Author: tirana

Pas dy vitesh pandemi, kryeministri Rama ka shtruar ditën e sotme iftar për besimtarët myslimanë që agjërojnë përgjatë muajit të Ramazanit. Në fjalën e tij hapëse Rama u përcolli të ftuarve falënderimet e bashkëshortes së tij Linda Rama, ndërsa shtoi se është i vetëdijshëm që edhe në këtë rast nuk do mungojnë përqeshjet dhe përfoljet. “Më ka munguar ky takim sepse prej vitesh tryeza e iftarit ka lënë te unë një ndjesi të mirëseardhur. Si në çdo rast të tillë nuk do mungojnë përqeshjet dhe përfoljet që i ushqen një injorancë ulëritëse mbi islamin në veçanti. Nuk ka nevojë të…

Read More

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion anti-drogë në kryeqytet. Në pranga ka rënë babë e bir të cilët merreshin me tregti heroine. Policia bën të ditur se Ramazan Qordja siguronte heroinë në sasi 1-2 kg, e ndante në doza të vogla dhe e tregtonte në zonat e Tiranës. “Janë sekuestruar, heroinë, armë gjahu pa leje, celular. Nga hetimet ka rezultuar se babë e birë ushtronin veprimtarinë kriminale dhe më pas e shisnin në zona të ndryshme të Tiranës. Ramazan Qordja, heroina sigurohej në sasi 1-2 kg, ndahej me doza dhe më pas tregtohej”, njoftoi policia.

Read More

Pas dy vitesh pandemie dhe kufizimesh prej Covid-it, hap pas hapi po i kthehemi normalitetit. Një situatë që duke nisur nga data 1 maj në Itali do të ketë një kthesë të rëndësishme edhe për botën e sportit. Këshilli i Ministrave në fakt do të zyrtarizojë rregullat e fundit dhe me stadiumet të rikthyer në kapacitetin e tyre maksimal, do të hiqen edhe detyrimet e “Green Pass” bashkë me maskat. Kjo vlen për ambientet e jashtme, por qeveria do të rishikojë situatën dhe do të vendosë gjithashtu edhe për ambientet sportive të mbyllura.

Read More

Ekspertët theksojnë se kur arrini 37 për qind të një qëllimi, ju keni arritur pikën perfekte për të ekzekutuar planin tuaj. Kjo do të thotë, nëse një person kërkon gjysmën e tij më të mirë midis moshës 18 dhe 40 vjeç, atëherë mosha ideale është 26 vjeç. Kjo sepse 37 përqind e kohës totale të kërkimit ka kaluar deri atëherë. Sipas kësaj teorie, nëse jeni më i ri apo më shumë se 26 vjeç, do grindeni shumë shpesh me partnerin dhe lidhja thjesht do të dështojë. Megjithatë, rregulli 37 përqind nuk është i përsosur. Kjo nuk shpjegon faktin se shijet…

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se negociatat me Ukrainën do të vazhdojnë në formatin online dhe shpreson që ato të japin një rezultat pozitiv. Duke iu referuar situatës aktuale në Mariupol, të cilën ai e ka konsideruar si “të ndërlikuar dhe tragjike”, ai shtoi se nuk po zhvillohen më operacione ushtarake ruse në qytetin e rrethuar, transmeton BBC. Këto komente Putin i bëri në bisedimet që po zhvillon me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Ndërsa në orët në vijim priten më shumë detaje nga takimi.

Read More

Këngëtarja shqiptare, Fifi, ka filluar palestrën dhe e kemi parë që e ka marrë tepër seriozisht. Së fundmi, Fifi ka publikuar një video nga përmbledhja e saj stërvitore ku në krah ka edhe partnerin, Adis Patushin. E sigurisht përveçse stërvitet së bashku me të, Adisi ka dhe një rol tjetër, ta motivojë të dashurën e tij. Në videon e publikuar shihet se teksa Fifi është duke bërë ushtrimet ai e godet në të pasme për ta motivuar që të vazhdojë më tej. View this post on Instagram A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

