Author: tirana

Hyrja në fuqi e Rregullores së miratuar nga AMF “Për komisionet e ndërmjetësimit”, e cila përcaktonte se nga data 1 janar 2022 komisioni i ndërmjetësimit nuk mund të ishte më i lartë se 20% e primit të shkruar bruto për produktet e sigurimit të detyrueshëm, ka sjellë menjëherë impakt me ulje të ndjeshme të komisioneve në tregun e sigurimeve. Komisionet e ndërmjetësimit janë pagesat që shoqëritë e sigurimit u japin agjentëve të tyre ose brokerave (ndërmjetësve) në rastet e shitjes së policave (kontratave) të sigurimit. Bazuar nga të dhënat teknike dhe financiare, të raportuara nga shoqëritë e sigurimit, për tremujorin…

Read More

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për drejtuesin e mjetit David Gjonaj , që aksidenti për vdekje çiftin e bashkëshorteve polakë. Gjykata e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e 27 vjeçarit. Seanca gjyqësore është mbajtur me dyer të mbyllura, ndërkohë që i drejtuesi i mjetit në gjykatë ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia. Masa e sigurisë është dhënë nga gjyqtarja Izabela Radova.

Read More

Duke nisur nga dita e nesërme, Shqipëria do të importojë vaj luledielli nga Maqedonia e Veriut, në sajë të bashkëpunimit nga nisma “Ballkani i Hapur”. Lajmi është bërë me dije nga vetë Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj. “Nesër Republika e Maqedonisë së Veriut, do marrë vendim të rëndësishëm që do çelë eksportet e vajit të lulediellit për Shqipërinë që ishte një produkt që siç kemi bërë të ditur është një produkt që importohej nga Ukraina dhe ka pasur mungesë në tregjet ndërkombëtare e arsyeja pse çmimet kanë qenë më të rritura. Dua të siguroj që marrëdhënia e dy vendeve në…

Read More

Pas një takimi që pati me delegacionin e Senatit të Rumanisë, të kryesuar nga Senatori Titus Corlățean, Kryetar i Komitetit të Politikës së Jashtme në Senatin e Rumanisë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dha një prononcim për mediat ku zbardhi detaje rreth asaj çfarë u diskutua. Sipas Ballës, një nga temat kryesore për të cilën u fol ishte agresioni rus në Ukrainë. Ai tha se së bashku me Rumania Shqipëria mban të njëjtin qëndrim për sa i përket dënimit të sulmit rus. Balla: Kemi rënë dakord të fillojmë bashkëpunimin e një memorandum bashkëpunimi mes parlamenteve tona në…

Read More

Teksa asgjë nuk është e vërtetuar, “Dubai Porta Potty” mbetet një temë diskutimi në rrjetet sociale dhe akuzat ndaj vajzave të njohura nuk kanë munguar. Pas Encës, ka ardhur një reagim edhe nga modelja Kejvina Kthella. Përmes disa statuseve në Instagram, Kejvina shkruan “Po shyqyr doli ajo tipja duke ngrënë m*t që të kishit me çfarë të merreshit këto ditë. Presim të dalë ndonjëra në Maldives duke pirë sh*rrë që të na shani.” Ajo nuk e kursen një ofendim për ndjekësit që i quan edhe ‘barbona’ teksa shton se do ndjekë rrugët ligjore për këdo që dëmton imazhin e saj.…

Read More

Një postim i pazakontë dhe krejt i papritur i Elon Musk në rrjetin social “Twitter” ka ngjallur mjaft dyshime. Njeriu më i pasur i botës, i cili bleu së fundmi rrjetin social për 44 miliardë dollarë, flet për vdekje në rrethana misterioze duke i befasuar të gjithë përdoruesit e internetit. “Nëse unë vdes në rrethana misterioze, është kënaqësi që ju kam njohur,” shkroi Musk në Twitter, rreth një javë pasi ai njoftoi vendimin e tij për të blerë kompaninë e famshme.  Ai ka shkaktuar një sërë reagimesh nga ndjekësit. Ndërsa disa shprehën shqetësimin, shumë të tjerë mbështetën anën e tij…

