi që Shqipëria, Letonia e Austria, që janë pëlqyer nga publiku, nuk u kualifikuan për finalen. Sipas gazetës në fjalë, 10 artistë shkuan në finale, përfshirë Orkestrën Kalush të Ukrainës, të cilët janë ndër favoritët për të fituar. Holanda, Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia dhe Moldavia shkuan gjithashtu në finale. Italia, Franca, Gjermania, Spanja dhe Britania e Madhe hyjnë automatikisht në finale. Megjithatë, disa nga performancat të cilat janë pëlqyer shumë nga shikuesit mbeten jashtë, shkruan Metro. “Përfaqësuesja e…
Në një intervistë të dhënë nga Brukseli ku ndodhet aktualisht, kryeministri Edi Rama folur sot në lidhje me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se Bullgaria ka marrë ‘peng’ integrimin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa shtoi se imazhi i Shqipërisë është komplet tjetër sot në çdo aspekt. Intervista e Ramës: Zoti kryeministër, morëm sinjale pozitive nga takimi i mbrëmshëm që patët ju me zotin Borell, sa i takon një vendimmarrjeje të mundshme në 6 qershor për Shqipërinë? Kryeministri Edi Rama: Tani situata dihet dhe të përsërisim atë që vazhdon të përsëritet mbase nuk ia…
Në fjalën e saj në Kuvend Jorida Tabaku i ka kushtuar rëndësi rolit të Autoritetit të Konkurrencës. Tabaku tha se qeveria nuk mori masa për të ndërhyrë për rritjen e çmimeve. Deputetja e PD nuk i ka kursyer akuzat ndaj qeverisë Rama, ndërsa theksoi se asnjë investim i huaj në Shqipëri nuk ka pasur transparencë , por janë kaluar si ndere, apo favore dhe se po jepet çdo pasuri publike për një grusht biznesesh. “Do të kisha dashur të diskutoni çështjen për rritjen e çmimeve. Qeveria nuk ndërhyn, çmimet vazhdojnë të rriten dhe këtu vetëm ngrihen struktura. Raportin e Autoritetit…
Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr.1 në Tiranë ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Flagranca”. N♪ kuadër të tij u vu në pranga një 39-vjeçar, i cili akuzohet se vodhi me dhunë dhe nën kërcënimin e armëve të ftohte disa bizhuteri në një banesë. I arrestuari rezulton me precedent të mëparshëm kriminal për armbëmbajtjes pa leje dhe “Goditje për shkak të detyrës”. Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore, u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore, 10 raste të ndryshme të vjedhjes në banesa, që dyshohen se janë kryer nga 39-vjeçari. Gjatë operacionit, në një banesë tjetër, shërbimet…
Gjykata e Tiranës cakton ‘masën e sigurisë arrest me burg’ për Ajas Sulejmanin. PRETENDIMET E SULEJMANITSulejmani pretendoi se nuk i kanë funksionuar frenat në momentin që semafori kaloi në të kuqe. Ai po ashtu ka deklaruar se ka qenë duke ecur me shpejtësi 40 km/orë. Ndërkohë, ka thënë se pas ngjarjes është larguar pasi kishte në makinë vajzën e tij të vogël, dhe e ka dërguar atë në spital, ndërsa theksoi se ishte i traumatizuar. Ndaj Sulejmanit rëndojnë akuzat për shkelje të rregullave të qarkullimit, drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe largim nga vendi i aksidentit.
Teksa deputetët e maxhorancës rrëzuan sot kërkesën për rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë, ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur që gjithçka ta dokumentojë përmes fotove. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha teksa deputëtet kishin nxjerrë kartonët e kuq për të rrëzuar rezolutën, bënte foto, si për të dëshmuar këtë qëndrim të tyre. Ai e cilësoi këtë votim si zbatim të urdhrit të presidentit Aleksandër Vuçiç.
Gjatë seancës dëgjimore për raportin e Prokurorisë së Posaçme për vitin 2021, Kreu i SPAK, Arben Kraja ka reaguar lidhur me aksionet e bujshme të ndërmarra në disa qytete duke terrorizuar qytetarët. Teksa u pyet nga anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Baze se a janë bërë arrestime të bujshme me forca speciale duke terrorizuar qytetarët dhe kanë përfunduar me shpërdorim detyre, Kraja i është përgjigjur duke thënë se aksionet nuk kanë qenë aspak fasade pasi janë sekuestruar 70 milion euro pasuri. “S’është e vërtetë, kemi konfiskuar 70 milion euro pasuri”, u shpreh Kraja. Në fakt, SPAK ka…
Zbardhen detaje nga debati në Kuvend mes deputetit të PD-së, Edmond Spaho dhe kolegut të tij, Gazment Bardhi. Gjithçka duket se ka nisur pas një deklarate që bëri mbrëmë në emisionin ‘Open’ në ‘News24’ deputeti Bardhi, ku teksa foli për vilën 760 mijë euro i përkiste një deputeti opozitar, që ka qenë ministër, ku disa media aluduan se mund të ishte Spaho. DEKLARATA E BARDHIT DJE NE OPENVila e pajustifikuar? Bardhi: Unë kam shtruar një pyetje, jo akuzë, ju nxis të verifikoni shitblerjen për të verifikuar se për kë politikan bëhet fjalë. Ndryshe nga një pjesë brenda PD, unë nuk…
Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla i është përgjigjur Berishës pas kërkesës që ky i fundit bëri për njohjen e gjenocidit në Srebrenicës. Në fjalën e tij, Balla deklaroi se Shqipëria do ta dënojë gjithmonë gjenocidin e Srebrenicës por nuk mund të njohë këtë meritë si të Sali Berishës, pasi për socialistët Berisha është i vdekur politikisht dhe nuk duhet të ishte në sallën e Kuvendit. Po ashtu, Balla e akuzoi Sali Berishën se ka pasur një rol të rëndësishëm në kryerjen e këtij gjenocidi pasi, sipas Ballës, Berisha ka furnizuar Serbinë me naftë. “Ne gjithmonë do ta dënojmë…
Ditën e djeshme, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve e cila u mbajt nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla u shqyrtua kërkesa e shtatë deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Investimet Strategjike” dhe kërkesën e një grupi deputetësh për mocion me debat të finalizuar me Rezolutë në lidhje me “Njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë-Hercegovinë”. Konferenca e Kryetarëve vendosi rrëzimin e kërkesës “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Investimet Strategjike”. Konferenca e Kryetarëve nuk pati dakortësi për kërkesën për mocion me debat të finalizuar me Rezolutë…
Minutat shtesë të finales së djeshme së Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit kanë qënë të vështira për trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili nuk ka mundur të përmbajë nervat duke u ndëshkuar edhe me karton të kuq. Goli i katërt i shënuar nga kroati i Interit, Ivan Perisic nuk i la aspak shije të mirë teknikut të bardhezinjve, i cili u kap me Lautaro Martinez pasi nuk i ka pëlqyer festimi i këtij të fundit. Allegri nisi të debatojë dhe të nervozohet me argjentinasin dhe situata filloji të përshkallëzohej, derisa gjyqtari kryesor u detyrua të nxirrte kartonin…