Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka komentuar akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Sipas Mustafajt, Berisha nuk bën mirë që përplaset me ambasadoren amerikane, pasi ajo përfaqëson SHBA-të në vendin tonë.
Ai theksoi që nëse Berisha përplaset me ambasadoren, përplaset dhe me DASH.
Pjesë nga diskutimi:
Mustafaj: Unë vazhdoj të jem i mendimit që Berisha nuk bën mirë që përplaset me Kim dhe DASH. Unë e kam thënë që ambasadorja amerikane përfaqëson DASH. Nuk ka asnjë të vërtetë në thashethemet se Kim jep mendimet e veta. Nëse Berisha përplaset me ambasadoren, përplaset dhe me DASH. Berisha duhet të ruajë profilin e pretendentit për kryetar të PD, ish-kryetarit të PD dhe ish-presidentit. Kundërshtari i tij është Rama, jo ambasada amerikane. Çështjet me DASH Berisha i ka bërë që në fillim.
Xhokaxhi: Duket se nga ana e SHBA çështja është shumë serioze. Kim njohu Alibeajn, sekretarja amerikane që do të vijë më 28 prill do të takojë Alibeajn dhe Tabakun. Si e komentoni?
Mustafaj: SHBA dhe DASH janë konsekuentë të një deklarate që kanë bërë se ne nuk mbajmë marrëdhënie me Berishën dhe mbështetësit e tij.
