Nga Ditmir Bushati Emmanuel Macron u rizgjodh President i Francës. Ai është presidenti i tretë në Republikën e pestë që zgjidhet për një mandat të dytë, pas François Mitterrand në vitin 1988, dhe Jacques Chirac në vitin 2002, dhe i pari që zgjidhet jashtë sistemit të “bashkëjetesës”, karakteristikë e sistemeve gjysmë-presidenciale, si Franca.Shumë e kishin parashikuar fitoren e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve përkundrejt kandidates se ekstremit të djathtë Marine Le Pen. Sidomos kur veterani i të majtës radikale Jean-Luc Mélenchon u rendit i treti, duke rrëmbyer shumicën e zemrave të të rinjve francezë, me një agjendë të…
Author: tirana
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka kundërshtuar nismën e një grupi deputetësh të opozitës, të cilët po mbledhin firmat për një peticion kundër ambasadores Yuri Kim, të cilën do ta dërgojnë në DASH. Shehi tha se kjo është një nismë e nxituar. Sipas tij deputetët duhet ta shohin me më shumë qetësi, pasi lufta nuk është me SHBA-të por me kryeministrin Edi Rama. Ai theksoi se opozita në radhë të parë duhet të shikojë gabimet e veta, dhe jo të merret me ambasadorët e akredituar në Tiranë. “Unë gjykoj se nuk është normale në një vend si Shqipëria të organizosh…
Ka përfunduar procesi zgjedhor i mbajtur nga Komisioni i Rithemelimit në degën e Devollitm, ku fitues është shpallur Elvis Hajdërlli me 60.7 % të votave. Më herët Albert Melyshi është shpallur fitues i degës së PD në Mirditë, ndërsa në Peqin është shpallur fitues Mustafa Pashja me 50.6 % të votave.
Për vitin 2021, SPAK ka qenë një ndër institucionet më të mirë paguara të administratës publike. Megjithëse nuk është plotësuar ende me stafin e plotë, si për sa i përket numrit të prokurorëve të posaçëm, ashtu dhe hetuesve të BKH, në Buxhetin e vitit të shkuar SPAK ka pasur një fond pagash prej 342 milionë lekësh, afërisht 3.4 milionë dollarësh. Në raportin e punës së sapo depozituar në Kuvend, SPAK raporton se ka mundur të përdorë vetëm 84% të fondit të pagave, 237 milionë lekë, afërsisht 2.3 milionë dollarë. Gjatë vitit 2021 kanë mbetur pa plotësuar pozicioni për 3 prokurorë,…
Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Gazmend Pula, ka dalë në mbështetje të agresionit rus në Ukrainë. Përmes një postimi në rrjetet sociale ish-ambasadori është shprehur hapur “pro”, Putinit dhe kundër Perëndimit, të cilët sipas tij e futën Ukrainën në luftë. I kontaktuar nga mediat vendase, Pula ka pohuar se ky postim është bërë nga vetë ai, mirëpo është interpretuar keq nga mediat. “Profili im është profili im, por mbështetja është interpretimi juaj”, ka thënë Pula. Pula kishte postuar një video ku shiheshin trupat ruse të udhëhequra nga kreu i Çeçenisë, Ramazan Kadyrov, duke iu gëzuar pushtimit të Mariupolit, qytetin shumë…
Përfundon proçesi i votomit dhe numërimit të votave në degën e partisë demokratike në Mirditë. Kryetari i degës është zgjedhur Albert Melyshi. Melyshi është shpallur fitues me numrin më të madh të anëtarëve demokratë që i kanë besuar votën.
