Author: tirana

Shqipëria do të ketë Presidentin e ri të vendit brenda datës 24 Maj. Kreu i grupit parlamentar socalist Taulant Balla tha në konferencën për mediat se raundi i parë i votimit është parashikuar në 10 Maj. Ndërkohë burime brenda Grupit të PS, bëjnë të ditur se raundi i dytë dhe i tretë kur kërkohen 84 vota për të zgjedhur Presidentin janë parashikuar në 16 dhe 20 Maj. Nëse në tre raundet e para nuk arrihen 3/5 e votave është parashikuar që raundi i katërt ku kërkohen 71 vota është parashikuar të mbahet në 24 Maj.

Read More

Këngëtari i njohur korçar Endri Prifti ka denoncuar ish-bashkëshorten e tij se i ka grabitur një apartament me ndihmën e disa institucioneve shtetërore. Ai e denoncoi rastin në emisionin investigativ “Stop” ku tha se me ish bashkëshorten, me të cilën u nda 2 vite pas martesës, kishin blerë një apartament që u regjistrua në emër të saj. “Kisha një martesë, në 2007-ën, u martova për herë të dytë dhe blemë një shtëpi të cilën e vendosa në emër të gruas dhe pas 1 viti- 2 vitesh bëmë divorcin. Në gjyqin e divorcit të zgjidhjes së martesës, ne ramë dakord që…

Read More

Kreu i agjencisë atomike të OKB-së thotë se nivelet e rrezatimit në ish-stacionin bërthamor të Çernobilit, skenë e luftimeve javësh pas pushtimit rus, janë “jonormale”. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, ka thënë se pushtimi prej javësh i zonës nga Rusia ishte “shumë, shumë i rrezikshëm”, sipas AFP. Termocentrali i papërdorur ishte vendi i fatkeqësisë më të keqe bërthamore në histori në vitin 1986 dhe përdoret ende për të mbajtur mbetjet bërthamore.

Read More

Një problematikë e konstatuar gjatë veprimtarisë së Avokatit të Popullit në vite, por që vazhdon edhe për vitin 2021 është shpronësimi për interes publik i pronës private nga shteti. Avokati i Popullit ka konstatuar se argumenti që përdoret për shpronësimet për interes publik e ka bërë shtetin që të sillet në mënyrë arbitrare me qytetarët. Në raportin dorëzuar në kuvend avokati i popullit thotë se qytetarët nuk kompensohen drejt. “Pothuaj në të gjitha rastet, konstatohet se organet e administratës shtetërore sillen ‘në mënyrë arbritare’ me titullarët e së drejtës së pronës/pronarët, por edhe poseduesit, duke qenë se i zhveshin këta…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është takuar me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Moskë. Bisedimet pritej të fokusoheshin në hapjen e korridoreve humanitare nga Mariupol, shkruan BBC. Gjatë një konferencë për shtyp pas takimit, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se mezi pret të punojë së bashku me OKB-në dhe Kryqin e Kuq për hapjen e korridoreve humanitare në Ukrainë. Gjatë bisedimeve, ai dhe Guterres folën për të ardhmen e OKB-së në përgjithësi dhe partneritetet e mundshme. Lavrov tha se OKB-ja është krijuar për të garantuar sovranitetin e shteteve anëtare. Ndërkohë nga ana tjetër, sekretari i…

Read More

Virusi i ri i cili prek më shumë fëmijët duket se ditët e fundit ka marrë një përhapje të gjerë në shumë vende të botës. Sipas të dhënëve të fundit të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), rreth 190 raste të hepatitit të rëndë te fëmijët janë raportuar në mbarë botën. Mediat bëjnë me dije se përhapja u raportua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të këtij muaji dhe është identifikuar në të paktën 12 vende të botës. Kjo përfshin rreth 40 incidente në Bashkimin Evropian / Zonën Ekonomike Evropiane. Ndërkohë ECDC po…

Read More

Nga data 25 deri më 29 prill, ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Dr. Karen Donfried do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor, ku do të kryejë ndalesa në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Sa i përket vizitës në Shqipëri, Donfried do të zhvillojë një takim edhe me kryetarin e grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, ku prezente do të jetë edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Theksojmë se ky është takimi i dytë brenda pak ditësh i Kim meAlibeajn.

Read More

Pas rrugëtimit të tij në politikë, Nard Ndoka do të vijë tashmë në rolin e moderatorit. Vetë Ndoka ka zbuluar se gjithçka është gati për të sjellë formatin e tij që do të mbajë titullin “Hola Nardi”. Vetë ish-deputeti ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në Top Channel për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti kaq të ndryshëm me çfarë jemi mësuar ta shikojmë. “Këtu ka një problem, politika është shndërruar në teatër, edhe thashë më mirë aty ku bëhet show. Është për t’i dhënë një lloj sinjali edhe politikës. Aty ku bëhet politikë, duhet seriozitet, duhet përgjegjësi. Nëse…

Read More

Një shtetas shqiptar së bashku me shokët e tij kanë rrahur një 60-vjeçar italian pas një sherri mes tyre. Ndërkohë, një ditë më vonë i rrahuri kërkon të marrë hak ndaj dhunuesve duke mbajtur në duar armë të ftohta dhe shkopinj. Sipas mediave italiane, konflikti mes tyre ka ndodhur përpara një lokali në Corso Matteotti në Pergola (provinca e Pesaro-Urbino), dhe personi i sulmuar, është goditur me një shishe qelqi duke u lënduar në hundë. Të nesërmen në mëngjes ai u pa rreth qendrës historike të Pergola me një shkop në dorë. Siç raportojnë mediat vendase, kanë qenë vetë shqiptarët…

Read More

Një sulm terrorist ka ndodhur në qytetin rus Ulyanovsk, ku një person i armatosur ka hyrë brenda një kopshti fëmijësh duke hapur zjarr me breshëri. Për pasojë, nga ky sulm kanë mbetur të vrarë të paktën tre persona, njofton agjencia e lajmeve “Interfax”. Raportohet se viktimat e kësaj ngjarjeje janë 2 fëmijë dhe mësuesja, ndërsa pas krimit tronditës autori vrau veten. Sipas Ria Novosti, e cila citon ish-guvernatorin e rajonit dhe anëtarin e Dumës së Shtetit, personi i armatosur dyshohet se vrau një mësues dhe dy fëmijë të mitur, ndërsa një grua tjetër është plagosur rëndë. “Një burrë i armatosur…

Read More

Ai është i sëmurë, por ende nuk dihet se çfarë ka. Me siguri, nuk është koronavirus. Novak Djokovic humbi finalen e ATP 250 në Beograd nga Andrei Rublev në shtëpi të dielën dhe është larg nga gjendja e tij më e mirë. Si gjithmonë kur bëhet fjalë për shëndetin, serbi mbetet i paqartë: “Nuk dua të jap më shumë detaje, por është diçka që më kushtëzon metabolizmin. Është shqetësuese të ndjesh këtë në fushë”. Një keqardhje, që pas dy seteve të vështira, bëri që Nole të humbiste atë vendimtar 6-0. “Ndeshja ishte e gjatë dhe atëherë fillova të ndihesha keq.…

Read More