Një 28 vjeçar shqiptar është arrestuar në Angli pasi është kapur brenda një shtëpie bari me vlerë 63 mijë paundësh në Kënetën Lindore Grimsby. Shtetasi Bledar Porja, 28 vjeç, kishte jetuar dhe punuar në një lavazh në Londër kur u rekrutua për t’u kujdesur për 144 bimë kanabisi në Grafton Street. Porja, i cili mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht në vitin 2019, pranoi se ishte përfshirë në prodhimin e kanabisit, kur u paraqit në Gjykatën e Kurorës Grimsby. Në ndjekje penale, Craig Lowe tregoi se si i pandehuri kishte punuar në uzina për më shumë se dy muaj midis…
Author: tirana
Nga Andi Bushati Një peticion on line i nënshkruar nga më shumë se 5 mijë vetë kundër metodave dhe sjelljes së ambasadores amerikane Yuri Kim, ka tubuar sa hap e mbyll sytë gjithë skalionin e dytë dhe të tretë të ushtarëve që kanë në dispozicion mediat e regjimit. Po të shikosh titujt e tyre duket sikur në këtë vend po bëhet hataja. Dikush e quan një njollë në nderin e shtetit, një tjetër ringjallje të fantazmave enveriste, disa bërtasin për mungesën e integritetit moral të firmëtarëve ndërsa, më të zellshmit i kthehen refrenit të njohur, se punët kanë shkuar aq…
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Bajram Begaj morën pjesë në konferencën për Ukrainën, të thirrur nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Lloyd Austin, e cila u mbajt në bazën ajrore në Ramstein të Gjermanisë. Në këtë konferencë, SHBA-të kishin ftuar të merrnin pjesë ministrat e Mbrojtjes dhe përfaqësues nga 40 vende të ndryshme ku u diskutua mbi situatën në Ukrainë, nevojat që ky vend ka për asistencë në planin aktual dhe atë afatgjatë, dinamikat e luftimeve në Ukrainë, vlerësimi i kapaciteteve të tyre luftarake, mundësitë e kontributit…
Nga Adriatik Doçi I penduari i SPAK-ut, Luftar Reçi, në letrën sekrete të datës në 23 maj të vitit 2018, të cilën ia dërgon 34-vjeçarit Erjon Llapushi, sot një nga njerëzit më të kërkuar nga policia, flet edhe për nëntokën e krimit në Shqipëri, për vrasje, ushtarë, lidhje politike, aleanca dhe plane. Luftar Reçi, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Maksim Lalës dhe djegien e kufomës së tij, i shkruan shokut të tij të burgut Erjon Llapushi, për një person, i cili i ka dërguar një letër Reçit në burg, në të cilën flitet për krimet grupeve…
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. MSHMS informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 1086 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki: 16 në Tiranë, 2 në Patos, Lushnje, Mallakastër, Sarandë, Gramsh, 1 në Vlorë, Dimal. Janë 336 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 114 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit,…
Emisioni ‘Piranjat’ nën moderimin e aktorit Florjan Binaj dhe këngëtares Arilena Ara do të nisë sonte. Binaj ka njoftuar se nga dita e sotme askush nuk është më i/e sigurte. “Nga data 26 Prill, askush nuk është më i/e sigurtë! PIRANJAT Me agjenten më të talentuar që ka parë historia e 007-tave @arilenaaraa dhe me piranjat tona!”, shkruan aktori Binaj në Instagram. View this post on Instagram A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj)
Kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë me dije se centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës do të fillojë të prodhojë energji elektrike. Rama shkruan në Facebook se ky është i pari porojekt i këtij lloji i realizuar në Shqipëri dhe në rajon. “Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të nis të prodhojë energji elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës, i pari projekt i realizuar i këtij lloji në vendin tonë dhe në rajon⚡️ Burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjitike💡
Bletët për të nuk janë thjesht një pasion, janë puna e përditshme, përkujdesje pa kushte, dhe një trashëgimi e vyer nga i ati. Një pasuri të madhe e quan “Parkun me Bletë”, Floreta, fermerja 43- vjeçare nga Librazhdi e cila që në vegjëli është rritur në një shtëpi që mbante bletë. Pas humbjes së të atit, asaj i është dashur të kujdeset e vetme për bletët. Fillimisht i është dashur të dalë kundër mentalitetit të zonës, pasi është e vetmja bletërritëse femër aty, e më pas sfidat e njëpasnjëshme për t’u njohur më gjatë me rritjen dhe zhvillimin e bletës,…
Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar së fundmi në Firence, Itali pasi ka tentuar të përdhunojë një ukrainase. Sipas mediave italiane, në një klub nate në Ponte Buggianese, shqiptari e kapi për krahu ukrainasen dhe e futi me forcë në tualetin e meshkujve duke e mbajtur të mbyllur. Më pas ai tentoi ta përdhunonte, por hoqi dorë vetëm kur 28-vjeçarja ukrainase, banuese në qytet, e bindi se do të ishte më mirë nëse do të shkonin në një vend më intim për ta. Por ajo u arratis dhe denoncoi menjëherë 24-vjeçarin me origjinë shqiptare, banues në Ponte Buggianese i cili tani…
Mbrëmjen e djeshme moderatorja Dajana Shabani teksa po tregoi problemin shëndetësor që kaloi gjatë fundjavës, shpërtheu e revoltuar ndaj vajzave që përdorin lëndë narkotike. “Po shikoj në rrjete sociale si për shembull në Tik Tok vajza të cilat dredhin hashash domethënë promovojnë gjëra të këtij lloji dhe gjëra të cilat unë nuk i kam provuar kurrë dhe nuk ka shanse sepse nuk i kam bërë asnjëherë në jetën time. Do preferoja dhe e ripërsëris se do jem gjithë kohës provokuese sesa vajzë dru, këtë e theksoj dhe e ritheksoj disa herë, sepse unë jam femër dhe do jem femër deri…
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka bërë thirrje për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që të hapet rruga për nisjen e bisedimeve të Shkupit dhe Tiranës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në Forumin për Marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, që u mbajt të martën në Sofje, komisionari Varhelyi tha se “jam jashtëzakonisht i zhgënjyer që ende po flasim për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Mendova se e zgjidhëm këtë çështje dy vjet më parë, por kjo tani është kthyer në tryezë”. Varhelyi theksoi se BE-ja nuk ka…
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shfaqur ndryshe gjatë ditës së sotme. Përmes një fotografie të postuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, Kryemadhi shihet në timon, duke drejtuar automjetin e saj. Në makinë me të është edhe anëtarja e LSI, Elona Guri. Kryemadhi e lë mister destinacionin, ndërsa i kërkon Gurit të mos tregojë se ku po shkojnë. “Mos trego se ku po ikim Elona Guri”, shkruan Kryemadhi krah fotos.