Read More

Kryetari i grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim, Fatmir Mediu është takuar ditën e sotme me anëtarin e Bundestagut gjerman, Volkmar Klein. Mediu shprehet përmes një postimi në rrjete sociale se gjatë takimit me deputetin gjerman diskutoi rreth rajonit të Ballkanit, influencën negative të Rusisë në bashkërendim me Kinën dhe  armatosjen që po i bëjnë Serbisë. Postimi i plotë : Me mikun e vjetër deputetin e CDU në Bundestag Volkmar Klein. Diskutuam dhe ramë dakort për të zhvilluar një diskutim për rajonin e Balkanit, duke kosideruar influencën negative të Rusisë në bashkërendim me Kinën, armatosjen që po i bëjnë Serbisë, zhvillimeve…

Read More

Kur kanë mbetur vetëm pak javë nga përfundimi i kampionateve në Europë, legjionarët kuqezi vijojnë të japin më të mirën e tyre, duke qenë kështu gati edhe për sfidat e para me Kombëtaren në Ligën e Kombeve, që do të nisë në muajin qershor. Kjo fundjavë që sapo lamë pas ka folur shqip në tre kampionate kryesore europiane, atë italian, spanjoll e turk, ku katër futbollistë shqiptarë kanë tundur rrjetat me skuadrat përkatëse. Ishte Kristjan Asllani, mesfushori i talentuar i Kombëtares që luan në radhët e Empolit, ai i cili hapi serinë e golave që mbajnë vulën shqiptare. Djaloshi kuqezi…

Read More

Policia e Pogradecit ka nisur një hetim ndaj pesë peshkatarëve në këtë qytet. Ata janë kapur në liqenin e Ohrit, në Pogradec, duke peshkuar në kundërshtim me ligjin, një sasi peshku (i llojit klen) i cili me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është i ndaluar për t’u peshkuar në këtë periudhë kohore. Dy prej peshkatarëve kanë kërcënuar edhe inspektorin e peshkimit. Njoftimi i policisë: Goditet një tjetër rast i peshkimit të paligjshëm. Në kuadër të operacionit “Liqeni”, u proceduan penalisht pesë peshkatarë, dy prej të cilëve kanosën për shkak të detyrës, inspektorin e peshkimit. Specialistët për Hetimin…

Read More

Një grua dhe vajza e saj janë vënë nën hetim nga Policia e Vlorës pasi dyshohen se kanë sulmuar një minorene dhe nënën e saj. Ky sulm i tyre ka ndikuar që 15-vjeçarja të tentojë vetëvrasjen. Njoftimi i policisë: Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetaset V. G., 43 vjeçe dhe S. G., 19 vjeçe, pasi kanë goditur dhe ofenduar me fjalë të rënda shtetasen M. J., 15 vjeçe dhe nënën e saj, duke i shkaktuar 15-vjeçares një gjendje të rënduar psikologjike dhe për…

Read More

Më datë 22 maj 2022 pritet që të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike, ku në garë janë zyrtarizuar përfundimisht vetëm dy emra. Sali Berisha i cili është favorit për triumfin në këtë garë do të ketë përballë Ibsen Elezin në garën për kreun e ri të PD-së. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton se në përfundim të afatit të paraqitjes së kandidaturave për kryetar të PDSH, kanë shprehur interesim për këtë garë, konform Vendimit Nr. 12 dt 03.05.2022: 1. Z. Sali Berisha2. Z. Ibsen Elezi Mbledhja e ardhshme e Komisionit do të mbahet…

Read More

Në shtetas 85-vjeçar është gjetur i pajetë në malin e fshatit Trebisht. Mësohet se ai ishte i shpallur i zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia. Uniformat blu bëjnë me dije se vdekja e tij dyshohet të ketë ardhur nga shkaqe natyrale. Policia njofton: “Në malin e fshatit Trebisht, është gjetur pa shenja jete shtetasi R. S., 85 vjeç, i cili ka qenë i shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga banesa, më datë 20.04.2022. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.” Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë…

Read More