Rruga e re e Apollonisë tashmë është tërësisht gati pasi ka përfunduar çdo punim.
Ka qënë vetë kryeministri Rama që përmes një postimi në “Facebook”, ka publikuar pamjet nga infrastruktura e sapo përfunduar.
Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë shprehet se rruga është tanimë një bukuri e rrallë lehtësisht e arritshme, ndërsa i uron shqiptarëve një ditë të mbarë.
Postimi i Ramës:
“MIRËMËNGJES😊 dhe me rrugën e re të Parkut magjik të Apollonisë, tanimë një bukuri e rrallë lehtësisht e arritshme, ju uroj një ditë të mbarë 🙏”shkruan Rama.