Futbollisti i Milan-it, Zlatan Ibrahimovic, ka vendosur një rekord në Serie A në mbrëmjen e kaluar, ku ekipi i tij e mori një fitore të madhe në udhëtim te Lazio me rezultat 1-2. Te goli i fitores të cilin e shënoi Sando Tonali në minutat shtesë, Ibra e dhuroi asistimin, i cili u bë asistuesi më i vjetër në moshë në historinë e ligës italiane. Me moshë prej 40 vjet e gjashtë muaj e 21 ditë, Ibra theu rekordin e Francesco Totti-i, i cili kishte 40 vjet e katër muaj e 23 ditë kur dhuroi asistimin e fundit. Sulmuesi i…
Joan Muçllari, djali i biznesmenit, që mbeti i plagosur ditën e sotme në Volorekë është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një trajtim të specializuar mjekësor. Përveç plumbit në këmbë, ai është qëlluar edhe me thikë në pjesën e kokës. Ai shkoi i plagosur në spital ku kërkoi ndihmën e parë mjekësore ndërkohë që i tha policisë se ishte plagosur nga dy persona. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarje janë Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari të cilët janë shpallur në kërkim nga policia. Muçllarit iu bë atentat edhe dy vite më parë në hotelin e tij në Volorekë,…
Kjo javë pritet që të jetë me mëngjes të kthjellët dhe me temperature të larta në mesditë. Përsa i përket temperaturave, do të luhaten nga 6-25 gradë celcius. Era nuk është problematike, do të fryej e lehtë dhe shpesh herë mesatare me drejtim perëndimor. Sipas meteorologëve gjatë ditëve në vijim do t kemi një mot të kthjellët ku vranësirat do të jenë të lehta dhe kalimtare dhe pa reshje të paktën deri ditën e enjte. Kemi temperatura mjaft të larta gjatë orëve të mëngjesit, vetëm luhatje të lehta nga dita në ditë. Ndërsa në mesditë presim që e mërkura të…
Hapat që po ndjek Komisioni i Rithemelimit, i drejtuar nga Sali Berisha, për bashkimin e Partisë Demokratike, e ka thelluar më tej krizën brenda së djathtës, sipas Edvin Kullurit. Në një intervistë për “Top Talk”, politikani i Partisë Demokratike, foli për shkaqet, që sipas tij thelluan mosmarrëveshjet brenda partisë. “Në parti duheshin debate dhe përballje me kryesinë për të diskutuar rreth gjërave të cilat duhet të realizoheshin”, shprehet ai. Pas disfatës në zgjedhjet e pjesshme parlamentare të 6 marsit dhe dorëheqjes së kërkuar të Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë, deputetët duhet të bashkoheshin dhe të diskutonin për zgjidhjen e…
Tre anije luftarake të NATO-s kanë mbërritur ditën e sotme në portin jugperëndimor finlandez të Turkut. Bëhet me dije se qëllimi i tyre është për t’u stërvitur me marinën finlandeze. Nga ana tjetër sipas raportimeve dhe sinjaleve për mediat Finlanda po konsideron mundësinë e bashkimit me aleancën e udhëhequr nga SHBA, mes tensioneve të shtuara me Rusinë për Ukrainën. Lajmi është konfirmuar nga media prestigjoze Reuters. Stërvitja dy-ditore, e caktuar për të filluar më 28 prill, dhe do të përgatisë anijet finlandeze për të marrë pjesë në forcat e reagimit të NATO-s në vitin 2022. Stërvitja do të fokusohet në…
Nëse ëndrrat tuaja janë zakonisht një spektakël me ngjyra të plota, një kalim i papritur në bardh e zi mund të sinjalizojë një aktivitet të pazakontë emocional në prapaskenë. Mund të ketë disa shpjegime për shfaqjen e papritur të ëndrrave tuaja bardh e zi, por së pari përjashtoni ndikimet e dukshme si p.sh. maratonën televizive të filmave të vjetër.Nëse nuk keni parë përsëritje të “Birds” dhe “Psycho”, ndoshta problemi është diçka në psikikën tuaj. Mungesa e emocioneve Skemat e buta të ngjyrave mund të tregojnë një “mungesë të pjesëmarrjes emocionale në gjumë”. Kjo mund të nënkuptojë se ju ndiheni të…