Dy vende të tjera do hapin kufinjtë për Shqipërinë duke hequr çdo lloj kufizimi. Bëhet e ditur se duke nisur nga data 2 maj, Greqia dhe Zvicra kanë njoftuar heqjen e çdo kufizimi të Covid-19. Kështu shqiptarët nuk do të kenë nevojë për certifikatën e vaksinimit apo testet. Autoritetet greke kanë bërë me dije se asnjë udhëtari nuk do t’i kërkohen kushtet e mëparshme të Covid-19 të aplikuara më parë. Jo të vaksinuarve do u lejohet kalimi lirisht. Po ashtu edhe Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Migracionin ka bërë se për të gjithë udhëtarët do hiqen të gjitha masat kufizuese…
Author: tirana
Ndërpritet procesi i votimit për kreun e PD-së në Malësi të Madhe. Burime bëjnë me dije se është thyer kutia e votimit për kryetarin e Partisë Demokratike. Kandidatët pretendojnë për fryrje të listave dhe votim masiv pa qenë anëtarë të Partisë Demokratike. Gjithashtu janë hedhur akuza për votim edhe nga pjesëtarë të administratës së Bashkisë Malësi e Madhe.
Një ngjarje e rëndë ka nodhur pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Beratit. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një person është hedhur ne lumë nga ura në qytetit, duke gjetur vdekjen. Mësohet se trupi i viktimës u nxorr pa shenja jete në breg nga ekipi i MZSH. Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe arsyet e ngjarjes së rëndë. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Kolesteroli është një lloj yndyre, e domosdoshme për funksionimin e trupit që prodhohet nga dy të tretat e mëlçisë dhe nga ushqyerja. Por prodhimi i tij në masë më të madhe në organizëm shkakton probleme të ndryshme shëndetësore. Mjeku popullor Ylli Merja ndan këshillat që i nevojiten çdo personi që vuan nga kolesteroli i lartë, se si ta kurojnë përmes bimëve medicinale. Ndërsa shpjegoj që në organizëm kemi dy lloje kolesteroli që në gjuhën popullore i cilësojmë si të mirë dhe te keq. “Grimca yndyrore të cilat kryejnë disa funksione në organizëm. Së pari merr pjesë në ndërtimin e strukturës…
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë një ndër çiftet më të dashur për publikun. Ata janë shpesh në qendër të mediave rozë, ku diskutohen shumë si për dasmë, ashtu dhe për planet për fëmijë. Së fundmi, Armina ka realizuar një “intervistë” me fansat në rrjetet sociale dhe padyshim pyetjet për jetën private nuk munguan. Një ndjekës e pyeti blogeren se kur mendon se është mosha ideale për t’u bërë prind. “Nuk ka një moshë! Ajo ndihet përbrenda, kur ju të jeni gati dhe kur të ndiheni të plotësuar nga ana shpirtërore”, u përgjigj Mevlani.
Hepatiti misterioz që prek fëmijët ka shtrirë prezencën e tij në 12 shtete. Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi zyrtarisht se një duzinë shtetesh kanë raportuar praninë e hepatit akut të panjohur tek fëmijët. OBSH bëri të ditur se janë raportuar të paktën 169 raste të hepatitit akut tek fëmijët, 114 prej të cilëve në Britani. Raste janë raportuar gjithashtu në Shtetet e Bashkuara, Spanjë, Izrael, Danimarkë dhe vende të tjera. Gjithashtu Organizatës Botërore të Shëndetësisë pranoi se deri tani është regjistruar të paktën një viktimë si pasojë e këtij hepatit, por nuk dha detaje për rastin apo vendin nga i…
Fierdeus Berberi dhe Greis Maxhari, kanë plagosur me armë Joan Muçllarin pranë hotel “Kalasë” në Pogradec.Firdeus Berberi është djali i Ilir Berberit, i cili dy vite më parë qëlloi ndaj hotel “Volorekës” në tentativë për të vrarë babain e të plagosurit të ditës së sotme, Joanit, Jetmir Muçllarin.Atentati ndaj Muçllarit në vitin 2020 erdhi pasi ai nuk i kishte paguar “gjobën” Berberit i cili njihej si një nga të fortët e qytetit.Ilir Berberi një nga të arrestuarit nga RENEA në vitin 2020, pasi kishte qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të hotel “Voloreka” në kulmin e sezonit turistik, njihet si…
Një avion është rrëzuar ditën e sotme në Turqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Bursës, ku si pasojë kanë humbur jetën dy pilotë. Agjencia zyrtare e lajmeve turke Anadolu bën me dije se për fat të mirë nuk janë shënuar viktima në terren, në vendin ku aeroplani u rrëzua. Mësohet se kanë pësuar dëme dy shtëpi dhe dy automjete, si pasojë e rrëzimit të avionit. Sipas rrjetit televiziv NTV avioni u rrëzua pranë aeroportit Gunouseli, pak pas ngritjes. Në vendngjarje kanë shkuar makina zjarrfikëse dhe ambulanca , raportojnë rrjetet televizive turke.
Policia rrugore e Tiranës ka nisur monitorimin e rrugëve interubrane që lidhen me Tiranën, si dhe rrugëve në brendësi të kryeqytetit, me anë të shërbimeve të lëvizshme, duke përdorur radarë, kamera, alkool-testues, dronë dhe mjete të tjera pauniformuara. Njoftohet se prej mëngjesit të sotëm e deri në këto momente janë 17 leje drejtimi të pezulluara, nga këto 9 për shpejtësi për tejkalim mbi 50 km/h më shumë se sa lejon tabela dhe 8 për shpejtësi për tejkalim mbi 30 km/h më shumë se sa lejon tabela. Gjithashtu janë vendosur 38 masa administrative të caktuara për tejkalim të normave të shpejtësisë,…
Kur kanë mbetur edhe 30 ditë nga finalja historike e UEFA Conference League, që do të luhet në stadiumin “Air Albania” të Tiranës më 25 maj, vijojnë përgatitjet intensive për organizimin sa më të mirë të këtij eventi nga UEFA dhe Federata Shqiptare e Futbollit. Grupet e punës janë çdo ditë në terren duke përgatitur çdo detaj për mirëpritjen e kësaj ngjarjeje historike për Shqipërinë në mënyrë që organizimin i finales të jetë perfekt. Duke parë edhe interesimin e madh të tifozëve për të ndjekur “live” në stadium këtë ndeshje, Federata Shqiptare e Futbollit edhe një herë bën me dije…
Pako e dyshimtë e konstatuar pasditen e sotme në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë ka rezultuar një sasi eksplozivi. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë konstatuar sasinë e lëndës plasëse të lidhur me sistem detonatori (tel). Policia ka bërë izolimin e zonës duke ngritur një perimetër sigurie ndërsa ka bllokuar hyrje daljet në zonën e plazhit të vjetër. Blutë po bëjnë edhe sekuestrimin e kamerave të sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e automjetit nga ku ka rënë lënda plasëse që ka alarmuar banorët e zonës.
Një person ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Pogradec në afërsi të Hotel Kalaja. Iplagosuri ka shkuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ai ka deklaruar se është plagosur nga dy persona, por rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Policia ka bërë të mundur identifikimin e dy autorëve të dyshuar ndërkohë që gjendja e të plagosurit nuk dihet ende.