Author: tirana

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj deklaroi se zhvillimet në forcën ku ai aderon janë përtej PD, pasi afektojnë jetën e shqiptarëve dhe se sjellja e Edi Ramës është tipike edhe përtej ballkanike. Madje mes të tjerash, Xhaferraj theksoi se me shpalljen “non grata” bëhet tërësisht i pamundur misioni i Partisë Demokratike për të ardhur në pushtet. “Sali Berisha po e bën këtë lojë vetëm për axhendën e vetë personale, më mirë i del llogaria të ketë 20% të demokratëve pas vetes. Ta shohim Berishën me mozaikun e ngjyrave të tij. Nuk është se nuk ka dritëhijet e veta. Të…

Read More

Ushtarët rusë vazhdojnë ende të bombardojnë qytetet ukrainase, kurse evakuimi i civilëve po bëhet gjithnjë e më i vështirë pavarësisht përpjekjeve të shumta për hapjen e korridoreve humanitare. Sipas asaj që shkruan “skynews” Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë publik raportin e saj operacional në Ukrainë, sipas të cilit, forcat ajrore ruse goditën 87 objektiva ushtarake ukrainase gjatë natës, duke vrarë rreth 500 anëtarë të forcave të armatosura. Megjithatë ditën e djeshme, inteligjenca britanike sugjeroi se rreth 15,000 trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i konfliktit. Kujtojmë që sot kemi hyrë në ditën e 62-të të luftimeve Rusi-Ukrainë.

Read More

Një shkrim nga Jacek Rostovski, “Project Syndicate” Lufta e presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës është kaq shumë brutale, pikërisht sepse ai beson se rusët dhe ukrainasit janë një popull. Për të kuptuar vendimin e tij për të pushtuar vendin fqinj, ne duhet të dëgjojmë justifikimin që jep ai vetë. Dhe duhet të dëgjojmë edhe me më shumë vëmendje kur arsyetimi që bën na duket kaq absurd. Dy nga justifikimet e Putinit janë veçanërisht të habitshme. E para, që Ukraina është një “anti-Rusi”, është dukshëm e çuditshme. E dyta, që “rusët dhe ukrainasit janë një popull”, duket e papajtueshme në…

Read More

Ditën e sotme, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka bërë me dije se janë duke u mbajtur zgjedhjet për Kryetar të PD-së në 2 degë të saj. Emrat e kandidatëve për Kryetar dhe qendrat e votimit përkatëse sipas degëve janë: PD Bulqizë:1. Fatos Jaho Hoxha2. Shaqir Mislaf ManjaniQendra e Votimit: Kinemaja e qytetit PD Himarë:1. Afrovita Dhimojani2. Alketa Kiço Simo3. Marin Panajot SuliQendra e Votimit: Zyra e PD Himarë Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit…

Read More

Mendohet se së shpejti, tifozët anglezë mund të ndjekin ekipin e tyre të zemrës në shkallët e stadiumit duke konsumuar alkool. Bazuar në një raport të “Daily Mail”, qeveria britanike ra dakord të rishikojë legjislacionin aktual, përmes një programi pilot që do të prezantohet verën e ardhshme dhe të kthejë alkoolin në pesë kategoritë e para pas 37 vjetësh. Në fakt, qeveria e Margaret Thatcher kishte bërë ndalimin përkatës në vitin 1985, ndërsa Policia ka shprehur kundërshtimet e saj për këtë vendim.

Read More

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person si dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, pasi këta 3 shtetas nuk i janë bindur urdhërit të policisë për të ndaluar. Madje, ata u janë kthyer efektivëve të policisë duke i goditur. I arrestuari është shtetasi E. L., 34 vjeç, ndërsa në kërkim u shpallën M. D., 20 vjeç dhe J. D., 22 vjeç. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”,…

Read More

Rritja e çmimeve të energjisë godet më fort familjet më të varfra të Europës dhe i detyron ato të përdorin kursimet e tyre për të përballuar kostot në rritje. Ky është alarmi i Bankës Qendrore Evropiane në buletinin e saj më të fundit ku analizohet rritja e cmimit të energjisë. “Familjet marrin nga kursimet e tyre për të zbutur ndikimin që çmimet e larta të energjisë kanë në konsum”, shpjegon BQE, teksa vlerësohet se energjia më e shtrenjtë peshon deri në gjashtë herë më shumë për familjet e varfra. “Provat empirike konfirmojnë se familjet po ulin ndjeshëm nivelin e tyre…

Read More

Këtë të martë rreth orës 09:10, në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtuese E. D. Mësohet se si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Read More

Dashi Vazhdimësi për Dashin, gjërat nuk duket të jenë në më të mirën e tyre, por java e ardhshme premton për më mirë. Lajme të mira për ata që kanë qenë të sëmurë ose që kanë pasur probleme fizike. Këtë të martë 26, ju do të nisni të ndjeheni më mirë. Demi Shenja e Demit është shumë e sprovuar, e lodhur që nga e marta paksa rraskapitëse. Pra, mes atyre që është dashur të kalojnë ca situata dhe atyre që tani po ndjejnë peshën e tensionit që kanë pasur, sidomos në familje, pothuajse të gjithë janë të zhytur në mendime.…

Read More

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga 5 persona të cilët kanë lidhje me plagosjen e Johan Muçllarit ditën e djeshme në Pogradec. Të arrestuar për moskallëzim krimi janë Fatjon Bono 21 vjeç, Kristian Kresto, Hekuran Gjona, Ledion Shkullaku dhe Rudi Shaho. Policia njofton se bazuar në provat e grumbulluara, rezulton se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me automjete dhe me veprime aktive, dyshohet se kanë ndihmuar autorët e dyshuar të ngjarjes, që të largohen nga vendngjarja. “Në vijim të punës hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, në qytetin e Pogradecit, ku shtetasit…

Read More

Mbrëmjen e sotme do të luhet sfida e parë gjysmëfinale në UEFA Champions League, ku përballë do të jenë 2 gjigandë të futbollit europian, Manchester City kundër Real Madrid. “Qytetrët” vijnë në këtë takim me probleme të shumta në skuadër. Emra si Joao Cancelo, Kyle Walker e John Stones thuhet se me shumë mundësi nuk do të jenë në dispozicion të Pep Guardiola. I pari mungon për shkak të kartonëve, kurse dy të tjerët janë të lënduar. Ndërsa nga ana tjetër, italiani Carlo Ancelotti do të duhet të bëjë llogaritë e tij pa mesfushorin brazilian, Casemiro. Ndeshja do të fillojë…

Read More

Shqipëria u rendit e 11-a në Europë në vitin 2021 për nivelin e lartë të borxhit publik, në raport me madhësinë e ekonomisë. Sipas Ministrisë së Financave borxhi publik në vitin 2021 ishte 78.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Të dhënat e tjera të Eurostat e rendisin Shqipërinë pas Greqisë, Italisë, Portugalisë, Spanjës, Francës, Belgjikës, Qipros, Malit të Zi, Austrisë dhe Kroacisë (shiko grafikun në fund). Ndërsa në rajon, Shqipëria është e dyta, pas Malit të Zi. Vendet e tjera të rajonit kanë nivele më të ulëta të borxhit, Serbia dhe Maqedonia e Veriut me nga 58% të PBB-së,…

Read More