Read More

Me ardhjen e pranverës dhe lëvizjen e orës një orë përpara, shumë njerëz kanë një bioritëm të shqetësuar dhe më pas shfaqen simptomat e lodhjes pranverore. Ky fenomen po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm dhe është krejtësisht normal. Simptomat e lodhjes pranverore janë: – dobësi – nervozizëm – dhimbje koke – imuniteti i ulur – humbje e oreksit – gjumë i shqetësuar – reflekset e ngadalësuara – tretje e ngadaltë Për ta ndihmuar trupin tonë të përballojë më lehtë këto ndryshime, është e nevojshme të rrisim kohën e kaluar në ajër të pastër dhe të hamë sa më shumë…

Read More

Procesi i votimit për kreun e ri të degës së PD-së në Bulqizë është shoqëruar me tensione mes votuesve dhe kandidatëve. Edhe pse ka kaluar orari zyrtar për të votuar, jashtë qendrës së votimit, në kinemanë e qytetit, ka pasur radhë të anëtarëve që duan të votojnë. Mes vetë kandidatëve dhe votuese janë krijuar tensione dhe debate. Votimi është ndërprerë disa herë gjatë ditës, për shkak se zgjedhësit nuk gjenin emrat në lista. Votues të tjerë shprehen se nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për t’u qartësuar se kë duhet të votojmë. Më herët, mbështetës të kandidatëve Fatos Hoxha dhe…

Read More

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar përplasjet e fundit mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe diplomates amerikane Yuri Kim. Ngjela thotë se “banditizmi shqiptar” po shkon drejt fundit sepse Amerika do t’i japë një goditje gjithë korrupsionit të lartë në Shqipëri. Avokati thotë se “këta janë të gjjithë të shitur që paguhen nga Beogradi dhe Moska.” Spartak Ngjela sjell një shprehje popullore, teksa shton se nuk do të kursehen as pseudoanalistët beogradas e moskovitë shqiptarë që dalin në televizione. “Gjithçka në banditizmin shqiptar po shkon drejt fundit.Amerikën, po presim, që ajo t’i japë një goditje ndëshkuese të gjithë korrupsionit të lartë shtetëror…

Read More

Të dhënat publikuara nga raporti për konfiskimet doganore tregojnë se lista e ekonomive të destinacionit të kontejnerëve është shumë e gjerë. Mes destinacioneve kryesore në botë të tregtisë së mallrave të falsifikuara të rrezikshme gjejmë të renditur dhe vendin tonë. Shifrat tregojnë se Shqipëria përfaqëson mbi 2% të tregtisë së mallrave të rrezikshme në botë të konfiskuara. Grafiku tregon se vendi ynë është i vetmi vend në rajon i cili shërben si degë për tregtinë e mallrave të falsifikuara. Po cilat janë produktet e rrezikshme të cilat falsifikohen dhe tregtohen në mënyrë të paligjshme? Raporti tregon se janë disa produkte…

Read More

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov e ka bërë një listë të arsenalit të armëve që thotë se i duhen Ukrainës për t’i çliruar territoret e pushtuara nga Rusia dhe “për ta arritur fitoren e plotë”. Furnizimi me sisteme të mbrojtjes ajrore, sisteme të artilerisë MLRS, tanke, avionë luftarakë e raketa kundër anijeve janë disa nga kërkesat e Ukrainës për vendet e NATO-s.

Read More

Ditën e sotme është ndarë nga jeta një anëtar i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, nën/tetar Erjon Naska. Lajmin e kanë bërë të ditur miq e të afërm të tij, në një postim në Facebook. Nuk dihen shkaqet që çuan në ndarjen nga jeta të Naskës, por dyshohet për një arrest kardiak. POSTIMI NË FACEBOOK “Na trishtove pa fund N/Tetar Erjon Naska. S’duam ta besojmë që ti s’je më pranë nesh, pranë togës së parë, pranë kompanisë së parë…Zemërluani i togës së parë,djali që nuk prishte kurrë qejf, djali që u jepte moral të gjithëve…më mungon pafund shoku im, miku…

Read More