3 persona janë vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi punëtori Genci Spaho 53 vjeç humbi jetën gjatë orarit të punës në një objekt në ndërtim e sipër. I arrestuari është Leonart Pulen 44 vjeç, Enea Xoxin 56 vjeç dhe Rauf Kacin 58 vjeç, pasi mbi ta persona rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Policia njofton: “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit L. P., 44 vjeç, E. X., 56 vjeç dhe R. K., 58 vjeç,…
Author: tirana
Nga Elisa SPIROPALI/ Evropa është fat. Është zgjedhje dhe zgjidhje. Është më shumë se gjeografi dhe jo më pak se një ëndërr. Evropa është mohimi i një të shkuare të zymtë dhe historia e të ardhmes që pret ende të shkruhet. Për ne shqiptarët, Evropa nuk është qëllim në vetvete, por bindja se evropianizimi i Shqipërisë është fati ynë i shkruar, zgjedhja dhe zgjidhja, adresa ku na bashkon historia dhe përkatësia jonë shpirtërore.E dalë nga tmerri i një lufte botërore që nisi në Evropë, atdheu i përbashët i Shekspirit dhe Da Vinçit, Gëtes dhe Hygoit, Servantesit dhe Kadaresë, shtetarët e…
Enkelejd Alibeaj ka thirrur një mbledhje të kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Demokratike këtë paradite. Por në një prononcim për mediat, Ervin Salianji foli rreth kësaj mbledhjeje ku tha se nuk ka asnjë mundësi për zhvillimin e saj për shkak se sipas tij nuk ka kuorum. Ai vijoi më tej duke thënë se në mbledhje duhet të vinin të gjithë edhe nga ana e Rithemelimit, por sipas tij kjo nuk është pranuar. Salianji ka hedhur akuza duke thënë se këto lëvizje sipas tij i shërbejnë vetëm Edi Ramës. Duke u ndaluar tek zgjedhja e Presidentit, sipas Salianjit fakti që…
Prokurori i Gjirokastrës, Emror Kasaj është shkarkuar nga detyra me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Nga analiza financiare paraprake për periudhën 2010-2016 Kasaj rezulton me balancë negative në vlerën e 31 milionë lekëve. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ka konstatuar fillimisht përshtatshmërinë e prokurorit Kasaj për të vazhduar detyrën. Pas përditësimit të raportit janë referuar informacione për përfshirjen e tij në korrupsion pasiv dhe për ndikim të paligjshëm në një proces penal. Prokurori Emror Kasaj u përball me Vetingun me 17 mars për vlerësimin e ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional. Emror Kasaj…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka nderuar me emdalje një qen të vogël i cili i ka dhënë një ndihmë të çmuar vendit të tij në luftën kundër Rusisë, duke zbuluar më shumë se 200 mina të vendosura nga ushtria e Putinit. Qeni i quajtur Patroni, që në gjuhën ukrainase do të thotë “gëzhojë”, mori medalje nderi për trimërinë dhe guximin që ka treguar në luftën Rusi-Ukrainë. Qeni 2-vjeçar dhe i zoti i tij , Mikhail Iliev, ishin të pranishëm në Kiev gjatë takimit të Zelensky me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trinto. Presidentin ukrainas, e përshkroi Patronin si një “ndihmës piroteknik…
4 policë janë vënë nën hetim pasi akuzohen për shpërndorim detyre pas arratisë së bërë nga 21-vjeçari Kristjan Medolli nga Gjyakta e Korçës. I riu u njoh gjatë seancës për të me masën e sigurisë arrest me burg por pas përfundimit të saj, edhe pse me pranga në duar, ai ka dalë me vrap nga garazhi i gjykatës duke u larguar prej aty. 21-vjeçari nga fshati Qatrom i Korçës u arrestua 3 ditë më parë si i dyshuar për grabitjen e një biçiklete dhe një motor frigoriferi. Kristjan Medolli, sapo mësoi se do qëndronte në burg u arratis nga Gjykata…
