Author: tirana

Kryetarja e Delegacionit parlamentar shqiptar Blerina Gjylameti sëbashku me deputetet Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj dhe Jorida Tabaku zhvilluan një takim me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës z. Tiny Kox.Znj. Gjylameti e njohu z. Kox me rezolutën e miratuar nga parlamenti shqiptar në mbështetje të Ukrainës, ndërsa vlerësoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të Asamblesë Parlamentare dhe kontributin e Këshillit të Evropës në përgjithësi në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë në Shqipëri dhe në rajonin tonë.“Uruam z. Tiny Kox për zgjedhjen në krye të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ishte kënaqësi të dëgjonim prej Tij…

Read More

Djemtë e ish-deputetit Tom Doshi u përfshinë në një sherr me shufra hekuri, duke rrahur një klient në një qendër estetike. Sipas burimeve policore të Gazetasi.al, ata janë konfliktuar me të për një foto Instagrami. Për këtë, ata thirrën në ndihmë edhe truprojën e tyre dhe kur klienti arriti të shpëtojë prej tyre, ai kërkoi ndihmën e policisë. Por edhe kjo e fundit u dhunua gjatë tentativës për të mbrojtur 38-vjeçarin e përfshirë në konflikt. Sherri në ish-Bllok “Një person i gjakosur po vraponte dhe dy persona të tjerë po e ndiqnin dhe e qëlluan sërish”. Kështu e nisin përshkrimin…

Read More

Tre punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, në Bashkinë Bulqizë janë proceduar penalisht nga policia pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Sipas policisë, të proceduarit janë shtetasit: E.D., 37 vjeç; L.D.,34 vjeç; A.T., 45 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, në Bashkinë Bulqizë. Ata akuzohen se “nuk kanë ndjekur marrjen e masave ligjore të parashkuara në VKM mbi shkeljet e kritereve të përcaktuara gjatë ndërtimit të një objekti nga shtetasi G.Xh., veprime të cilat i kanë sjellë përfitime të padrejta materiale ndërtuesit, si shtesë të kateve dhe të sipërfaqes së ndërtimit…

Read More

Paolo Zanetti shkarkohet nga drejtimi i Venezias, vetëm katër ndeshje para përfundimit të kampionatit. Skuadra e Venecias ndodhet në vendin e fundit të kampionatit dhe në fakt numëron tetë humbje radhazi në Serie A dhe qëndrimin e saj në kategori është jashtëzakonisht i vështirë. Konkretisht, Venezia është në -6 nga Cagliari i 17-të dhe ka përballë pesë ndeshje kundër Juventusit, Salernitana, Bologna, Roma, dhe Cagliarit.

Read More

Në sallën operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonatë nga shtetasi S. K., 45 vjeç, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i biri po ushtronte dhunë fizike ndaj tij dhe po e kanoste me mjet prerës. Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë në fshatin Crunjë, ku është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi në kohë i autorit të dyshuar. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 20 vjeç, i cili, pasi ka dhunuar babanë…

Read More

Momenti i arrestimit të një pedofili që do të paguante 500 dollarë për një vajzë vetëm 8 vjeç është publikuar nga mediat e huaja. Nga pamjet e shpërndara nga policia e Australisë Jugore me arrestimin e Jonathon David Henke , i cili mendonte se kishte rregulluar të bënte seks me një vajzë 8-vjeçare. Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fund të vitit 2020 , ku 46 -vjeçari kishte vendosur një reklamë në një faqe, duke kërkuar një nënë me një vajzë të vogël. Një gjë që ra në sy të punonjësve të policisë që merren…

Read More

Mëngjesin e kësaj të mërkure, forcat ushtarake turke kanë nisur një valë të re fluturimesh mbi ishujt grek. Dy avionë të tipit F-16 turq, të cilët hynë në radarët e Athinës pa leje, shkelën hapësirën ajrore kombëtare greke dhe fluturuan mbi Arki, Lipsi, Agathonisi, Samos, Fourni dhe Oinousses. Konkretisht, të njëjtët avionë fluturuan: -Mbi Ariki në orën 10:18 në 27,000 këmbë, në 10:21 në 26,000 këmbë dhe në 10:28 në 22,000 këmbë. -Mbi Lipsi në orën 10:19 në 27,000 këmbë, në 10:22, në 10:24 në 26,000 këmbë dhe në 10:26 në 21,000 këmbë – Mbi Agathonisi në 10:29 në 25,000…

