Izraelitët po blejnë telefona të modelit të vjetër “Nokia”, kjo pasi kanë frikë se mos përgjohen. Kompania izraelite e specializuar në prodhimin e telefonave celularë Nokia ka deklaruar se ka pasur një rritje prej 200 për qind në shitjet e telefonave të modelit të vjetër gjatë javës së fundit, pasi izraelitët nuk duan t’i përgjohen celularët me softuer të sofistikuar. Ky mobilizim erdhi pasi ata u njoftuan se policia po vëzhgonte një numër të madh qytetarësh. Telefonat celularë të thjeshtë ose ata që nuk bëjnë pjesë në atë që quhet telefona inteligjentë, kanë qasje të kufizuar në internet dhe aplikacionet…
Author: tirana
Një pako e dyshimtë është gjetur në mes të rrugës në lagjen ” 1 Maji”, në zonën e plazhit të vjetër. Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një sasi eksplozivi, që dyshohet se ka rënë nga një makinë në lëvizje e sipër. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia, të cilët kanë rrethuar zonën dhe po presion forcat xheniere për të kontrolluar pakon. Policia njofton: Më datë 25.04.2022, rreth orës 14:40, në lagjen ” 1 Maji”, Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër është konstatuar një pako e vogël, e zezë, e mbështjell me plasmas me ngjyrë të…
Një nga Dj më të njohur në Tiranë por dhe në Shqipër, Dj Aldo është bërë baba për herë të parë. Ka qënë vetë partnerja e tij, Xhesika Trola ajo që ka ndarë lajmin e gëzueshëm me publikun nëpërmjet një fotoje të vogëlushit të porsalindur të publikuar në rrjetet sociale. Gjithashtu, ajo ka treguar edhe emrin që kanë vendosur për djalin e tyre. “Dante, pritja më e ëmbël e jetës time! Faleminderit Zot”, shkroi Xhesika.
Fation Hoxhaka folur sërish për mediat duke rrëfyer edhe njëherë detajet e krimit të rëndë të ndodhur disa ditë më parë, ku babai i tij, Xhevahir Hoxha i masakroi me sfurkë bashkëjetuesin e tij, Merushe Hoxhën. Fationi tregoi se kur u kthye në shtëpi e gjeti 30-vjeçaren me shenja jete, por Merushja nuk arriti të mbijetojë. I riu zbuloi se Merushja ka tentuar të mbrohet kur është sulmuar nga babai i tij, por nuk ia ka dalë. Fationi Hoxha rrëfeu se Xhevahiri e ka goditur 30-vjeçaren në dhomën e gjumit me më pas e ka tërhequr dhe e ka lënë…
Richard Grenell, këshilltari i i njohur ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka bërë kritika të forta ndaj administratës së presidentit aktual Joe Biden, përsa i takon qëndrimeve që ky i fundit ka mbajtur ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës. Grenell shprehet përmes një statusi në “Twitter” se administrata “Biden” ka shpallur non grata ish-kryeministrin Berisha në Shqipëri, por nga ana tjetër nuk i ka vendosur asnjë sanksion të dashurës së Vladimir Putinit. ‘Administrata e Joe Biden ka vendosur sanksione mbi liderin e partisë konservatore në Shqipëri, por jo mbi dashnoren e Putinit. Media amerikane është e…
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të zhvillojë një tur në rajonin e Ballkanit, ku pjesë e ndalesave të tij do të jetë edhe vendi ynë. Mësohet se ai do të vizitojë Shqipërinë më datë 28 prill. Varhelyi do t’i nisë takimet e tij më 25 prill dhe do t’i përfundojë ato më datë 28, si duket në Tiranë. Përveç Tiranës, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin do vizitojë Zagrebin, Shkupin dhe Sofjen, ku edhe do flitet lidhur me samitin BE-Ballkan në Sofje. Më 25 shkurt Varhelyi njoftoi zbatimin e paketës së parë të Planit Ekonomik për…