Kreu i Komanduar i Partisë Demokratike si dhe njëherësh kryetari i grupit parlamentar të kësaj partie, Enkelejd Alibeaj ka thirrur sot një mbledhje të kryesisë së PD-së. Mësohet se në këtë mbledhje do të diskutohet mbi agjendën e grupit të PD-së, ndërsa në të marrin pjesë vetëm deputetët Oriola Pampuri dhe Arbi Agalliu, kurse Luçiano Boçi dhe Ervin Salianji mungojnë. Ndarja e demokratëve që nisi me bojkotin e rreth 35 deputetëve të grupit parlamentar në Kuvendin e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit ka nisur të reflektohet në të gjitha organet drejtuese të Partisë Demokratike. Kjo ndarje e grupit parlamentar vjen…
Vazhdon parada e ushtrisë ruse në Sheshin e Kuq në Moskë, e cila po zhvillohet në kuadër të Ditës së Fitores ndaj Nazizmit. Në një deklaratë të tijën, Putini iu drejtua kombit të vet duke thënë se në këtë ditë, NATO dhe SHBA-të do t’i shpallnin luftë Rusisë përmes Ukrainës. Mediat botërore e ndoqën me shumë vëmendje fjalimin e presidentit rus Vladimir Putin, me qëllim për të kuptuar se si pritet të vijojë lufta në Ukrainë edhe pse deri më tani rusët nuk kanë arritur ndonjë fitore të rendësishme atje. Përkundrazi, ushtria ruse duket e paorganizuar, me mungesa të theksuara…
Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 34-vjeçar i cili akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Sipas policisë, ai kishte përshtatur një dhomë në banesën e tij për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Arrestimi i tij u bë në sajë të finalizimit me sukses të operacionit policor të koduar “Bogzat”, për goditjen e veprimtarisë së kultivimit të bimëve narkotike, me anë të llambave. Ndërkohë, uniformat blu proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe faturiste e OSHEE-së së zonës, për shpërdorim detyre. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bimë narkotike dhe pajisjet e ndryshme elektrike…
Një makinë është djegur plotësisht në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar deri më tani. Dyshohet se makina është përfshirë nga flakët për shkak të një defekti teknik. Megjithatë ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga policia, e cila po merret me të përcaktuar shkaqet e zjarrit.
Sot luhen 3 përballjet e fundit të javës së 33-të të Abissnet Superiore të cilat janë parashikuar të luhen në të njëjtin orar, 16:45. Ndeshjet janë mjaft interesante dhe pritet të dhurojnë mjaft emocion, ku fati për mbijetesën dhe Europën këtë javë do të diskutohet në Kamzë, Durrës e Shkodër. Vllaznia-Kukës është supërsfida e javës, pasi përballë njëra-tjetrës do të vihen dy rivalë direkt për Europën. Ky takim pritet të jetë i luftuar, teksa emocionet dhe spektakli nuk do mungojë. Një tjetër takim i rëndësishëm është edhe në Durrës ku Teuta pret Egnatian në një duel për të shmangur zonën…
Misteri i vdekjes së tre motrave në Patra të Greqisë është pothuajse dretj zbardhjes së plotë. Sipas të dhënave që kanë siguruar deri më tani autoritetet greke në sajë të hetimeve, thuhet se dy motrat Malena dhe Irisi janë vrarë nga e njëjta substancë vdekjeprurëse, nga ketamina. Por ndryshimi midis 2 vajzave është se Melenës i është dhënë më pak sasi kertamine se sa Georginës. Sipas ekspertizave mjeko ligjore vdekja e Georginës ka ardhur 10 minuta pasi i është vendosur në trup ketamina, ndërsa vdekja e Malenës ka marrë më shumë kohë. Malena ka dhënë shpirt për një orë e…