Read More

Çdo vit e më shumë karrige mbesin bosh në auditorët e Universitetit të Tiranës, ku interesi i studentëve ka rënë njëshëm. Senati akademik ka miratuar së fundmi kuotat e reja për vitin 2022- 2023, që si rrallëherë kanë rënë nën 5 mijë, duke shkurtuar me dhjetëra kuota në degë që kërkohen pak ose aspak nga të rinjtë.Ajo që vërehet nga tabela e mësipërme është ulja gjithnjë edhe më e madhe e numrit të gjimnazistëve të interesuar të studiojnë në Universitetin e Tiranës.Arsyeja nuk është vetëm një. Një ndër “trendet” e viteve të fundit që ka bërë shumë prej të rinjeve…

Read More

Gjatë një konference për mediat, kryeministri i vendit, Edi Rama foli lidhur me revolucionin digjital, ku tha se Shqipëria renditet e 17-a sa i përket shërbimeve të tilla. Kreu i qeverisë bëri me dije se të gjitha të dhënat e Shqipërisë do të jenë në një databazë të vetme, duke eleminuar shërbimet nëpër sportele. Kjo gjë do t♪ ndodhë nga 1 maji e në vijim, ndërsa shteti ndodhet tashmë në një fazë të përmbylljes së një pjesë të konsiderueshme të këtij revolucioni. “Shtetin do ta fusim në xhep të qytetarit dhe qytetari sa herë ka nevojë mund të nxjerrë nga…

Read More

Nga Agron Gjekmarkaj Dje pata kenaqësinë të pritesha në selinë e vatres në New York në një bashkëbisedim me vatranet në 100 vjetorin e mardhenjeve SHBA-Shqiperi. Kenaqesi është të konstatosh që “Vatra” mbetet ndonese brezat dhe kohet ndryshojnë. Kështu ndodh sepse “vatra” është ideja dhe jo personi, është dashuria e tyre për vëndin amë, është mirnjohja dhe miqesia e perjetshme e shqiptarve me SHBA që të kujton atë sokellimen e kohrave të dikurshme “mbahu nëno mos kij frikë se ke djemtë më Amerikë”. Bukur të shohesh që shqiptaret jetojnë me shqetesimet e vendit amë, me ngjarjet, perspektivat dhe personazhet. Keq…

Read More

Brenda vitit të ardhshëm, shqiptarët do të mund të kenë në telefonat e tyre edhe ‘Sirin’ që do të flasë shqip. Për ata që ende nuk e njohin, Siri është një asistent virtual që është pjesë e sistemeve operative iOS, iPadOS, watchOS, macOS, tvOS dhe audioOS të pajisjeve Apple. Rama tha se projekti ka nisur dhe pritet të jetë gati vitin tjetër. “Ne kemi nisur projektin tjetër për të pasur brenda vitit të ardhshëm asistentin me zë po këtu (në telefon), sic është Siri psh që e dini. Kështu do jetë asistenti digjital i cdo qytetari që për tu interesuar…

Read More

Nuredin Dumani, personi që dyshohet se fshihet pas disa ngjarjeve kriminale, ka pranuar që të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë. Kjo do të thotë tronditje e madhe për botën e krimit, pasi Dumani krahas hesapeve të tij që kishte për të larë, akuzohet si vrasës me pagesë që përdorej nga banda të ndryshme kriminale. Pas rreth një muaj që nga arrestimi i tij, Dumani ka pranuar të tregojë për të gjitha ngjarjet kriminale ku është përfshirë dhe se kush ishin porositësit e krimeve që ai ka kryer. Dumani, një nga më të kërkuarit e drejtësisë shqiptare, u kap në Fier gjatë…

Read More