Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi sot nga Fieri akuzat e Berishës ndaj ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim si dhe u ndal gjithashtu tek peticioni online i ndërmarrë kundër saj. Në komentin e tij,, Balla tha se të gjitha këto janë sjellje të trashëguara nga regjimi komunist. “Këto janë sjellje të trashëguara nga regjimi komunist. Unë jam i ri, por kam pasur mundësi të lexoj paudhësitë dhe çmenduritë e regjimit ku ftoheshin masat të bënin sulme për persona të caktuar dhe natyrshëm kundër rrezikut anglo- amerikan. Edhe ky sulm ndaj një prej ambasadoreve më…
Author: tirana
E bija e bosit të mafies greke i cili u vra në mënyrë makabre diku rreth mesditës së datës 25 prill teksa ndodhej në prani të familjes së tij, ka folur në një rrëfim për protothema për çastet e llahtarshme që përjetoi dje ajo dhe gjithë të afërmit e saj që ndodheshin aty. Në rrëfimin e saj, Katerina Skaftourou tha se të paktën 3 persona hynë në oborrin e shtëpisë së tyre për të eleminuar të atin e saj dhe këdo tjetër që do i’u dilte para atyre, ndërsa i përshkroi vrasësit si persona shumë gjakftohtë. “Pashë 3 persona me…
The Economist Ka pasur spekulime të shumta për të ardhmen e energjisë europiane që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës dhe në veçanti për furnizimin e saj me gaz natyror. Kontinenti siguron rreth një të katërtën e energjisë nga gazi. Në vitin 2019 Rusia importoi mbi 40% të gazit. Por Perëndimi nuk ka vendosur ende kufizime në eksportet e gazit rus, megjithëse Gjermania ka pezulluar licencimin e Nord Stream 2, një tubacion i përfunduar, por ende jo funksional midis Rusisë dhe Gjermanisë. Por, çfarë do të ndodhë nëse Vladimir Putin do të ndërpresë furnizimin me gaz për Perëndimin? Një…
Ditën e sotme Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të vendosë për fatin e drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Mësohet se vendimi do të jepet sot në orën 15:00 për një nga prokuroret më të debatuara vitet e fundit. Një ditë më parë, palët dhanë konkluzionet përfundimtare në një seancë që zgjati më shumë se 6 orë. Imeraj ka kërkuar që të lihet në fuqi vendimi i KPK që e konfirmoi në detyrë, teksa komisioneri Publik Florian Ballhysa, në raportin e tij kërkoi shkarkimin e saj me argumentin se nuk plotëson asnjë nga tre kriteret e vetting. Pastërtia…
Nëse keni njohur një person, i keni kaluar stadet e para dhe keni arritur deri tek takimi, kjo është diçka vërtet emocionuese dhe e bukur. Por kujdes sepse ajo që zgjidhni të diskutoni ka shumë rëndësi për mbarëvajtjen e takimit. Më poshtë po i’u rendisim 5 gjëra të cilat nuk duhet t’i bëni kurrë në takimin tuaj të parë. Mos vazhdoni të flisni për veten tuaj Kjo është një JO e madhe! Një person që vazhdimisht flet për veten e tij nuk është kurrë tërheqës. Prandaj, gjeni kohë për ta pyetur atë për gjëra për jetën e tij. Mbani një…
Gjatë një inspektimi që kreu në qendrën shëndetësore nr.2 në kryeqytet, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri me dije se në kalendarin kombëtar të vaksinimit do të përfshihet edhe vaksina kundër human papilonavirusit, e cila do të ofrohet falas për të gjitha vajzat në moshën e paraadoleshencës. “Në Javën Botërore të Imunizimit ne kemi një lajm të mirë për të dhënë. Kemi vendosur që në vijim edhe të rekomandimit të Komitetit të Vaksinimit, të përfshijmë në kalendarin tonë kombëtar të vaksinimit dhe një vaksinë të re, vaksinën kundër human papilomavirusit. Një vaksinë e cila tashmë është në…
