Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama ka shkuar në Hagë ku ka vizituar ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet në paraburgim. Përmes një videoje të publikuar në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Rama shihet teksa hyn në ndërtesën ku ndodhet Thaçi në Hagë, i akuzuar nga Prokuroria Speciale për krime lufte.
Krahas videos, Rama shkruan” “Hagë – Për vizitë tek Presidenti Thaçi”.
Ndërkohë, këtë të martë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u deklarua i pafajshëm për disa akuza të reja që kanë paraqitur Dhomat e Specializuara me seli në Hagë.
Gjatë seancës për paraqitje të mëtejme më 10 maj, Thaçi tha se nuk i ka kuptuar akuzat sepse kanë qenë shumë të deklaruara, por tha se deklarohet i pafajshëm.
“Deklarohem i pafajshëm, megjithëse lëndën nuk e kam lexuar dhe nuk e kam kuptuar, por deklarohem i pafajshëm”, u shpreh ai, teksa mori pjesë në seancë përmes video-lidhjes nga Qendra e Paraburgimit në Hagë.