Futbollisti i kombëtares shqiptare, Keidi Bare ka marrë një dëmtim serioz në ndeshjen e fundit të Espanyol dhe tashmë atij do t’i duhet të bëjë një ndalesë të gjatë. Mësohet se mesfushori pritet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për tetë javë, si pasojë e problemeve në gju. Për fat të mirë, Bare e ka shmangur operacionin, por sërish i duhet kohë për t’u rikuperuar plotësisht. Ndërkohë, për shkak të këtij dëmtimi, fieraku do të humbasë me shumë mundësi edhe ndeshjet që Shqipëria do të luajë në Nations League në muajin qershor.
Author: tirana
Krimi në familje në fshatin Vidhisht në Roskovec tronditi opinionin publik, ku vjehrri vrau nusen e djalit dhe më pas u vetëvra. Vjehrra e Merushes ka dhënë në intervistë për emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ . Ajo ka treguar detaje rrëqethëse dhe të rënda të historisë së saj, ndërsa ka treguar se Xhavari, bashkëshorti i saj ka qenë një njeri i dhunshëm dhe se e ka dhunuar. Po ashtu ajo ka treguar se me njërën nga vajzat nuk fliste prej 12 vitesh , pasi ishte larguar nga shtëpia për shkak se donte një djalë dhe i ati nuk e pranonte.…
Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vaut të Dejës, pasi akuzohet se i ka vjedhur një shumë lekësh një shtetasi nën kërcënimin e armës. Arrestrimi i këtij shtetasi u bë në sajë të finalizimit me sukses të operacionit policor të koduar “Pecaj”, i kryer nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Policia njofton: Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve të shtuara për identifikimin dhe ndëshkimin e personave që lëvizin me armë zjarri, si dhe në bazë të informacioneve…
Mendimet e tyre janë vazhdimisht të lidhura me punën, veçanërisht nëse bëjnë atë që duan, kështu që nuk gjejnë kohë për asgjë tjetër, madje as për dashurinë. Dashi Jetojnë për konkurrencë dhe promovim në vendin e punës. Për ta suksesi në punë do të thotë gjithçka. Shumica e Dashëve nuk do të ndalojnë së punuari derisa të arrijnë kulmin e karrierës së tyre, edhe nëse kjo do të thotë të lënë gjithçka pas. Epo, nëse jeni të dashuruar me Dashin, duhet të jeni të vetëdijshëm për temperamentin e tyre të keq dhe agresivitetin, por mos e merrni personalisht, sepse këto…
Forcat e Armatosura të Ukrainës, kanë publikuar të dhënat më të fundit sa i përket humbjeve që ia kanë shkaktuar armikut si në njerëz ashtu dhe në pajisje ushtarake. Ukraina beson se që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, 21.900 ushtarë rusë janë vrarë.Është një shifër tejet më e lartë sesa që ajo e proklamon Moska zyrtare, që me çdo kusht po tenton t’i fshehë të dhënat e sakta të ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë. Megjithatë është e rëndësishme të theksohet se Rusia vetëm një herë kishte folur për numrin e ushtarëve të vrarë – dhe atë në…
Policia ka mundur të arrestojë shoferin e autobusit të linjës së Shkozës, pasi një ditë më parë ai u përshi në një aksident fatal, ku për pasojë përplasi një motorr duke lënë të vdekur drejtuesin e tij. Policia njofton: “H. T., 69 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, duke drejtuar mjetin është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. F., 63 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital.”
Teksa mori pjesë në hapjen e konferencës kulturore ndërkombëtare ditën e sotme, kryeministri i vendit, Edi Rama komentoi edhe çështjen e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar. Kreu i qeverisë tha se projekti është i njëjti si çka qënë në fillim, por vënia në zbatim e tij po vonon për shkak të rritjes së çmimeve. Megjithatë, Rama garantoi se ai do të ndërtohet ashtu siç është premtuar. “Nuk ka ndryshim në projektin e teatrit. Ka vështirësi në kalimin e projektit nga letra në zbatim për shkak të rritjes së ccmimeve. Do të ndërtohet ashtu sicc jemi zotuar.”, tha Rama.
Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore e Tiranës. Burimet policore bëjnë me dije se ditët e fundit, vëmendja është përqëndruar kryesisht në ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që tentojnë të korruptojnë punonjësit e policisë me qëllim shmangien e masave. Gjithashtu, policia ka ndëshkuar drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, ata që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, që nuk vendosin rripin e sigurimit apo që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara. Së fundmi, Policia ka bërë edhe bilancin e saj, ku njofton se 38 persona janë arrestuar, janë pezulluar 176 patenta,…
Policia thotë se trendi më i ri i vjedhjeve lidhet me heqjen e një pajisjeje në ashensorë që i bën ata të padisponueshëm. Sipas denoncimeve të mbledhura nga administratorë të shumtë në të gjitha komisariatet në kryeqytet, hajdutët po heqin pajisjen që quhet truri elektrik i një ashensori. Njëri nga administratorët me inicialet E. A., i cili ka denoncuar pranë policisë shprehet se e vërejti problemin mbasi iu komunikua se njëri nga ashensorët nuk merrte fare komandë. “Më thanë që nuk hapen dyert, shkova në katin zero dhe e provova çipin, nuk u hap. Shkova në katin -2 dhe veprova…
Ministria ruse e mbrojtjes tha se trupat e saj do të ndalonin armiqësitë për të lejuar civilët të largoheshin nga uzina e çelikut Azovstal në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupol. Trupat ruse “nga ora 14:00 me orën e Moskës (1100 GMT) më 25 prill 2022, do të ndalojnë në mënyrë të njëanshme çdo armiqësi, do të tërheqin njësitë në një distancë të sigurt dhe do të sigurojnë tërheqjen” e civilëve, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë. Javën e kaluar, Rusia tha se civilët dhe luftëtarët ukrainas mund të largoheshin nga uzina e Azovstal me kushtin që forcat ukrainase të “ngrenë…
SPAK i ka dhënë një tjetër goditje Alqi Bllakos, teksa mësohet se përveç procedimit penal ndaj tij, Prokuroria e Posaçme ka nisur edhe një hetim pasuror ndaj ish-deputetit socialist, ku do të kryehn një sërë verifikimesh sa i takon pasurisë së tij. Krahas sekuestrimit të apartamentit në pronësi të babait të tij, SPAK ka vënë në shënjestër edhe llogaritë e tij bankare. Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen veprime hetimore, ku sipas burimeve, institucioni i akuzës ka kërkuar informacion në bankat e nivelit të dytë për të verifikuar llogaritë bankare që mund të ketë…
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përshëndetur sot rizgjedhjen e Emmanuel Macron, President i Francës. “Rizgjedhja e Emmanuel Macron President i Republikës Franceze, me një shumicë të qartë e bindëse votash, është një fitore e Francës, e Evropës dhe e te gjitha vendeve që aspirojnë integrimin evropian dhe evro-atlantik. Është një triumf i shpresave për progres e bashkëjetesë midis kombeve, racave, komuniteteve, besimeve fetare e qytetërimeve. Është fitore e të ardhmes, dëshirës dhe kontributit për paqe, kundër luftës, konflikteve, dhunës e ndarjeve.”, nënvizon Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.