Siç shihet edhe në video, një makinë ecën me shpejtësi skëterrë në autostradën Lushnje-Fier. Për pak mund të ishte kthyer në një tjetër statistikë në kronikat e përditshme, pasi përplaset me kangjellat, por që fatmirësisht shoferi ka arritur të manovrojë siç duhet.
Author: tirana
Këngëtari i njohur Endri Prifti, pak javë më parë bëri një denoncim në emisionin investigativ “Stop” për grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes së tij, Anjeza Kolevica, me ndihmën e Kadastrës së Korçës. Ky denoncim nuk u prit mirë nga ish-bashkëshortja e këngëtarit dhe u pasua me një reagim të ashpër dhe me akuza të rënda ndaj Endri Priftit. Gjatë programit “Dola te Ola” mbrëmjen e kësaj të diele, Endri Prifti teksa u pyet në lidhje me akuzat e bëra nga ish-bashkëshortja e tij, zgjodhi që me qytetari t’i qëndrojë denoncimit që ai ka bërë duke ia lënë në…
Efektivët e policisë së Tiranës kanë nisur një aksion në akset kryesore të kryeqytetit, pas aksidentit të sotëm në “Rrugën e Kavajës” ku drejtuesi i saj, Ajas Sulejmani, nën efektin e lëndëve narkotike desh i mori jetën një familjeje prej 3 anëtarësh. Sipas informacioneve, patrulla të shumta policie janë shpërndarë në akset hyrëse, dalëse dhe në rrugë të tjera kryesore në Tiranë ku po verifikojnë mjetet, kryesisht ato luksoze. Aktualisht, efektivët po kryejnë teste të alkoolit për drejtuesit e mjeteteve, por edhe atë të përdorimit të lëndëve narkotike. Shpejtësia tej normave të lejuara, mosrespektimi i semaforit dhe manovrat e gabuara,…
Kanë zgjedhur qendrën e Tiranës, para Muzeut Historik Kombëtar artistët e akuarelit që të realizojnë pikturen gjigande prej 15 metrash Peizazh urban, portrete dhe emocione personale, artistët e rinj, ku merr pjese edhe artistja austriake Herim Kurneri, i jep ngjyrë e formë në këtë kuadër të përbashkët. Artistja australiane, ka përzgjedhur emocionet e 15-katëshit që t’i jetësojë në telajo. “Vij nga Austria. Ndihem shumë mirë që pikturoj me këta miq të rinj artistë. Kam përzgjedhur hotel 15-katshin, pasi më zgjon emocione të hershem jetuar në vendin tuaj. Pikërisht 1989 para se të binte diktatura. Kam qëndruar pikërisht tek ky hotel…
Policia ka mundur të kapë 21-vjeçarin Kristi Mejdolli, i cili u arratis mesditën e kësaj të diele nga ambientet e Gjykatës së Korçës, ku pritej t’i jepej masa për një vjedhje të pretenduar. Raportohet se i riu akuzohej për vjedhjen e një banese në fshatin Qatrom dhe arrestimi i tij ishte bërë i mundur të premten. Ai dyshohet se ka vjedhur një motor frigoriferi dhe një biçikletë në banesën e 44-vjeçarit V. H. Njoftimi i Policisë: Korçë Në vijim të informacionit paraprak të ditës së sotme, i cili bënte fjalë për largimin nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e shtetasit…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Gjermani, ku një qytetar nga Skenderaj i Kosoveska mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra. Burime nga mediat kosovare bëjnë me dije se viktima është 44 vjeçari B.N., ka humbur jetën për shkak të goditjeve që ka marrë me thikë nga kunati i tij, i cili dyshohet se e ka goditur pas shpine. Si mësohet viktima është nisur të shkoj tek e motra, por që pasi është takuar me burrin e motrës, ky i fundit e ka sulmuar me thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi, në një deklaratë për mediat i është drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe të gjitha dështimeve që sipas saj ai ka bërë në politikat rinore. Problematikat e ngritura nga Kërpaçi vijojnë që në vendet e punës për të rinjtë, e deri te tekstet e maturës shtetërore, që sipas saj përmbajnë parregullsi. Deklarata e plotë e Floida Kërpaçit: Po vijnë zgjedhjet e radhës dhe kryeministri u kujtua të përmendi sërish të rinjtë. U duhet vota e tyre, ndaj edhe i përmend. Sepse kjo është një politikë që kujtohet për njerëzit vetëm kur vijnë zgjedhjet. Ndërsa, në periudhën…
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në ndeshjen që Atalanta po zhvillon ndaj Spezias. Gjimshiti realizoi në minutën e 73-të për të kthyer kështu në avantazh “bergamaskët”, pasi këta të fundit udhëheqin sfidën me shifrat 2-1.
Tiranë- Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 26 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe proceduan penalisht shtetasit E. I., 27 vjeç, dhe A. I., 51 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Shtetasit E. I., dhe A. I., për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin A. M. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi A. M., ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës. Materialet i kaluan Prokurorisë për…
Ajas Sulejmani, 39 vjeç është shoferi i makinës Benz G Class që përplasi te vijat e bardha çiftin dhe fëmijën e tyre 3 muajsh te vijat e bardha në Rrugën e Kavajës në Tiranë. Policia ka shoqëruar disa persona për ti marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e aksidentit ndërsa 39 vjeçari është ende në kërkim. Mësohet se ai është emigrant në Gjermani.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në asamblenë e PS-së kundrejt SPAK-ut. Përmes një postimi në rrjete sociale Berisha e quan një prej forumeve më të larta të PS-së “asambleja e tmerrit në shpirt”. Postimi i plotë: Nga Kongresi i lepurit në bark tek Asambleja e tmerrit në shpirt! Kreu i organizatës kriminale Edi Rama në panik dhe horror të madh. Firmat i duken hekura, sallat e takimeve i duken qeli! Punonjësit e Skapit të partisë i duken ushtarë të Luçiferit. Dera e SPKU-t i duket dera e ferrit! Përveç fjalimit horror për…
Një çift së bashku me fëmijën e tyre 3 muajsh janë përplasur nga një Bend duke kaluar te vijat e bardha në rrugën e Kavajës në Tiranë. Pamjet nga aksidenti ku duket makina e autorit dhe karrocat e foshnjes 3 muajsh.