6 vjet burg për Flutura Zaimin. Kjo është kërkesa e bërë nga Prokuroria e Tiranës autoren e aksidentit të ndodhur një vit më parë në zonën e Vasil Shantos në Tiranë, e cila akuzohet për shkelje të rregullave te qarkullimit dhe plagosje të rëndë. 49-vjeçarja konsiderohet si fajtore në këtë aksident ku mbetën të plagosur 3 persona. Dy prej të plagosurave po qëndronin në stacionin e autobusit në momentin e kur Benzi i përplasi. 49-vjeçarja drejtonte mjetin tip Mecedez Benz, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit përfundoi brenda një lokali në zonën e Vasil Shantos. Nga përplasja u dëmtuan dy…
Author: tirana
37-vjeçari Olgert Dhimitri i cili vrau me thikë 60-vjeçarin Ilir Kapo të shtunën e kaluar në një lokal pranë shkollës “Harry Fultz” në Tiranë ka dalë para gjykatës, ku deklaroi: “Nuk mbaj mend asgjë, më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur, jam i penduar”. Ndërkohë, togat e zeza caktuan ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg. Viktima dhe autori ishin në një lagje dhe kishin njohje me njëri-tjetrin, por një sherr verbal i momentit degradoi deri në përplasje fizike, çka bëri që 60-vjeçari Ilir Kapo të sulmohej për vdekje nga 37-vjeçari. Kur u arrestua në fillim nga…
Policia e Beratit ka arrestuar 2 të rinj, përkatësisht shtetasit K. Z., 25 vjeç dhe D. G., 23 vjeç, të dy banues në Berat, pasi gjatë natës, në lagjen “30 Vjetori”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur derën hyrëse të një pallati. Njoftimi i policisë: Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Krimet u arrestuan në flagrancë shtetasit K. Z., 25 vjeç dhe D. G., 23 vjeç, të dy banues në Berat, pasi gjatë natës, në lagjen “30 Vjetori”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur derën hyrëse të një pallati. Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor…
Zv. Ministri i Brendshëm, Andi Mahila ishte sot në Fier ku vizitoi nga afër zyrat e Gjendjes Civile të këtij qyteti lidhur me shërbimet online. Gjatë kësaj vizite, Mahila bëri me dije se për moshat e treta, të cilët e kanë të vështirë që të përdorin teknologjinë, do të ofrohet një shërbim i posaçëm asistence. Sipas zv. ministrit, punonjësit që deri dje ofronin shërbime fizike pranë sporteleve, tashmë do të jenë në shërbim të njerzve të cilët nuk munden të aksesojnë shërbimet online. Asistenca, sipas zv.ministrit do të jetë gjithandej për qytetarët, në aksesimin elektronik të platformës e-Albania. Gjithashtu, Mahila…
Deputeti i PS, Erion Braçe ka shprehur kritikat e tij ndaj Autoritetit të Mbikëqyrjes së Financës. Ai tha në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave se abuzimet janë të shumta, sidomos në pastrimin e parave. Ai kërkoi nga autoriteti dhe konkretisht drejtuesi Ervin Mete të shikojnë nga afër problematikën. Gjithashtu, kërkesa e fundit e Braçes ndaj punonjësve të këtij autoriteti, ishte që të “vetëpërmbahen”. “Dëmet e pa paguara kanë qenë 1.13 mld lekë. Dëmet në raportimin e vitit 2018 kanë qenë 1.13 mld lekë. Në vitin 2019, kanë qenë 998 mln lekë. Në këtë raportim për vitin 2021, keni deklaruar…
Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident paraditen e sotme në Fushë-Krujë. Aksidenti ndodhi rreth orës 11:20, ku shtetasi A. SH., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Arrijnë t’i kapërcejnë të gjitha sfidat. Njihuni me shenjat që kanë lindur për njëra-tjetrën Virgjëresha dhe Ujori Në këtë kombinim, Ujori është ai që i pari bie në sy të Virgjëreshës. Ajo sajon taktika sesi të tërheqë vëmendjen e Ujorit, sepse për Virgjëreshat gjithçka është e planifikuar. Nga të gjitha “armët” që disponon, zgjuarsia e Virgjëreshës do ta bëjë për vete menjëherë. Ujori “bie” mbi pasurinë e shpirtit dhe jo mbi gjërat materiale.Mes tyre ka një kimi të fortë dhe shumë astrologë pohojnë se janë të pazakontë sepse kanë karaktere por dhe interesa të ndryshme. Megjithatë, atyre u duhet shumë…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin anëtarësimin e Kosovës në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, megjithëse rikujtuan se për një vendim të tillë kërkohet pajtimi i të gjitha 30 vendeve anëtare të Aleancës. Mbështetjen amerikane për Kosovën dhe aspiratat e saj në këtë drejtim e ka shprehur zëdhënësi i misionit të SHBA-së në NATO, Jeffrey Adler. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin anëtarësimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përfshirë edhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s”, tha Adler përmes një përgjigjeje me shkrim dhënë Radios Evropa e Lirë. Jeffrey Adler po ashtu rikujtoi se “të gjitha…
Një rast tjetër i konfliktit në familje është regjistruar në Librazhd, ku nusja 28-vjeçare është përleshur me prindërit e bashkëshortit të saj në një fshat të Librazhdit. Policia bën me dije se 28-vjeçarja me inicialet E. K., dhe vjehrra e saj 51-vjeçare me inicialet F. K., banuese në fshatin Dardhë, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëra-tjetrës. Po ashtu 28-vjeçarja mësohet se ka ushtrua dhunë psikologjike edhe ndaj vjehrrit të saj, me iniclaet R. K., ndaj të cilit u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Po kështu kërkesë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes është bërë…
Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat bënë ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin l. N., 49 vjeç, banues në Patos, Fier. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat i ka caktuar shtetasit I. N., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, pasi në datën 21.05.2021, në fshatin Poshnje, shtetasi I. N.,…
Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama ka shkuar në Hagë ku ka vizituar ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet në paraburgim. Përmes një videoje të publikuar në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Rama shihet teksa hyn në ndërtesën ku ndodhet Thaçi në Hagë, i akuzuar nga Prokuroria Speciale për krime lufte. Krahas videos, Rama shkruan” “Hagë – Për vizitë tek Presidenti Thaçi”. Ndërkohë, këtë të martë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u deklarua i pafajshëm për disa akuza të reja që kanë paraqitur Dhomat e Specializuara me seli në Hagë. Gjatë seancës për…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shtete e Bashkuara të Amerikës, ku një gardiane burgu ka vendosur të vrasë veten me armë zjarri pasi nuk ia doli të ndihmojë dot të dashurin e saj të burgosur që të arratisej me sukses nga qelia. Viktima është 57-vjeçarja, Vicky White. Ajo nuk pranoi të dorëzohej në polici, pas një ndjekjeje nga këta të fundit, duke zgjedhur aktin ekstrem. Vicky qëlloi veten me një plumb në kokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Gardiania ndihmoi të arratisej nga qelia një të dënuar 38-vjeçar, ne alibinë se po e merrte të burgosurin për kontroll të…