Kryeministri i vendit, Edi Rama njoftoi se duke filluar nga 1 maji, nuk do të ekzistojnë më sportelet fizike pasi çdo shërbim publik do të ofrohet online. Sipas Ramës, kjo është një epokë e re dhe një stacion historik i Revolucionit Digjital. “Në 1 MAJ nis epoka e re e shërbimeve pa sportele. Shqipëria ka hyrë në elitën e vendeve më të zhvilluara për qeverisjen digjitale, dhe është ndër të parat që i ofron shërbimet me dokumente përmes platformës kombëtare digjitale. Ky është një stacion historik i Revolucionit Digjital ku mbarojnë radhët, zvarritjet dhe bakshishet e një epoke që ka…
Në ambientet e institucionit të Presidencës u organizua sot Festivali Kombëtar i Bujtinave, Restoranteve dhe Prodhuesve Vendorë Turistikë. Mes shumë të pranishmëve, në këtë aktivitet morën pjesë edhe një sërë përfaqësuesish të industrisë së turizmit. Ndërkohë, prezent ishte edhe Presidenti Meta, i cil u shpreh në fjalën e tij se ky festival është një manifestim i vlerave më të mira të mikpritjes. “Ne krenohemi me kulinarinë e cila na lë përshtypje shumë të forta. Faleminderit për të gjitha ato produkte që keni sjellë sot. Sa i takon stomakut të zotit Bujar, ai do të ketë probleme. Të nderuar përfaqësues, mjeshtra…
Nëse fëmijët tuaj shpërqendrohen lehtësisht, ata nuk janë vetëm. Fëmijët shpenzojnë rreth një të katërtën e kohës, duke ëndërruar kur duhet të dëgjojnë, kanë zbuluar studiuesit. Një studim i pothuajse 100 fëmijëve të moshës 6 deri në 11 vjeç testoi se sa shpërqendroheshin ata kur u tregohej një histori. Të pyetur çdo dy minuta nëse po mendonin për diçka tjetër, fëmijët pranuan se ëndërronin me sy të hapur. Sipas tyre kjo gjë ndodhte 25 për qind të kohës. Për një djalë, kjo shifër ishte 83 për qind. Jessica Cherry, e cila drejtoi studimin nga Universiteti Queen’s në Belfast, tha se temat popullore…
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Astrit Hado, mbajti fjalën e tij në eventin për mbylljen e sporteleve fizike dhe shërbimet që kalojnë online në këtë institucion. Hado tha se:” Duke filluar nga data 1 maj, të gjithë shërbimet që ofron Instituti i Sigurimeve do të kalojnë online, kjo falë këtij testi dhe praktike që kemi kaluar gjatë këtyre dy viteve të fundit. Vetëm gjatë vitit 2021 shërbimet që ofrohen janë bërë 236 mijë aplikime online të të gjitha llojeve, duke filluar nga dhënia e vërtetimeve për periudhat e sigurimeve apo punësimit dhe të gjithë llojeve të pensioneve. Një…
Ushtria ukrainase është dorëzuar në ditën e 63-të të luftimeve duke pranuar humbjen e disa qyteteve dhe fshatrave në rajonet lindore, ndërsa rusët vazhdojnë të rritin ofensivën e tyre tokësore. Ndërkaq, sipas asaj që deklaron zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, janë duke u kryer me të ashpra në tre fronte, me forcat ruse që përforcohen dhe furnizohen nga bazat brenda Rusisë. Krahas humbjeve, autoritetet ukrainase bënë me dije se nëntë sulme të armikut u zmbrapsën vetëm në rajonet Donetsk dhe Luhansk, me pajisje ruse të shkatërruara duke përfshirë nëntë tanke dhe 11 sisteme artilerie. Trupat ukrainase në thelb po luftojnë në…
Admir Thanza, ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë, i është drejtuar me rekurs gjykatës së Lartë për zhbllokimin e pasurisë së tij. Thanza kërkon që t’i kthehet apartamenti dhe dyqani i sekuestruar. Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë u mor nën hetim nga SPAK për fshehje dhe mos deklarim pasurie. Ish gjyqtarit me vendim të gjykatës së Posaçme, iu sekuestrua për 2 pasuri të paluajtshme në emër të tij. Konkretisht, një apartament 70 m2 dhe një dyqan 23 m katrorë në Tiranë. Kujtojmë se gjatë Vettingut, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit zbuloi një dënim prej 40 ditë burg të Thanzës pqr një…