Author: tirana

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Londër, ku katër persona janë gjetur të vrarë me thikë brenda një shtëpie, ndërsa policia ka vënë në pranga një burrë i cili dyshohet se ka kryer krimin. Si ç’shkruan britanikja “Daily Mail”, Detektivët e Scotland Yard u thirrën rreth orës 1:40 të mëngjesit të sotëm për të raportuar për një trazirë në një pronë në Bermondsey, Londra Juglindore. Oficerët mbërritën në Delaford Road dhe detyruan të hynin brenda, ku gjetën katër persona tre gra dhe një burrë me lëndime të dukshme me thikë. Pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të urgjencës, të katër personat u shpallën të…

Read More

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Repsi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua një shtetas si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tj të cilët transportonin lëndë narkotike me automjet. Gjithashtu, uniformat blu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 kg kanabis sativa, 1 automjet, 2 aparate celulare. Njoftimi i policisë: Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotikëve, pas një hetimi disajavor të ndjekur nga specialistët e Seksionit për Hetimin…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se ai dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin kaluan rreth tre orë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ekipin e tij të lartë në kryeqytetin Kiev. “Ky ishte i gjithë fokusi i vizitës sonë. Ne donim të fokusoheshim në punën që duhej bërë për të parë planin e lojës që kemi, se si po ecim përpara në të gjitha këto linja të ndryshme përpjekjesh,” tha Blinken. I pyetur nga një gazetar se çfarë kishin parë gjatë rrugës për në kryeqytet, Blinken tha se kishin marrë një tren nga Polonia jugperëndimore për në Kiev.…

Read More

Për shkak të një qeni, Ibrahim Duda plagosi me thikë të dy vëllezërit adoleshentë, përkatësisht të moshës 16 dhe 18 vjeç. Nga sa mësohet, dy adoleshentët dyshohen se i kanë shtypur me makinë qenin 43-vjeçarit dhe kjo ka bërë që ai t’i sulmojë ata me thikë. Menjëherë pasi ndodhi ngjarja, autori u arratis ndërrsa uniformat blu u vu në ndjekje të tij. Burime bëjnë me dije se Ibrahim Duda njihet si përdorues i drogave të forta, dhe gjithashtu është person me precedentë të mëparshëm penal, pasi në të kaluarën është dënuar për tentativë vrasje dhe për vjedhje e kundërshtim të forcave…

Read More

Pavarësisht luftës në Ukrainë, disa norma diplomatike mbeten. Reuters raporton se presidenti rus Vladimir Putin i ka dërguar homologut të tij francez Emmanuel Macron një mesazh urimi pasi Macron fitoi rizgjedhjen në presidencën franceze dje. Macron u bë lideri i parë francez që fitoi rizgjedhjen për 20 vjet, duke shënuar 58.54% ndaj Le Pen 41.46%. Nga ana tjeter Le Pen gjate fushates është kritikuar për mbështeje ndaj Putin.

Read More

Pesë stacione treni në Ukrainë janë bombarduar nga rusët. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Hekurudhave të Ukrainës i cili ka deklaruar se pesë stacionet e trenit në Ukrainën qendrore dhe perëndimore janë bombarduar mëngjesin e sotëm. Alexander Kamyshin tha se nga sulmet ka edhe viktima, por deri më tani nuk dihet numri i saktë i tyre. Ai shtoi se të gjitha sulmet ndodhën brenda një ore, duke bërë që 16 trena pasagjerësh janë vonuar. “Pesë stacione hekurudhore u bombarduan gjatë një ore sot në mëngjes. Mbi 16 trena u vonuan. Raportohen edhe për viktima, detaje më vonë.…

