Pritja e delegacionit të BE në Tiranë me rastin e Ditës së Evropës bëri bashkë në të njëjtën sallë jo vetëm përfaqësuesit e ‘Rithemelimit’, por dhe Bashën me mbështetësit e tij me ambasadoren amerikane, Yuri Kim.
Siç mund ta shihni dhe në foto, Basha, Dhurata Çupi, Ina Zhupa, Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj kanë patur një takim të ngrohtë dhe miqësor me Kim, ku shihen duke buzëqeshur.
Kujtojmë se takimi i tyre vjen pas deklaratave të forta të ambasadores dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, në adresë të ish-kryeministrit Berisha.
