Një nga akuzat që i janë bërë Lulzim Bashës nga socialistët, por më pas dhe nga pjesa e demokratëve që mbështet grupin e “Rithemelimit”, ka qenë pjesa e gjumit. Sot Basha është shfaqur pas shumë kohësh që nga dorëheqja si kryetar i PD sërish në publik, bashkë me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj. Por sikurse mund ta shihni dhe nga kjo foto e tirananews.al, duket se Basha dhe Alibeaj kanë shkuar tepër të lodhur në aktivitetin e mbajtur me rastin e Ditës së Evropës, në Teatrin e Operas e të Baletit.
Author: tirana
Presidenti i Francës Macron ka propozuar një politikë te re në dritën e krizës në Ukrainë, një ide e përshkruar si “shumë interesante” nga homologu i tij gjerman Olaf Scholz. Teksa ndodhet në Berlinin, Macron foli për përshpejtimin e bashkëpunimit midis BE-së dhe vendeve të tjera evropiane jo-anëtare të BE-së për të ndërtuar paqen dhe stabilitetin. Ai tha se statusi mund të zbatohet për Ukrainën, si dhe kombet që nuk duan të bashkohen me bllokun 27-vendesh. Macron ka thënë se Ukrainës mund t’i duhen dekada për t’u konfirmuar si anëtare e BE-së. Komisioni Evropian do të “synojë të japë opinionin…
Analisti Neritan Alibali i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka komentuar deklarata e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK ditën e shtunë në Asamblenë e Partisë Socialiste. Alibali tha se SPAK është institucion dhe se kë godet ai nuk ka radhë, apo krahë. Ai theksoi se deklarata e Ramës janë në ajër, pasi SPAK tashmë është në Kushtetutën e Shqipërisë, ndërsa shtoi se deklarata e kryeministrit kërkon të mbrojë të vetët. Pjesë nga diskutimi: Xhafo: Pse Rama sulmoi SPAK? Alibali: Drejtësia nuk është një institucion që ndjek radhë. Nuk ka të godasë njëherë në anë pastaj në anën tjetër.…
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë fjalës së tij në Kuvend se kreu i qeverisë Edi Rama ka dërguar njerëz që t’i bëjnë presion kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar që të dorëhiqet nga posti i tij. Berisha tha se kjo ka ardhur me kërkesë të presidentit turk Recep Tayip Erdogan. Ai shtoi se presidenti turk duhet të sjellë dosje për çdo individ, pasi shtoi se nuk mund të gjykohen njerëz vetëm pse janë shkolluar me fondet e Gylenit. “Informohen se Edi Rama ka dërguar njerëzur për t’i bërë presion kruet të KMSH për të dhënë dorëheqjen sepse sipas tij këtë kërkon…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, kritikoi nga salla e parlamentit Gjykatën e Posaçme në lidhje me atë qe ajo e quajti si “moshetimi” i ish-kryeministrit Berisha. Spiropali u shpreh se korrupsioni, vrasjet si dhe vjedhjet e Sali Berishës ulërasin, ndërkohë që vetëm nga SPAK nuk arrijnë të dëgjohen. “Ti nuk ke faj që flet për prokurorë për vrasje për grabitje përderisa sa SPAK-u të sheh jo vetëm gjallë por dhe me armën ngrehur. Se nuk shpjegohet ndryshe fakti që nuk je thirrur ende të japësh llogari. Korrupsioni yt ulëret, nga boronicat e Gërdecit, te Nduja i…
Fryrja në stomak ndodh kryesisht pas të ngrënit. Ajo u ndodh shumë njerëzve, përfshirë ata që ushqehen shëndetshëm dhe besojnë se kanë zgjedhur ushqimet e duhura. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për shkaktarët kryesorë të fryrjes abdominale apo të barkut. Sa më shumë të dini e të lexoni për këtë çështje, do t’ju ndihmojë të menaxhoni situatën më mirë. QepëtShumë njerëz kanë vështirësi në tretjen e qepës, sidomos asaj që hahet e pagatuar. Qepa nxit formimin e gazrave në stomak dhe shkakton fryrje dhe dhimbje. Nëse vëreni që qepa shkakton fryrje, AgroWeb.org ju sugjeron që…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për deklaratat e prokurorit Arjan Ndoj. Ky i fundit, i cili u shkarkua nga vettingu tha se ka regjistrime telefonike të kryeministrit. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha u shpreh se ai vetë e ka sulmuar Ndojn, por deklaratat e tij duhen hetuar. “Kërkoj një komision hetimor për dëshminë e prokurorit Ndoj që thotë se e ka të regjistruar kryeministrin. Unë vetëm kam folur kundër Ndojt. Por mbi Ndoj u shkrehën kallashnikovët. Nuk jam unë kurrë që të vriten njerëz. Kur ishte nën breshëri, Rama lëshonte breshëri kundër tij. Kishte gisht…
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit është shprehur se është i gatshëm të dorëhiqet nga posti i deputetit nëse në Peqin është investuar 1 metër asfalt këto 9 vite. Ai solli dhe listën e çmimeve “të kripura” të ushqimeve në Peqin, duke thënë se ajo çfarë qeveria deklaraon referuar rritjes së ekonomisë janë propaganda. “Bashkia e Peqinit është bashkia më e diskriminuar nga qarku i Elbasanit. 6 të tjerat kanë përfituar nga Rilindja urbane ndërsa ajo nuk ka përfituar as edhe një qindarkë. Problematika atje është e madhe. Janë 3 muaj pa…
Ibsen Elezi, kundërshtari i Sali Berishës për kryetarin e Partisë Demokratike ka hedhur akuza të forta ndaj Albana Vokshit dhe Edi Palokës. “Albana Vokshi, Edi Paloka këta janë të deklaruar që kanë vjedhur vota. Brenda PD, se andej nuk i lë Edi Rama të vjedhin. Ne e kemi deklaruar vjet edhe më parë se zgjedhjet për Bashën u manipuluan procesverbalet. Nxori edhe kur ishte kandidate Edith Harxhi. Ne akuzuam të gjithë kupolën për aktin e manipulimit të proces. Edi Paloka doli me burrninë e vet që tha kam manipuluar. Dhe u kanë thënë edhe të tjerëve të manipulojnë”, u shpreh…
Në Mal të Zi, Kryetari i Gjykatës Ekonomike Blazho Jovaniç dhe disa persona të tjerë u arrestuan të hënën me urdhër të Prokurorisë Speciale, nën dyshimin për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre. Kryeministri Dritan Abazoviç përshëndeti aksionin e Prokurorisë Speciale të Shtetit duke thënë se ai paraqet përgjigjen më e mirë ndaj kritikave për përpjekje të pamjaftueshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Edhe ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Filip Axhiç e përshëndeti aksionin e Drejtorisë së Policisë, duke thënë se është treguesi më i mirë i përkushtimit dhe luftës së pakompromis kundër…
Shqiptarët vijojë të preferojnë makinat gjermane. Referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, gjatë vitit 2021, në vend u regjistruan 68 mijë e 514 mjete të reja, nga të cilat 58 mijë e 208 janë automjete. Në krahasim me vitin pararadhës kur tregu u frenua si rrjedhojë e karantinës, këtë vit numri i mjeteve të regjistruara u rrit me 16 mijë mjete më shumë. Sa i përket markave, rezulton se makinat gjermane janë të preferuara. Në vend të parë, janë automjetet e markës Volkswagen ku gjatë vitit 2021 janë blerë rreth 13 mijë të tilla,…
Autorët: Klementina Cenkollari, Kreshnik Gashi dhe Visar Prebeza Serbia vazhdon të dominojë tregun e rajonit, duke qenë një nga shtetet që eksporton më së shumti në vendet e rajonit, në veçanti në Shqipëri e Kosovë.Bizneset vazhdojnë të raportojnë për barriera të ndryshme jo-tarifore që hasin gjatë tentativës për të shitur produktet e tyre në vendet fqinje. Por, shtetet që janë pjesë e nismës “Ballkani i Hapur” presin që me lehtësirat që do t’i ofrohen bizneseve, shkëmbimet tregtare të rriten dukshëm në vitet në vijim.Serbia vazhdon të ketë bilanc pozitivë tregtar me Shqipërinë dhe Kosovën. Shqipëria vetëm gjatë vitit 2021 ka…