Author: tirana

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “ROAD GUARD 15”, në kuadër të të cilit ka arrestuar një shtetas 29-vjeçar i cili transportonte 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta. Njoftimi i policisë: Shërbimet operacionale dhe shërbimet e kufirit të gjelbër të DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër dhe shërbimet FRONTEX, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me…

Read More

Dy shtetas shqiptarë u vunë në pranga në doganën e Kakavijës nga Departamenti i Kontrollit të Pasaportave pasi rezultonin të shpallur në kërkim. Njëri prej tyre u arrestua nga autoritetet shqiptare, ndërsa tjetri nga autoritetet greke. Mbrëmjen e së hënës, gjatë kontrollit të dokumentacionit në pikën e kalimit kufitar, u konstatua se njëri nga shqiptarët ishte në  Listën e Kuqe të Kërkimeve Ndërkombëtare të Interpolit në Shqipëri,  pasi ishte dënuar me tre vjet burgim për  lëndime të rënda trupore. Si rrjedhojë ai u arrestua nga efektivët e policisë së departamentit të Pogonio dhe u dërgua në Prokurorinë e Apelit të…

Read More

Ditën e djeshme, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka depozituar rekursin në Gjykatë, përmes së cilës ai kërkon pezullimin e dënimit me burg. Kujtojmë se Tahiri po vuan aktualisht dënimin me tre vite e katër muaj burg. “Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, më datë 26.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u depozitua dhe u regjistrua rekursi nr. 79, datë 26.04.2022, paraqitur nga i pandehuri S.T., ndaj vendimit nr. 03, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin u deklaruan fajtorë të pandehurit S.T.…

Read More

Rruga e re e Apollonisë tashmë është tërësisht gati pasi ka përfunduar çdo punim. Ka qënë vetë kryeministri Rama që përmes një postimi në “Facebook”, ka publikuar pamjet nga infrastruktura e sapo përfunduar. Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë shprehet se rruga është tanimë një bukuri e rrallë lehtësisht e arritshme, ndërsa i uron shqiptarëve një ditë të mbarë. Postimi i Ramës: “MIRËMËNGJES😊 dhe me rrugën e re të Parkut magjik të Apollonisë, tanimë një bukuri e rrallë lehtësisht e arritshme, ju uroj një ditë të mbarë 🙏”shkruan Rama.

Read More

Aktori shumë i njohur kryesisht për rolin e tij në filmin e vitit 1987 “The Princess Bride”, Cary Elwes u shtrua me urgjencë në spital pasi u pickua nga një gjarpër në Kaliforninë Jugore. Ishte vetë ai që konfirmoi lajmin me anë të një postimi në “Instagram”. 59-vjeçari shprehet në postimin e tij se ndihej më mirë, ndërsa tregoi dhe gishtin e fryrë dhe të nxirë. Nga sa njoftojnë mediat e huaja, aktori Elwes ishte duke bërë punë në oborr para se të kafshohej nga gjarpri. Ndërkohë menjëherë pas pickimit, ai duhej të transportohej direkt me helikopter në spital. View…

Read More

Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë, me shkresën nr.2106/5, datë 17.10.1978, i propozonte Drejtorisë së Hetuesisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, arrestimin e Drita Ahmetit, lindur në vitin 1936 në Shijak, me banim në Tiranë, daktilografiste në Institutin e Historisë dhe Gjeografisë. Në fillim theksohej origjina e prindërve të saj, tregtarë të pasur nga Kruja, të ardhur më vonë në Shijak, të cilët fillimisht ishin marrë me kostume kombëtare e më pas, në vitin 1930 me tregtinë e lëndës së ndërtimit. Nënvizohej se kishin qenë pro regjimit të Zogut, ndërsa gjyshi i Dritës ishte baxhanak me Mustafa Krujën. Fillimisht raporti…

Read More

Sipas transaksioneve zyrtare për shitjen e pasurive për të cilat janë paguar taksa, vlera e tregtuar e pronave të paluajtshme ka qenë rreth 250 milionë euro gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet, të ardhurat nga TAP mbi shitjen e pasurive të paluajtshme arritën 4,6 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar. Duke qenë se TAP mbi këto transaksione është 15 për qind vlera e përgjithshme e pronave të tregtuara e deklaruar zyrtarisht është 30.7 miliardë lekë ose 250 milionë euro. Vlera e TAP e arkëtuar nga tatimet më 2021 ishte 26% më e lartë se në vitin…

Read More

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 5, territori grek është tronditur nga një tërmet i fortëi cili ra në jugperëndim të Kythira. Sipas asaj që bën me dije Institutit Sizmologjik të Athinës, ky tërmet ishte me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter, ndërsa thellësia vlerësohet të ketë qenë 79 kilometra. Mësohet se epiqendra e tërmetit ndodhet 41 kilometra në jugperëndim të Kythira, por lëkundjet e tokës janë ndjerë deri në Kalamatë, Atikë edhe Kretë.

Read More

Sipas MeteoAlb, eri në orët e mesditës parashikohet që moti i kthjellët të jetë mbizotërues në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Ndërsa në orët e pasdites parashikohet që të ketë shfaqje të vranësirave të pakta e kalimtare në të gjithë territorin. Orët e mbrëmjes dhe natës sërish do ti bëjnë kthjellimet më të dukshme në vendin tonë. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 28°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi. Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 –…

Read More

Nuk ka asgjë të keqe që të gjesh këshilla biznesi në TikTok. Por, nëse doni të ndiqni hapat e sipërmarrësit tuaj të preferuar apo të gjigantëve të teknologjisë – mendoni për shembull për CEO-n e Berkshire Hathaway, Warren Buffett, apo për themeluesin e Meta, Mark Zuckerberg – atëherë mund t’ju duhet të lexoni një nga librat nga ku ata kanë marrë disa nga mësimet e tyre më të vlefshme. Zuckerberg, për shembull, shkroi në një postim në Facebook në vitin 2015 se i pëlqente të lexonte “rrëfime të dorës së parë për mënyrën se si njerëzit ndërtojnë kompani të mëdha”.…

Read More

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka komentuar akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Sipas Mustafajt, Berisha nuk bën mirë që përplaset me ambasadoren amerikane, pasi ajo përfaqëson SHBA-të në vendin tonë. Ai theksoi që nëse Berisha përplaset me ambasadoren, përplaset dhe me DASH. Pjesë nga diskutimi: Mustafaj: Unë vazhdoj të jem i mendimit që Berisha nuk bën mirë që përplaset me Kim dhe DASH. Unë e kam thënë që ambasadorja amerikane përfaqëson DASH. Nuk ka asnjë të vërtetë në thashethemet se Kim jep mendimet e veta. Nëse Berisha përplaset me ambasadoren, përplaset dhe…

Read More

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shqipëria dhe disa vende tjera të rajonit të Ballkanit do të jenë përfituese të ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe vende të tjera aleate dhe partnere. Të hënën, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, njoftuan se nga 713 milionë dollarë ndihma ushtarake, rreth 322 milionë janë caktuar për vetë Ukrainën, ndërsa 400 milionë dollarë financime të reja ushtarake të huaja janë caktuar për 15 vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Lindore, si edhe në Ballkan. Zëdhënësi i tha Zërit të Amerikës…

Read More