Giannis Skaftouros, i njohur si bosi i jetës së natës në Athinë, u ekzekutua mesditën e sotme me breshëri kallashnikovi pranë banesës së tij në Skourta të Athinës. Sipas mediave greke, nga ky atentat mbeti e plagosur edhe vajza e tij. Teksa ndodhej në lëndinën e shtëpisë së tij nën shoqërinë e të afërmve duke festuar pas Pashkëve, persona ende të paidentifikuar u afruan dhe qëlluan me breshëri automatiku në drejtim të 55-vjeçarit, i cili vdiq në vend. Ndërkaq, vajza e tij 22-vjeçare mori një plumb dhe u dërgua e plagosur në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë…
MC Kresha është një ndërreperët më të dashur e më të adhuruar në skenën muzkore shqiptare. Ai është shumë i talentuar në hip hop dhe tekstet e tij dëgjohen e këndohen kudo ku ka shqiptarë, megjithatë, krahas muzikës reperi është edhe një besimtar i devotshëm i fesë muslimane. Kështu, në një video të publikuar në rrjet shihet teksa MC Kresha ndodhet në një xhami në Mitrovicë ku thërret ezanin. Mësohet se pamjet i përkasin mbrëmjes së djeshme. Në video, reperi shihet mes dhjetëra besimtarëve të tjerë të cilët ndodhen në ambientet e xhamisë. Kresha ka treguar gjithmonë se është një…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën e bërë nga Partia Demokratike për ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen “Becchetti”. Sot është zbardhur dhe vendimi i arsyetuar i Kushtetueses. Opozita ka kërkuar me ngulm ngritjen e një komisioni për të hetuar për çështjen Becchetti, sipërmarrësit italian i cili fitoi gjyqin kundër shtetit shqiptar për vendimin e mbylljes së biznesit të tij në vendin tonë, duke përfituar edhe një shpërblim prej mbi 100 milionë eurosh. Vendimi i plotë: Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Vitore Tusha, Kryetare,Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Altin Binaj, Përparim Kalo, Sonila Bejtja, Fiona Papajorgji,…
UEFA dhe Federata Shqiptare e Futbollit vijojnë përgatitjet e tyre intensive me qëllim organizimin me sukses të finales së UEFA Conference League, e cila do të luhet në datë 25 maj në stadiumin kombëtar “Air Albaia”, në Tiranë. Të gjitha grupet e punës që janë ngarkuar për t’u kujdesur për organizimin e kësaj ngjarjeje madhore të futbollit europian dhe historike për Shqipërinë janë çdo ditë në terren duke vijuar plotësimin e detyrave të tyre.. Ndërkohë, është vënë re një interesim i madh i tifozëve për të ndjekur “live” në stadium këtë ndeshje. Për këtë arsye, Federata Shqiptare e Futbollit edhe…
Mëngjesin e kësaj të hëne, trupat ruse bombarduan plot pesë stacione treni në të njëjtën orë, duke shkaktuar dëme të mëdha. Si ç’shihet në disa foto të publikuara në mediat e huaja, raketat ruse kanë shkatërruar thuajse gjithçka dhe në vendngjarje mbizotërojnë flakët dhe tymi. Këto imazhe tregojnë pamje nga Krasne, pranë Odesës në Ukrainën jugore, ku një zjarr shpërtheu pasi një predhë ruse goditi stacionin. Ndër të tjera dallohet se një tym i madh i zi ka shpërthyer nga vendi i sulmit. Ende nuk ka informacion lidhur me viktimat, por shërbimet e urgjencës qëndrojnë në një grup aty pranë.…
Para 6 vjetësh, Adelina dhe Zanfina Ismajli humbën nënën e tyre. Megjithatë, përmes postimeve në rrjetet sociale, 2 motrat e kanë përkujtuar sot të ëmën e tyre duke i kushtuar dedikime prekëse dhe me fjalë të ndjera. “6 vite pa ty mami. Asgjë nuk është e njëjtë pa ty, na mungon çdo ditë e më shumë,” shkroi Adelina. Ndërsa Zanfina shkruan në postimin e saj: “Gjashtë vite pa ty, gjashtë jetë, gjashtë shekuj, me mall që nuk shuhet. Nuk mjaftojnë kujtimet, nuk mjaftojnë fotografitë, nuk mjafton të mendoj e të paramendoj tërë kohën qysh ka qenë kur je kan këtu.…