Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rithemelimi kundër draftit të Alibeajt, Garo: Akt keqpërdorimi dhe keqshfrytëzimi, tradhti ndaj demokratëve

12:12 / May 9, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
floriana garo 2 770x426 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Rithemelimit ka bërë sot një deklaratë për mediat përmes zëdhënëses së tyre, Floriana Garos, ku e kanë cilësuar draftin e Enekeljd Alibeajt në kundërshtim me parimet e vendosura në Kuvendin e 30 prillit.

Në deklaratën e saj, Garo u shpreh se Alibeaj ka kryer akt tradhtie ndaj demokratëve draftin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj për zgjedhjen e presidentit të ri.

‘Për propozimin e kandidatit nga Basha-Alibeaj. Ky është propozuar nga pseudo-pozita. Në këtë kontekst marrëveshja Rama-Bash-Alibeaj është një akt tradhëtia ndaj PD-së. Ky dokument është një akt keqpërdorimi dhe keq shfrytëzimi, me farsën e zgjedhjes së presidenti. Kriteret janë shpallur nga Rama. Por nëpërmjet binomit Alibeaj-Rama, po nxjerrin një emër. PD dënon marrëveshje Rama-Basha-Alibeaj. Një lojë e neveritshme me domokratët dhe popullin opozitar. Deputetët të distancohen nga loja e Rama-Basha.’- tha Garo.

Deklarata e plotë:

Dje, deputeti Alibeaj ka njoftuar, në kundërshtim të plotë me vendimet e Kuvendit të PD të datës 30 Prill 2022, dhe rregulloren e Grupit Parlamentar të PD , mbledhje grupi parlamentar për ditën e sotme, si dhe ka shpërndarë duke mos patur asnjë tagër, një dokument që përfaqëson De Fakto marrëveshjen Rama-Basha për propozimin e kandidatit të Edi Ramës nga Opozita e emëruar Basha-Alibeaj.

Kështu, Edi Rama me ndihmën e dyshes të emëruar prej tij Basha-Alibeaj zgjedh Presidentin e tij, propozuar nga pseudo-opozita dhe mendon se mbyll në mënyrën më të turpshme dhunimin masiv të zgjedhjeve të 25 prillit, 2021.

Në këtë kontekst, marrëveshja Rama – Basha – Alibeaj është një akt tradhtie ndaj 620 mijë zgjedhësve që votuan më 25 prill për PD dhe opozitën shqiptare.

Ky Dokument është një akt keqpërdorimi dhe keqshfrytezimi si fasadë, por edhe poshtërimi nga Edi Rama të Bashaalibeit dhe ndonjë ndjekësi të tyre, me farsën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Në këtë marrëveshje del qartë se kriteret janë ato që ka shpallur Rama, por tani, nëpërmjet binomit Basha-Alibeaj, i paraqet ato si të opozitës.

Për të maskuar këtë fakt skandaloz, është vendosur si gjethe fiku, një kriter qesharak sipas të cilit kandidati për president të mos ketë patur 5 vitet e fundit asnjë funksion në shtet.

Me këtë propozim, Basha-Alibeaj duan të na bindin se me kritere, ata po përjashtojnë kandidatura që kanë lidhje me Edi Ramën paçka se ky i fundit, ka jo 5 por 9 vite në pushtet dhe siç dihet, kontrollon të gjitha OJQ-të përfshirë këtu edhe atë të Alibeajt.

Ky dokument vjen në kundërshtim flagrant me rezolutën e Këshillit Kombëtar të datës 6 maj 2022 për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Ai bie gjithashtu në kundërshtim të hapur me praktikat transparente të deri-sotme në zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

PD dënon marrëveshjen Rama-Basha-Alibeaj si një akt kundër pluralizmit politik në Shqiperi, një lojë e neveritshme me demokratet dhe popullin opozitar, i cili i nënshtron këta të fundit për llogari të pazareve me Edi Ramën.

Partia Demokratike u bën thirrje deputetëve të saj të distancohen nga loja e ulët Rama-Basha-Alibeaj në kurriz të PD, popullit opozitar, demokracisë, dhe pluralizmit politik në Shqipëri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.