Read More

Prokuroria e Tiranës kërkon masën e ‘arrestit me burg’ për Qerim Krasniqin i cili dyshohet për veprën penale të mashtrimit. Vitin e kaluar ai është njohur me Marjana C., pronare e një hoteli të vogël ku kishte qëndruar si klient. Me atë ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë dhe i ka kërkuar para. Gruaja i ka dhënë fillimisht 50 mijë euro, pastaj 20 , derisa sipas saj në total janë bërë 135 mijë euro. Marjana thotë se paratë i ka pasur në bankë pasi kishte shitur një shtëpi. Ajo i ka kërkuar paratë, por ai nxirrte justifikime nga më të…

Read More

Alban Rexhepi, ish-futbollisti i Laçit në Superiore dhe Burrelit në Kategorinë e Parë, ka pësuar një atak kardiak në zemër gjatë ndeshjes së Vllaznisë së Pozheranit dhe Flamurtarit të Prishtinës. Sulmuesi anësor ka marrë menjëherë ndihmën e parë nga mjekët në fushë dhe në QKUK është konfirmuare se ai kishte një atak në zemër. Rexhepi ka bërë edhe një ndërhyrje menjëherë, ndërkohë që ka marrë mesazhe të shumta nga klubet ku ka luajtur. Në spital futbollistin 26-vjeccar e ka vizituar edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili është shprehur i gatshëm ta ndihmojë futbollistin për…

Read More

Një familje shqiptare ka një pasuri mesatare në vlerën e 8.5 milionë lekëve. Një vrojtim për pasurinë e familjeve shqiptare, nga specialistet e Bankës së Shqipërisë Elona Dushku dhe Ola Çami tenton të japë një ide mbi bilancet e familjeve shqiptare. Vrojtimi i pasurisë është bërë duke e ndarë atë në dy grupe kryesore: aktivet reale, ku përfshihen pasuritë e paluajtshme, bizneset, automjetet, sendet e çmuara, etj dhe aktivet financiare, ku përfshihen llogari rrjedhëse, depozita, bono thesari dhe obligacione, fonde pensioni, si dhe para të dhëna borxh. Vlera mesatare e aktiveve për familje rezulton rreth 8.5 milionë lekë, por mediana…

Read More

Ukraina i kërkoi Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) një listë të pajisjeve, që janë të nevojshme për funksionimin e sigurt të objekteve të saj bërthamore, gjatë luftës. Sipas njoftimit të postuar në ueb-faqen e ANEB-it, lista përmend në mënyrë specifike instrumente matëse të rrezatimit, materiale mbrojtëse, sisteme të energjisë elektrike dhe gjeneratorë me naftë. ANEB ka dërguar pajisje në Ukrainë muajin e kaluar, thuhet në njoftim, ndërsa pjesa tjetër pritet të dorëzohet kur drejtori i përgjithshëm i agjencisë të vizitojë termocentralin bërthamor të Çernobilit, këtë javë. Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Forcat e saj kanë…

Read More

Si sot një vit më parë, 25 prill 2021, u zhvilluan zgjedhjet, ku Partia Socialiste me në krye kryeministrin Edi Rama siguruan mandatin e tretë të qeverisjes. E pikërisht me këtë e ka nisur ditën edhe kryeministri Rama. Ai ka publikuar një foto nga selia rozë të bërë një vit më parë nga momenti kur u shpall se ka fituar mandatin e tretë, teksa u uron kështu një javë të mbarë qytetarëve shqiptarë. “MIRËMËNGJES dhe me këtë foto të fiks një viti më parë, kur na u besua mandati i tretë, ju uroj një javë të mbarë” shkruan Rama në postimin…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Sarandë, ku një 43 vjeçar ka plagosur me thikë dy vëllezër minorenë. Ndërkohë dyshohet se autori i plagosjes së dyfishtë është 43-vjeçari Ibrahim Duda, i cili është person me precendent penal. Policia ka shpallur në kërkim autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. Njoftimi i policisë: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, ku shtetasi D. G., 16 vjeç, ishte paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, pasi dyshohet se për motive të dobta, është goditur me mjet prerës, ju bëjmë me dije se: Në…

Read More