Author: tirana

Një gjykatë amerikane ka gjobitur ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump pasi ai nuk i’u bind vendimit të saj, duke mos dorëzuar dokumentet fiskale të cilat i ishin kërkuar. Mësohet se Trump tashmë do të duhet të paguajë 10 mijë dollarë në ditë deri sa të bindet, raporton CNN. Në fillim të këtij muaji, Trump dhe dy fëmijët e tij më të mëdhenj, Ivanka dhe Donald Junior, u thirrën për të dëshmuar nga prokuroria e përgjithshme e Nju Jork në procesin rreth çështjeve financiare të familjes. Gjykata duhet të vërtetojë nëse Trump Organization ka ndryshuar vlerën reale…

Read More

Gjiko do të dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë si i dyshuar për dhunimin e një femre të mitur. Reperi akuzohet se ka rënë në kontakt me një femër të mitur, të cilën e ka mashtruar se do ta bënte këngëtare dhe do ta angazhonte në spote të këngëve. Me të njëjtën, bazuar në këtë dokument, dyshohet se ai ka kryer edhe mardhënie seksuale. Aktakuza është ngritur nga prokurorja Sebahate Hoxha. Javë më parë nga Gjykata Themelore në Prishtinë kanë konfirmuar se seanca e shqyrtimit fillestar ishte mbajtur më 25 mars 2022, e cila me kërkesë të palës mbrojtëse…

Read More

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan he ai rus, Vladimir Putin kanë zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me njëri-tjetrin, bën me dije la repubblica. Raportohet se 2 homologët diskutuan rreth krizës në Ukrainë dhe mundësinë që Turqia të presë një takim midis Moskës dhe Kievit që favorizon vendosjen e një armëpushimi. Theksojmë se Erdogan ka insistuar fort gjatë dy muajve të fundit të luftës që të kryejë rolin e negociuesit midis dy vendeve në konflikt. Madje, qveria turke ditët e fundit ka intensifikuar telefonatat diplomatike për të mundësuar takimin e lidërve të Ukrainës dhe Rusisë. Ndërkaq, Erdogan mirëpriti ditën e…

Read More

Vetëm pak orë ka zgjatur arratia e Augert Zerës, 35-vjeçari i cili plagosi me armë zjarri komshiun e tij, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Policia njofton se ka gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit të përdorur nga i riu. Njoftimi i policisë: Vihet në pranga autori i plagosjes Augert Zera 35 vjeç. Sekuestrohet dhe arma e zjarrit. Korrespondenti i Panorama.al raporton se konflikti mes tyre ka nisur pasi 43-vjeçari Altin Sulku po punonte në shtëpinë e tij. Fqinji i tij, Augert Zera i ka shkuar në shtëpi duke i kërkuar të mos bëjë zhurmë. Pasi konfliktit verbal,…

Read More

Ditën e nesërme, në orën 18:00 është programuar një mbledhje e kryesisë së Partisë Socialiste, ku pritet të vendoset data e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare. Kjo mbledhje e kryesisë së socialistëve vjen në një kohë kur priten dhe propozimet për emrin për Presidentin e Ri. Kujtojmë se sot, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se në javën në vijim do të zhvillohet takimi me shoqërinë civile për të dëgjuar propozimet e tyre, ndërsa i bërë ftesë edhe grupeve parlamentare të opozitës që t’i bashkohen.

Read More

Komisionin Parlamentar të Edukimit këtë të martë është shoqëruar me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është përplasur me ministren e Kulturës, Elva Margariti në lidhje me debatin për trashëgiminë kulturore. Zhupa në fillim ka kërkuar drejtuesit të Komisionit Petro Koçit, që të mos i jepte fjalën Ministres Margariti, duke përplasur edhe dorën mbi tavolinë, ndërsa tha se marrëveshja për dhënien e Butrintit me koncesion 10 vjeçar është sekret. Ndër të tjera deputetja demokrate i është drejtuar Margaritit duke i thënë se kërkon ta japë Butrintin si mall, sikurse bëri me Teatrin. Ministrja…

Read More

Ashtu si ç’konfirmoi edhe vetë tranjeri Ralf Rangnick para pak ditësh, francezi Paul Pogba do të largohet nga Man.United në fund të këtij sezoni dhe kjo tashmë s’ka më dyshime. Mesa duket, mesfushori po pret vetëm fundin e këtij sezoni për të nisur një aventurë të re. Nga “Old Traford” do të largohet falas dhe si duket ai mezi po pret ditën kur do të jetë më në fund i lirë. Francezi ka filluar ti paraprijë gjërave teksa hapi i radhës ka qenë largimi nga grupi chatit në WhatsApp. Sipas mediave Angleze, Pogba i ka rrëfyer edhe shokëve të ekipit…

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në datën 19 prill 2022, ka administruar propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për emërimin e zotit Darjel Sina si anëtari më i ri në Gjykatën së Lartë, i cili është përzgjedhur për t’u emëruar përmes procedurës së përzgjedhjes për emërim në Gjykatën e Lartë, të kandidatëve nga radhët e juristëve të spikatur, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile. Presidenti i Republikës pasi u njoh me vendimmarrjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimin e përcjellë nga ky organ, së bashku me praktikën dokumentare të emërimit në Gjykatën e Lartë, nga…

Read More

Ka nisur votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD në Bulqizë, teksa tensione të shumta janë shënuar. Anëtarët e PD kanë shkulur një derë nga vendit, teksa ka pasur debate verbale. Ky proces zgjedhjesh u shty të dielën për shkak të pretendimeve për fryerje të listës së anëtarëve që do të votonin për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës.Të dielën ishin tre kandidat në garë, ish- Kryetari Defrim Fiku, Fatos Hoxha dhe Shaqir Manjani. Ndërkohë të hënën ish- kryetari Defrim Fiku u tërhoq nga gara duke lënë të garojnë për këtë post mjekun Fatos Hoxha dhe avokatin…

Read More

Teksa ndodhej për një vizitë në Korçë, ambasadori i Kinës në Shqipëri foli për marrëdhëniet me Shqipërinë, ku theksoi se mes dy vendeve ka një miqësi tradicionale prej kohësh. Ambasadori theksoi se vendi i tij nuk ka interesa gjeopolitike në Shqipëri, por janë të përqëndruar në bashkëpunimin për zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Ndërkohë, ai bëri gjithashtu komente lidhur me luftën në Ukrainë, për të cilën tha se Kina po luan një rol kyç në vendosjen e paqes mes dy vendeve. “Kjo temë është tepër e madhe për mua, asnjë njeri nuk ka dëshirë të shohë luftën aq më pak…

Read More

Sot është zgjedhur drejtori i ri i burgut të Reçit, pas prangosjes të ish-drejtorit Ervis Zikaj i cili akuzohet për vjedhje. Mësohet se i zgjedhuri i ri që do të marrë detyrën si drejtor i këtij burgu është Seit Vuçaj. Kujtojmë se Ervis Zika u arrestua për shpërdorim detyre, me urdhër të prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Zeka u arrestua nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Ai u telefonua nga SHKBB dhe ka pohuar se ishte nisur për në burg për të vijuar punën normalisht, por në Lezhë është prangosur.

Read More